Qendra Kombëtare për Internet të Sigurt në Shqipëri

Qendra Kombëtare për Internet të Sigurt në Shqipëri Platforma Isigurt.al synon të nxisë raportimin e faqeve të paligjshme dhe përmbajtjet e padëshiruara.

iSIGURT.al është një shërbim raportimi, ndërgjegjësimi dhe informimi, në ndihmë të kujto që përballet me incidente serioze në hapësirën dixhitale, veçanërisht fëmijëve, adoleshentëve, grave të reja dhe personave që ju përkasin grupeve të rrezikuara. Misioni i Platformës Kombëtare për Internetin e Sigurtë për Fëmijët në Shqipëri është të fuqizojë fëmijët, prindërit, mësuesit dhe të gjithë qytetarët që të përdorin internetin dhe mënyrat e tjera të komunikimit teknologjik pozitivisht, të sigurtë dhe në mënyrë efektive. Kjo platformë ka në qëndër të vëmëndjes së saj përgjegjësinë e përbashkët për mbrotjen e të drejtave dhe nevojave të fëmijëve online nga institucionet publike, organizatat e shoqërisë civile, mësuesit, prindërit, media dhe nga industria e internetit.

12/09/2026

📚 Të hënën nis shkolla – ndaj siguria e fëmijëve duhet të vazhdojë edhe online!

Me fillimin e vitit të ri shkollor, iSIGURT.al – Qendra Kombëtare për Internet të Sigurt në Shqipëri, sjell tre udhëzues të rinj për prindërit, kujdestarët dhe edukatorët, e mbi të gjitha fëmijët, për t'i përgatitur për sfidat e sotme të fëmijëve në botën digjitale.

🏫 Një vit i ri shkollor nuk do të thotë vetëm libra, klasa dhe mësime të reja. Fëmijët mësojnë, komunikojnë, krijojnë dhe ndërtojnë marrëdhënie edhe online. Prandaj, siguria digjitale, përfshirja dhe edukimi për përdorimin e teknologjisë duhet të jenë pjesë e shkollës që nga dita e parë.

💙 Le ta fillojmë këtë vit shkollor me më shumë dije, më shumë mbrojtje dhe më shumë fuqizim për çdo fëmijë! Vizito www.isigurt.al dhe merr udhëzuesit që të duhen.

Të sigurt në shkollë. Të sigurt online. 🌐🎒

Lagjja mund t’i ketë kamerat gjithmonë ndezur, por dashuria e tjetrit nuk është lajm për t’u komentuar. 👀🌈Më pak paragjy...
08/09/2026

Lagjja mund t’i ketë kamerat gjithmonë ndezur, por dashuria e tjetrit nuk është lajm për t’u komentuar. 👀🌈

Më pak paragjykim, më shumë dashuri.�Respekto! Mësohu!

02/09/2026
A do ta dërgonit këtë? ✔️ / ✖️ Është formuluar me kujdes: "Kam dëgjuar", "nuk jam i sigurt nëse është e vërtetë". Pikëri...
02/09/2026

A do ta dërgonit këtë? ✔️ / ✖️

Është formuluar me kujdes: "Kam dëgjuar", "nuk jam i sigurt nëse është e vërtetë". Pikërisht kjo pasiguri e bën të duket e sigurt për t'u përcjellë më tej. Por thashethemet ndryshojnë formë ndërsa përhapen. Kur informacioni arrin te personi i pestë, pjesa "nuk jam i sigurt nëse është e vërtetë" shpesh zhduket plotësisht dhe ajo që mbetet përsëritet si fakt.
https://better-internet-for-kids.europa.eu/en/campaigns/notonourfeed

Lufta kundër bullizmit kibernetik është një prioritet kryesor për Komisionin Europian. Ndaj edhe Shqipëria që sot po bëh...
29/08/2026

Lufta kundër bullizmit kibernetik është një prioritet kryesor për Komisionin Europian. Ndaj edhe Shqipëria që sot po bëhet pjesë e fushatës

Dëshironi të dini se çfarë po bëhet për të trajtuar bullizmin kibernetik? Lexoni planin e veprimit për të zbuluar se si BE-ja po punon për t'i bërë hapësirat online më të sigurta dhe më pozitive për të gjithë. 🌐💙
https://digital-strategy.ec.europa.eu/en/policies/cyberbullying

Vizitoni faqen e www.iSIGURT.al dhe aty do të gjeni plot informacion për Shqipërinë dhe çfarë po bëjmë ne së bashku me partnerët tanë për mbrojtjen e fëmijëve nga bullizmi kibernetik.

Lufta kundër bullizmit kibernetik është një prioritet kryesor për Komisionin Europian. Ndaj edhe Shqipëria që sot po bëh...
29/08/2026

Lufta kundër bullizmit kibernetik është një prioritet kryesor për Komisionin Europian. Ndaj edhe Shqipëria që sot po bëhet pjesë e fushatës

Dëshironi të dini se çfarë po bëhet për të trajtuar bullizmin kibernetik? Lexoni planin e veprimit për të zbuluar se si BE-ja po punon për t'i bërë hapësirat online më të sigurta dhe më pozitive për të gjithë. 🌐💙

Vizitoni faqen iSIGURT dhe aty do të gjeni plot informacion për Shqipërinë dhe çfarë po bëjmë ne së bashku me partnerët tanë për mbrojtjen e fëmijëve nga bullizmi kibernetik.

26/08/2026

Të rinjtë kalojnë gjithnjë e më shumë kohë në internet dhe mund të përballen me bullizëm online, mashtrime, profile të rreme, shantazh, presion, sfida të rrezikshme apo informacione të pavërteta.

Jo çdo përgjigje që merr online është e duhura. Prandaj:

📱 Nëse diçka të shqetëson…
📱 Nëse dikush të kërcënon…
📱 Nëse ndjen presion të bësh diçka që nuk do…
📱 Nëse ke nevojë për një përgjigje…
📱 Ose thjesht nuk di çfarë të bësh…

Mos e përballo vetëm. 💙

Përmes fushatës “TI NUK JE VETËM”, të mbështetur nga netSMARTkids2, Bashkimi Europian dhe CRCA Shqipëri, po ndajmë video, histori, këshilla dhe informacione praktike për t’i ndihmuar fëmijët dhe të rinjtë të lundrojnë të sigurt në botën digjitale.

Në iSIGURT.al mund të konsultohesh në mënyrë anonime, të kërkosh ndihmë dhe të raportosh situata të rrezikshme. iSIGURT.al dhe ALO 116-111 janë gjithmonë pranë teje për të të dëgjuar, këshilluar dhe ndihmuar.

🌐 www.isigurt.al

Një tjetër ndërhyrje për një internet më të sigurt. 🔒Pas raportimit nga iSIGURT.al, një rrjet në Discord me mbi 40,000 a...
25/08/2026

Një tjetër ndërhyrje për një internet më të sigurt. 🔒

Pas raportimit nga iSIGURT.al, një rrjet në Discord me mbi 40,000 anëtarë, kryesisht nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, u mbyll për shkak të shpërndarjes së përmbajtjeve pornografike dhe materialeve të abuzimit seksual të fëmijëve (CSAM).

Ky rast tregon edhe një herë rëndësinë e raportimit, reagimit të shpejtë dhe bashkëpunimit me platformat online për mbrojtjen e fëmijëve në internet. 🛡️

SHQIPËRIA: 12.5 MILIONË VIZITORË TË HUAJ, POR ASNJË MASË PËR MBROJTJEN E FËMIJËVE NGA SHFRYTËZIMI SEKSUAL NË TURIZËM Tir...
21/08/2026

SHQIPËRIA: 12.5 MILIONË VIZITORË TË HUAJ, POR ASNJË MASË PËR MBROJTJEN E FËMIJËVE NGA SHFRYTËZIMI SEKSUAL NË TURIZËM

Tiranë, 21 Gusht 2026 - Shqipëria po përjeton një zgjerim historik të turizmit, por ende nuk ka një sistem tërësor, parandalues dhe të detyrueshëm për mbrojtjen e fëmijëve nga shfrytëzimi seksual në këtë sektor. CRCA/ECPAT Shqipëri bëri publik sot raportin e përditësuar “Mbrojtja e fëmijëve nga shfrytëzimi seksual në turizëm dhe udhëtime në Shqipëri”, i cili analizon zhvillimet e viteve 2022–2026 dhe paralajmëron se rritja e shpejtë e flukseve turistike nuk është shoqëruar me të njëjtin ritëm forcimi të mekanizmave të parandalimit, identifikimit, raportimit dhe mbrojtjes së fëmijëve nga shfrytëzimi seksual.

Raporti thekson se turizmi nuk shkakton vetvetiu dhunë apo shfrytëzim seksual të fëmijëve. Por, volumi i lartë i udhëtarëve, sezonaliteti, informaliteti, akomodimi afatshkurtër, puna e përkohshme, anonimiteti dhe platformat digjitale mund të krijojnë hapësira që autorët e veprave, ndërmjetësit dhe trafikantët të kontaktojnë fëmijë, të organizojnë takime dhe të shmangin zbulimin.

Shifra që kërkojnë reagim

• Hyrjet e shtetasve të huaj u rritën nga 5,69 milionë në vitin 2021 në 12,47 milionë në vitin 2025 — me rreth 119% rritje në katër vjet.
• Në vitin 2025 u regjistruan 176 procedime për grupin e veprave penale seksuale, krahasuar me 161 në vitin 2024; Thuajse 64% e viktimave të evidentuara ishin fëmijë.
• Në vitin 2024 autoritetet identifikuan 178 viktima të mundshme të trafikimit, përfshirë 96 fëmijë.
• Gjatë viteve 2021–2024 u evidentuan 4.447 raste të reja të fëmijëve në rrezik ose në nevojë për mbrojtje, ndërkohë që në nivel vendor janë të punësuar vetëm 370 punonjës të mbrojtjes së fëmijës.
• iSIGURT.al mori 615 raportime gjatë vitit 2025, 46% më shumë se një vit më parë, duke dëshmuar lidhjen gjithnjë e më të fortë midis rrezikut online dhe shfrytëzimit jashtë internetit.

Boshllëku kryesor: sektori i turizmit nuk ka detyrime të qarta për mbrojtjen e fëmijëve nga shfrytëzimi seksual

Sipas raportit, Shqipëria ndalon dhe dënon shumicën e veprave seksuale ndaj fëmijëve dhe ka një sistem thuajse funksional të mbrojtjes së tyre. Megjithatë, legjislacioni dhe politikat e turizmit ende nuk vendosin detyrime të qarta e të zbatueshme për hotelet, resortet, bujtinat, apartamentet me qira afatshkurtra, platformat digjitale, transportuesit, agjencitë turistike dhe subjektet e argëtimit për të parandaluar, identifikuar dhe raportuar rastet e shfrytëzimit të fëmijëve.

Raporti arrin në përfundimin se përgjegjësia vazhdon të mbetet e fragmentuar ndërmjet institucioneve, ndërsa të dhënat administrative nuk regjistrojnë në mënyrë të unifikuar nëse një rast lidhet me udhëtimin, akomodimin ose aktivitetin turistik. Për pasojë, shkalla reale e fenomenit mbetet e padukshme.

Një standard i ri përgjegjësie për biznesin

Raporti u bën thirrje bizneseve të turizimit, bareve e restoranteve, agjensive të udhëtimit, që mbrojtjen e fëmijëve ta trajtojnë si standard të detyrueshëm të veprimtarisë së tyre. Ato nuk kanë nevojë të presin që shteti të rregullojë çdo aspekt të punës së tyre. Reputacioni dhe imazhi i çdo biznesi mund të dëmtohet seriozisht nëse fëmijët dhunohen e shfrytëzohen për qëllime seksuale në premisat e tyre. Ndaj stafet drejtuese dhe punonjësit e tyre duhet të dinë të dallojnë shenjat paralajmëruese, të dokumentojnë vetëm faktet minimale dhe të referojnë menjëherë çdo dyshimin tek organet ligjzbatuese.

Platformat dhe ofruesit e akomodimit duhet të verifikojnë pronën dhe ofruesin, të kenë kontakte sigurie të arritshme, mekanizma të dukshëm raportimi dhe procedura për ruajtjen e ligjshme të të dhënave të rezervimit. Në të gjitha destinacionet duhet të afishohen qartë numrat 112, ALO 116-111 dhe platformën iSIGURT.al.

Policia Kufitare e ka për detyrë që të informojë çdo shtetas që hyn e del në Shqipëri për detyrimet ligjore që ka, masat e dënimet nëse kryen krime ndaj fëmijëve, ndërkohë që çdo qyterar e vizitor duhet të informohet nga Policia se ku mund të raportojë dyshimet që mund të ketë për shfrytëzimin të fëmijëve.

Rekomandimet më prioritare:
• Miratimi i një Plani Kombëtar Veprimit 2027–2030 për parandalimin dhe luftën kundër shfrytëzimit seksual të fëmijëve në turizëm dhe udhëtime.
• Përfshirja e detyrimeve të qarta për mbrojtjen e fëmijëve nga shfrytëzimi seksual në turizëm dhe udhëtime në ligjin “Për turizmin” dhe në aktet nënligjore.
• Miratimi i një Standardi Kombëtar të detyrueshëm, të mbështetur në gjashtë kriteret globale të “The Code”.
• Krijimi i një sistemi të unifikuar për identifikimin dhe regjistrimin e rasteve të lidhura me turizmin dhe udhëtimet nga të gjitha organet ligjzbatuese dhe institucionet e tjera.
• Garantimi i reagimit të specializuar 24/7 në destinacionet turistike dhe ngritjen e ekipeve sezonale shumëdisiplinore.
• Trajnimi i vazhdueshëm i policisë, prokurorëve dhe gjyqtarëve për hetimin digjital, financiar dhe ndërkufitar.
----‐-‐---------------

Raporti i plotë “Mbrojtja e fëmijëve nga shfrytëzimi seksual në turizëm dhe udhëtime në Shqipëri” (2026), së bashku me versionin në gjuhën angleze, mund të lexohen në lidhjen:

Në shqip: https://drive.google.com/file/d/1Kffc7kf7OcZwn_fYJeQoSyi8rLGXcFkF/view

Në Anglisht: https://drive.google.com/file/d/17Nm91qOrBSi1OxhL2hZX6cpGw1NTEUpU/view

Address

Kutia Postare 1738
Tirana
1001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Qendra Kombëtare për Internet të Sigurt në Shqipëri posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Qendra Kombëtare për Internet të Sigurt në Shqipëri:

Shortcuts

Share