Njësia Administrative nr. 4 - Bashkia Tiranë

Njësia Administrative nr. 4 - Bashkia Tiranë Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Njësia Administrative nr. 4 - Bashkia Tiranë, Public & Government Service, Rruga “Bardhyl”, godina 97, Tirana.

17/09/2026

Të nderuar prindër,

Ju informojmë se regjistrimet për programin “Pas Shkolle” janë të hapura deri më 𝟐𝟓 𝐒𝐇𝐓𝐀𝐓𝐎𝐑 𝟐𝟎𝟐𝟔

👉🏻 Fëmijët tuaj kanë mundësi të regjistrohen në deri në dy klube, sipas interesave, dëshirave dhe talenteve të tyre:
🎵 Muzikë
💃 Kërcim
🎭 Teatër
🎨 Art pamor
🧵 Zeje
të cilat bashkë me detyrat e shtëpisë do të plotësojnë përvojën e fëmijëve tuaj në shkollë dhe do t'i ndihmojnë të zbulojnë talente dhe aftësi të reja 👩‍🏫🎭👩‍🎨📚

📌 Si të regjistroheni?
1️⃣ Hyni në platformën SMIP me kredencialet tuaja.
2️⃣ Zgjidhni fëmijën që dëshironi të regjistroni.
3️⃣ Hyni te menuja “Klubet” dhe zgjidhni aktivitetet e preferuara.
4️⃣ Zgjidhni klubin dhe klikoni “Regjistro”.
5️⃣ Verifikoni regjistrimin në seksionin “Regjistrimet e fëmijës”.

🌟 Programi “Pas Shkolle” u ofron fëmijëve mundësi të reja për të zhvilluar talentet, kreativitetin dhe aftësitë e tyre, duke e pasuruar përvojën shkollore me aktivitete edukative, kulturore dhe argëtuese.

📌 Theksojmë se të gjitha shkollat e Njësisë Administrative Nr. 4 janë pjesë e programit “Pas Shkolle”, duke u ofruar fëmijëve mundësi të reja për zhvillimin e talenteve, kreativitetit dhe aftësive të tyre. ❤️

🔔Mos e humbisni afatin e regjistrimit!


https://www.facebook.com/share/v/1LtPfxn4QR/

📢 NJOFTIM 👉🏻për familjet/individët e mbetur të pastrehë si pasojë e fatkeqësisë natyrore të 26 Nëntorit 2019, për të vaz...
17/09/2026

📢 NJOFTIM 👉🏻për familjet/individët e mbetur të pastrehë si pasojë e fatkeqësisë natyrore të 26 Nëntorit 2019, për të vazhduar përfitimin nga trajtimi me bonus qiraje bazuar 𝐕𝐞𝐧𝐝𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭𝐞 𝐊𝐞𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐢𝐭 𝐁𝐚𝐬𝐡𝐤𝐢𝐚𝐤 𝐍𝐫. 𝟕𝟖, 𝐝𝐚𝐭𝐞 𝟐𝟖.𝟎𝟕.𝟐𝟎𝟐𝟔, njoftohen se duhet të dorëzojnë dokumentacionin pranë sporteleve të Njësisë Administrative Nr. 4.

📌 Dokumentacioni përfshin:
• Formularin e Strehimit
• Certifikatën familjare në datën 29.01.2026
• Dokumentin e identifikimit
• Kontratën e qirasë noteriale ose dokumentacionin përkatës në mungesë të saj.

⏳ Afati për dorëzimin e dokumentacionit është deri në dy muaj nga hyrja në fuqi e vendimit.

📢 Ky njoftim bëhet për të gjithë personat që nuk kanë dorëzuar ende dokumentacionin pranë sporteleve të Njësisë Administrative Nr. 4, duke i ftuar të përmbushin detyrimin brenda afatit të përcaktuar.

Sot, në kuadër të 84-vjetorit të Konferencës së Pezës, Organizata e Veteranëve dhe Pasardhësve të LANÇ-it të Njësisë Adm...
16/09/2026

Sot, në kuadër të 84-vjetorit të Konferencës së Pezës, Organizata e Veteranëve dhe Pasardhësve të LANÇ-it të Njësisë Administrative Nr. 4 u bë pjesë e aktivitetit përkujtimor, duke nderuar me respekt dhe mirënjohje sakrificën e dëshmorëve dhe vlerat e bashkimit kombëtar. 🇦🇱

📣 Ftohen të gjithë banorët e Njësisë Administrative Nr. 4 t’i bashkohen kësaj feste të veçantë në Pezë 🇦🇱📍 Parku Memoria...
15/09/2026

📣 Ftohen të gjithë banorët e Njësisë Administrative Nr. 4 t’i bashkohen kësaj feste të veçantë në Pezë 🇦🇱

📍 Parku Memorial i Pezës
🗓️ 16 Shtator 2026

♥️ Një ditë e mbushur me histori, muzikë, traditë, art, lojëra dhe argëtim për të gjithë! 🎶🎨🎭✨

🏛️ Ekspozita & histori
🎨 Artizanat & aktivitete kreative
🚲 Pedalim & lojëra popullore
🐎 Kuaj & paradë
🐾 Peza Paw Parade
👧 Kids Zone & Mini Ferma
🍲 Gatime tradicionale
🎭 Rikrijim teatral i Marrëveshjes së Pezës
🎶 Muzikë & valle tradicionale
🎤 Koncert festiv
🎧 DJ Set
🔥 Kamping & kinema nën yje

❤️ Ejani ta festojmë së bashku një ditë që premton shumë traditë, histori dhe atmosferë!

🇦🇱❤️
https://www.facebook.com/share/p/1BvfpqQg4U/

📍Kopshti Nr. 51! 🌞💚🔆 Me përkushtim dhe kujdes për një mjedis më të pastër e më të gjelbër për fëmijët, u realizuan:🌳 Pun...
15/09/2026

📍Kopshti Nr. 51! 🌞💚

🔆 Me përkushtim dhe kujdes për një mjedis më të pastër e më të gjelbër për fëmijët, u realizuan:
🌳 Punime pemësh
✂️ Punime shkurresh
🌱 Pastrimi i bimësisë së dalë spontanisht
🧹 Pastrimi dhe sistemimi i hapësirave të gjelbra
🌿 Mirëmbajtja e zonës përreth kopshtit

✨ Një hapësirë më e rregullt, më e pastër dhe më e këndshme për fëmijët! 🧒👧🌳💚

🌿💚

☀️ Mirëmëngjes nga Njësia Administrative Nr. 4📍 Rruga “Myslym Keta”👉🏻 U realizua prerja me vinç-kullë e një peme të rënë...
15/09/2026

☀️ Mirëmëngjes nga Njësia Administrative Nr. 4📍 Rruga “Myslym Keta”

👉🏻 U realizua prerja me vinç-kullë e një peme të rënë dhe prerja e degëve të një peme tjetër, duke pastruar hapësirën dhe duke garantuar sigurinë e banorëve dhe kalimtarëve.

🙏 Falenderojmë strukturat përkatëse për ndërhyrjen dhe punën e realizuar në terren.

14/09/2026

🔆 Sot, në shkollë, një derë e re drejt dijes dhe mundësive u hap edhe për fëmijët e komunitetit rom dhe egjiptian.

🔆 Arsimi është çelësi që i jep çdo fëmije mundësinë të besojë te vetja, të ëndërrojë dhe të ndërtojë një të ardhme më të mirë. Çdo fëmijë, pavarësisht prejardhjes, meriton të mësojë, të zhvillohet dhe të ndihet i barabartë.

🔆 Gëzuar vitin e ri shkollor, fëmijë! Urojmë që çdo ditë shkolle t’ju afrojë edhe më shumë me ëndrrat tuaja!

📚 Momente nga dita e parë e shkollës në Njësinë Administrative Nr. 4 ❤️📚 Një ditë e mbushur me buzëqeshje, emocione dhe ...
14/09/2026

📚 Momente nga dita e parë e shkollës në Njësinë Administrative Nr. 4 ❤️

📚 Një ditë e mbushur me buzëqeshje, emocione dhe shumë entuziazëm për një vit të ri shkollor 🏫✨

📚 Fëmijët rikthehen në klasa me ëndrra, energji dhe dëshirën për të mësuar e për të ndërtuar të ardhmen 🌟

📚 Urojmë që ky vit të jetë i mbarë, i suksesshëm dhe plot arritje për çdo nxënës, mësues dhe familje! ❤️

✨ Me rastin e ditës së parë të vitit të ri shkollor 2026-2027, një urim i veçantë për të gjithë nxënësit e Njësisë Admin...
14/09/2026

✨ Me rastin e ditës së parë të vitit të ri shkollor 2026-2027, një urim i veçantë për të gjithë nxënësit e Njësisë Administrative Nr. 4, si edhe për çdo fëmijë anembanë vendit! 📚🎒

✨ Një përqafim i veçantë për vogëlushët që ulen për herë të parë në bankat e shkollës ❤️ Urojmë që kjo ditë të jetë fillimi i një rrugëtimi të bukur, plot dije, miqësi, buzëqeshje dhe ëndrra të mëdha.

✨ Suksese të gjithë nxënësve në vitin e ri shkollor! 🌟

✨ Qoftë një vit i mbarë, i bukur dhe plot arritje! 📖

✨ Në prag të vitit të ri shkollor, fëmijët nga familjet në nevojë të Njësisë Administrative Nr. 4 nisin një kapitull të ...
13/09/2026

✨ Në prag të vitit të ri shkollor, fëmijët nga familjet në nevojë të Njësisë Administrative Nr. 4 nisin një kapitull të ri me më shumë buzëqeshje, entuziazëm dhe shpresë. ❤️📚

🎒 Çdo çantë, çdo mjet shkollor 📒📐dhe çdo gjest solidariteti 🫂 është një mbështetje e vogël që mund të bëjë një ndryshim të madh në jetën e një fëmije!

🙏🏻 Urojmë që nisma të tilla të vazhdojnë dhe të shtrihen edhe më tej për familjet në nevojë, veçanërisht për fëmijët, duke ua zbukuruar sadopak të ardhmen dhe duke u dhënë mundësinë të nisin rrugëtimin e tyre shkollor me më shumë besim, gëzim dhe shpresë. ❤️✨


https://www.facebook.com/share/p/1Dic4UAaEi/

Address

Rruga “Bardhyl”, Godina 97
Tirana

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Telephone

042374193

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Njësia Administrative nr. 4 - Bashkia Tiranë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share