08/07/2026
Trajnim: Komunikimi Efektiv në Administratën Tatimore dhe Doganore
Punonjësit e Administratës Tatimore dhe Doganore morën pjesë në trajnimin “Komunikimi Efektiv në Administratën Tatimore dhe Doganore”, me fokus zhvillimin e aftësive të komunikimit profesional, dëgjimit aktiv, menaxhimit të situatave sfiduese dhe ndërtimit të marrëdhënieve të bazuara në besim me qytetarët dhe biznesin.
Trajnimi u zhvillua nga ekspertja e komunikimit Arlinda Çausholli, e cila ndau me pjesëmarrësit qasje praktike, ushtrime interaktive dhe mjete konkrete për përmirësimin e komunikimit në mjedisin institucional.
Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve për angazhimin, energjinë pozitive dhe kontributin në diskutimet e hapura, që e bënë këtë trajnim një eksperiencë të vlefshme profesionale.
Komunikimi efektiv mbetet një nga aftësitë kyçe për ofrimin e shërbimeve cilësore dhe forcimin e besimit të publikut ndaj institucioneve.