Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Faqja zyrtare në Facebook e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Denonco problemet ne numrin jeshil: 0800 50 56

📍Kuvend Zv. Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Arjan Jaupllari, prezantoi në Komisionin për Bujqësinë, Ushqimin ...
16/06/2026

📍Kuvend

Zv. Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Arjan Jaupllari, prezantoi në Komisionin për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural projektligjin “Për kontrollet zyrtare dhe aktivitetet e tjera zyrtare të kryera për të garantuar zbatimin e legjislacionit mbi ushqimin dhe ushqimin për kafshët, rregullimeve mbi shëndetin dhe mirëqenien e kafshëve, si dhe mbi shëndetin e bimëve dhe produktet për mbrojtjen e bimëve në Republikën e Shqipërisë”.

🔬 Qëllimi i projektligjit është harmonizimi i kuadrit ligjor shqiptar me legjislacionin e Bashkimit Europian në fushën e kontrolleve zyrtare për sigurinë ushqimore, shëndetin dhe mirëqenien e kafshëve, si dhe shëndetin e bimëve, në përputhje me standardet ndërkombëtare.

🤝 Projektligji synon forcimin e sistemit të kontrolleve zyrtare, garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve, kafshëve dhe bimëve, duke rritur transparencën, bashkëpunimin institucional dhe efektivitetin e mekanizmave të mbikëqyrjes sipas standardeve të Bashkimit Europian. 🇦🇱🇪🇺🍽️🌱🐄

16/06/2026

| Mbështetje për ripopullimin e ujërave të brendshme me rasate peshku 🐟

Përfitoni mbështetje financiare për blerjen e rasateve të peshkut për ripopullimin e ujërave të brendshme.

✅ Vlera e financimit:
🔹 50% e vlerës së faturave tatimore
🔹 Deri në 200,000 lekë për subjekt

📍Për asistencë në aplikim, drejtohuni pranë Agropikave ose zyrave rajonale të ekstensionit bujqësor.

📞 0800 83 83
📧 [email protected]

🗓️ Aplikimet janë të hapura deri më 26 qershor 2026.

16/06/2026

| Mbështetje për sipërfaqe të mbjella me kultura bujqësore

✅ Vlera e financimit:

🔹 10,000 lekë/ha për sipërfaqe të mbjella me kultura bujqësore, për sipërfaqe jo më pak se 3 ha.

🔹 50% mbështetje për sipërfaqe mbi 10 ha.

🔹 100% mbështetje për Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor (SHBB).

📍Për asistencë në aplikim, drejtohuni pranë Agropikave, zyrave rajonale të ekstensionit bujqësor ose kontaktoni:

☎️ 0800 83 83
📧 [email protected]

🗓️ Aplikimet janë të hapura deri më 26 qershor 2026.

16/06/2026

| Mbështetje për certifikimin Global G.A.P.

Përmes Skemës Kombëtare 2026 mbështeten kostot e analizave të produkteve në masën 50% të vlerës së faturave tatimore, deri në:

✅ 175,000 lekë për certifikim individual, për sipërfaqe jo më pak se 1 ha.

✅ 500,000 lekë për certifikim në grup me minimumi 10 fermerë të përfshirë, për sipërfaqe jo më pak se 3 ha në ambiente të mbrojtura ose 10 ha në fushë të hapur.

✅ 700,000 lekë për certifikim në grup me minimumi 20 fermerë të përfshirë, për sipërfaqe jo më pak se 15 ha në ambiente të mbrojtura ose 30 ha në fushë të hapur.

📍 Për asistencë në aplikim, drejtohuni pranë Agropikave, zyrave rajonale të ekstensionit bujqësor ose kontaktoni:

☎️ 0800 83 83
📧 [email protected]

⏳ Aplikimet janë të hapura deri më 26 qershor 2026.

16/06/2026

| Mbështetje për fermat organike 🌱

Përfitoni financim për zhvillimin e fermës suaj organike:

✅ 100 000 lekë për vitin e parë
✅ 150 000 lekë për vitin e dytë
✅ 150 000 lekë për vitin e tretë

🔹 200 000 lekë për çdo fermë të certifikuar organike.

📍 Për asistencë në aplikim, drejtohuni pranë Agropikave, zyrave rajonale të ekstensionit bujqësor ose kontaktoni:

☎️ 0800 83 83
📧 [email protected]

⏳ Aplikimet janë të hapura deri më 26 qershor 2026.

16/06/2026

| Mbështetje për tufën bazë të matrikulluar (lopë dhe/ose mëshqerra) 🐄🌱

✅ 12,000 lekë për krerë për fermat me 5–50 krerë
✅ 50% financim për krerët mbi tavanin prej 50 krerësh
✅ 100% mbështetje për Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor (SHBB) 🤝

📌 Aplikimet janë të hapura deri më 26 qershor 2026.

📲 Aplikimet për masat direkte kryhen online në portalin e-Albania, ndërsa për masat e investimeve dokumentacioni dorëzohet fizikisht pranë zyrave qendrore të AZHBR-së.

Për më shumë informacion:

📞 0800 83 83
🌐 azhbr.gov.al/skema-kombetare-2026
📧 [email protected]

16/06/2026
16/06/2026
14/06/2026

Address

Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural:

Share