Avokati i Popullit - Seksioni i Veçantë

Avokati i Popullit - Seksioni i Veçantë Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Avokati i Popullit - Seksioni i Veçantë, Public & Government Service, Avokati i Popullit, Tirana.

13/11/2025
10/11/2025

Znj. Erinda Ballanca ishte sot e ftuar në Report TV, gjatë hapësirës televizive të mesditës, ku u trajtuan një sërë çështjesh të debatueshme dhe me interes të javëve të fundit.

Për herë të parë, Avokatja e Popullit është ndalur gjerësisht në detajet mbi vizitat dhe takimet me z. Erion Veliaj dhe z. Ilir Meta, si edhe mbi verifikimet që po kryen institucioni lidhur me ankesat e adresuara prej tyre.

Mes të tjerash në intervistë u trajtua gjithashtu edhe niveli i zbatimit të rekomandimeve të Avokatit të Popullit.

🎥 Ndiqni intervistën e plotë më poshtë:👇
https://m.youtube.com/watch?v=0oRE76maAyY

28/10/2025

Kombet e Bashkuara janë shembull i bindjes dhe besimit se objektivi i zhvillimit njerëzor mund të arrihet vetëm si qëllim i përbashkët.

Kjo organizatë përbën hapësirën ku sfidat globale përballen me shpresën dhe bindjen njerëzore.

Në një botë ku interesi kombëtar shpesh përplaset me atë global, OKB provon se bashkëpunimi nuk është utopi — është nevojë, detyrim dhe mundësi për ndryshim.

Aty ku ndarja duket se dominon, ajo kujton se përgjegjësia globale nuk mund të injorohet.

Prej 80 vitesh, kjo organizatë është prova se paqja, drejtësia dhe solidariteti lindin nga guximi dhe veprimet konkrete të çdo vendi.

Shqipëria, anëtare e OKB-së që prej 1955, tregon se edhe një vend i vogël mund të kontribuojë me dinjitet.

23/10/2025

Avokati i Popullit, pas marrjes dijeni nga mediat lidhur me arrestimin e avokatit Ulian Barjami në Elbasan, referuar rëndësisë së respektimit të të drejtave dhe detyrimeve të të gjithë aktorëve në sallën e gjyqit reagon si më poshtë vijon:

Institucioni tërheq vëmendjen se në çdo sallë gjyqi, të gjithë aktorët – avokatët, prokurorët dhe gjyqtarët – kanë të drejta dhe detyrime të njëjta. Avokatët dhe prokurorët duhet të trajtohen me garanci të barabarta dhe të veprojnë me kujdes, etikë dhe profesionalizëm. Çdo masë që cenon këtë ekuilibër rrezikon besimin te drejtësia dhe sigurinë juridike të palëve.

Avokati i Popullit ka nisur procedurat për shqyrtimin e rastit, për të identifikuar problematika të përsëritura dhe për të kontribuar në përmirësimin e praktikave administrative dhe gjyqësore.

Njëkohësisht, kërkohet që organet e pavarura të drejtësisë të kryejnë një hetim të plotë dhe të paanshëm për çdo shkelje të garancive proceduriale për ushtrimin e profesionit.

16/10/2025
09/10/2025

Marrë shkak nga ngjarja e rëndë që ndodhi të hënë, më 6 tetor, ku vra gjyqtari Astrit Kalaja në ambientet e Gjykatës së Apelit në Tiranë, emisioni “Opinion” ...

08/10/2025

Një ditë më parë, gjatë dëgjesës publike në mbledhjen e përbashkët të Komisioneve Parlamentare për të Drejtat e Njeriut dhe për Nismat Qytetare, Avokatja e Popullit, znj. Erinda Ballanca, theksoi se disa rekomandime janë shumë komplekse dhe përfshijnë nënrekomandime të shumta, ndaj zbatimi tërësisht në masën 100% i rekomandimeve është shumë sfidues për çdo vend.

Vetëm në vitin e fundit, nga 2047 raste të trajtuara, 42% u zgjidhën nga administrata menjëherë pasi u hap hetimi administrativ.

Problemet më të mëdha vijnë nga pushteti lokal, ku shpesh autonomia vendore pengon zbatimin e rekomandimeve.

Znj. Ballanca theksoi rëndësinë e dhënies së rekomandimeve që promovojnë standardet më të mira, jo ato më të lehta për t’u zbatuar.

“Detyra jonë nuk është vetëm ligjore, por të nxisim standardet më të larta të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, sipas Këshillit të Evropës”, vuri në dukje Avokatja e Popullit

08/10/2025

Avokatja e Popullit, znj. Erinda Ballanca, prezantoi në një dëgjesë publike Raportin Vjetor të Veprimtarisë për vitin 2024, në mbledhjen e përbashkët të Komisioneve Parlamentare për të Drejtat e Njeriut dhe për Nismat Qytetare.

Në nisje të raportimit, znj. Ballanca u ndal te ngjarja e rëndë e një dite më parë, ku humbi jetën gjyqtari Astrit Kalaja.

“Jemi tronditur nga kjo ngjarje,” u shpreh ajo, duke theksuar se përtej aktit kriminal, ngjarja duhet të shërbejë si një thirrje për reflektim mbi gjendjen e sistemit të drejtësisë dhe mbi mbështetjen që u jepet atyre që e mbajnë atë në këmbë.

Znj. Ballanca vuri në dukje se gjyqtarët dhe prokurorët në Shqipëri përballen me mbingarkesë të madhe, mungesë burimesh dhe stres profesional të lartë.

“Edhe ne e kemi ngritur zërin, por nuk ia kemi dalë të jemi ndihmë për këtë kategori profesionistësh që kanë kaluar një stres të jashtëzakonshëm pas ndryshimeve në sistem, veçanërisht për shkak të ngarkesës me dosje.”

Ajo vuri në dukje se referuar të dhënave deri në fund të vitit 2024, Shqipëria ka patur 9,8 gjyqtarë aktivë për çdo 100 mijë banorë, ndonëse numri i parashikuar në organikë është 14,9 gjyqtarë për 100 mijë banorë, dhe mesatarja e vendeve të Bashkimit Evropian është 21,9 gjyqtarë për 100 mijë banorë. Kjo tregon qartë se sistemi ynë funksionon me një kapacitet shumë të ulët krahasuar me standardet evropiane.

“Duhet të kthehemi tek mbështetja e gjyqtarëve dhe kushteve të tyre të punës, që nuk lidhen vetëm me pagën dinjitoze, por me gjithë mjedisin profesional e institucional ku ata punojnë.”

Në vijim, Avokatja u ndal në zbatimin e vendimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ), duke theksuar se qëllimi i vërtetë i këtyre vendimeve nuk është vetëm dëmshpërblimi financiar, por marrja e masave strukturore që garantojnë mos përsëritjen e shkeljeve.

“Në Shqipëri shpesh kuptohet vetëm aspekti monetar i vendimit, por thelbi është në korrigjimin e mekanizmave institucionalë që çojnë në shkelje,” u shpreh ajo.

Të ndërlidhur ngushtë me këtë çështje, Avokatja e Popullit kërkoi rishikimin e ligjit për shpronësimet, sigurimin e fondeve përpara dhënies së vendimit dhe më shumë transparencë nga Avokatura e Shtetit, për raportuar periodikisht në Kuvend për ecurinë e zbatimit të vendimeve të GJEDNJ-së.

Një tjetër çështje e theksuar ishte reforma në drejtësi dhe harta e re gjyqësore, për të cilën Avokatja rikujtoi qëndrimin e hershëm të institucionit.

“Ne kemi qenë kundër që në fillim, sepse reduktimi i numrit të gjykatave nuk e zgjidh ngarkesën e sistemit. Përkundrazi, është perceptuar si pamundësi për të marrë drejtësi, dhe kjo mund të çojë deri në vetëgjyqësi,” u shpreh ajo, duke kërkuar shtimin e numrit të gjyqtarëve dhe të gjykatave për të siguruar akses më të gjerë për qytetarët.

Në përfundim, znj. Ballanca theksoi se reforma në drejtësi duhet të vijojë, por me fokus tek njerëzit që e mbajnë sistemin gjallë: “Çdo reformë duhet të matet me mënyrën si ndikon te njeriu që mban peshën e drejtësisë — jo vetëm me strukturat që krijon, por me besimin që rikthen.”

Address

Avokati I Popullit
Tirana

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Avokati i Popullit - Seksioni i Veçantë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share