Bibliotekë

Bibliotekë E dua librin...

02/09/2026

Duhet një talent i rrallë sot, për të mos iu përgjigjur helmit. Për të mos u përuluar nevojës së dëshpëruar për "të dalë e jotja". Duhet klas. Duhet paqe e brendshme. Po ashtu edhe një lloj aftësie e fituar nga jeta për të njohur teatrin absurd.
​Kush nuk bie në kurth, nuk është pasiv. Është i mençur.
Kush nuk reagon, nuk është i dobët. Është i lirë.
​Sepse superioriteti i vërtetë nuk matet me volumin e zërit, por me heshtjen e atij që ka kuptuar se për disa luftra nuk ja vlen të derdhësh gjak.
​Dhe ndërsa të tjerët grinden për fjalën e fundit, ti zgjedh të qeshurën e fundit. Që është gjithmonë ajo e atij që tashmë ka bërë paqe me veten.
​(Oscar Travino)

28/05/2026

Mjegulli i Dashurisë
Dritëro Agolli

Kur ikja larg, drejt teje vija,
Kur vija afër, ikja larg,
Për dreq më trembte largësia,
Dhe afërsia bëhej çark.

As e kuptoja si të desha
Një mjegull pus një çmenduri,
Si një poet që shkruan vjersha
Dhe ndez një shkrepse dhe i bën hi.

Dhe ndoshta kjo ish dashuria
E çakërdisur kuturu...
Për dreq më trembte largësia
Dhe afërsia gjithashtu

14/05/2026

𝗥𝗼𝗯𝗲𝗿𝘁 𝗦𝗵𝘃𝗮𝗿𝗰
𝗦𝗵𝘂𝗺' 𝗲 𝗱𝘂𝗮 𝗱𝗮𝘀𝗵𝘂𝗿𝗶𝗻𝗲̈, 𝗽𝗼𝗿 𝘀'𝗺𝗲̈ 𝗱𝗮𝘀𝗵𝗸𝗮 𝗱𝗮𝘀𝗵𝘂𝗿𝗶𝗮!
***
Nuk e dua gjithnjë jetën,
nuk e dua as rehatin,
por të them, ç’ësht’ e vërteta,
nuk e dua as mëkatin!
***
Shum’ e dua dashurinë,
por s’më dashka dashuria!
Qënka zor, që të jetosh
me thërrime dhe shkëndija!
***
Pra, ç’të bëj?-Mos do të rri
duke dashur gjithnjë kot?-
Ah, më falni, ëndërrime,
kështu më s’po ia dal dot!

23/03/2026

ËNDËRR RRËMBYESI.....................................................

E di
si është qendra e qytetit
që na u s**t
si starti i ëndrrës së madhe
dhe na rrëmbeu rininë?
Ku shatërvani përballë bashkisë
na përkëdhel krenarinë
Ngjyer në të kuq një herë në vit?
Plot, nga mungesa që
ka për gardë frikën
e të gjithë vendallinjve,
që nuk durojnë dot larmishmërinë.
Dhe rënka një shi...
Një shi,
Që dhunon tokën, si dëshpërim...

Bledi Trebicka.01.02.2026.

03/02/2026

Pastaj Ti do qash siç gjethet qajnë rënien
do biesh si shirat e vjeshtës në prag
Me mall do e mbushësh gjithë mbrëmjen
vetëm pak...

Nga pas do përplasësh një derë të krisur...
mes saj do fryjë erë që ndjek tëndin hap
do biesh mbi shtrat si mal i vidhisur...
veç pak...

Do zhveshësh në shtrat një trup dhe një turp...
ah syri i bukur t'u lag...
S'u gjet një zemër në zemër të humb...
mjafton...sikur pak...

Pastaj do pengohesh në udhë e në rrudhë...
poshtë syve një lot që diç lag...
Në shpirtin e mbledhur kërpudhë...
më mbaj edhe mua...
Veç pak...

Lulëzim Beshaj @ Arg 02.02.2017

17/11/2025

Do të humbësh shumë njerëz
përgjatë rrugës tënde,
disa ngadalë, pa e kuptuar.
Një telefonatë më pak,
një mesazh i harruar.
Të tjerë do t’i humbësh me zgjedhje,
tënden ose jo.
Por disa do të mbeten brenda teje,
mjafton një fotografi e harruar
mes faqeve të një libri,
një këngë në radio,
dhe ja, do t’i kujtosh,
do të buzëqeshësh.
Ndoshta do pyesësh veten si janë,
ndërsa përballojnë betejat e jetës,
nëse janë të lumtur.
E ... do të mallëngjehesh
duke kujtuar si i keni përballuar
dikur betejat sëbashku.
Do ta lësh fotografinë mënjanë,
do të fikësh radion
e do të vazhdosh përsëri ditën tënde,
duke u përpjekur të shkundësh prej vetes
atë ndjesinë se,
bashkë me ta,
ke humbur edhe një copëz nga vetja.

𝐆𝐚𝐛𝐫𝐢𝐞𝐥 𝐆𝐚𝐫𝐜𝐢𝐚 𝐌𝐚𝐫𝐪𝐮𝐞𝐳

11/11/2025

Pse po dridhesh?!

Pse po dridhesh, e dashur?
S’je n’ëndërr,
Po në krahët e mi, përsëri!
Si ke mbetur kështu, kaq e ëmbël,
Kaq e dhembshur, si dje në rini!
Foshnjë e gjorë, përse të dha fati,
Një të dashur, si unë, pa mend!?
Që veç ngeci në gracka mëkati,
Dhe u thinj, e s’u gdhend që s’u gdhend?!
Ah, jam unë i përhumbur si n’ëndërr,
Këtë çast, e po dridhem nga ti...
Si ke mbetur kështu kaq e ëmbël,
Si ke mbetur kështu kaq fëmi?!
J. Bllaci

Address

Tirana

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Bibliotekë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category