09/09/2026
Bashkë për një Tiranë më të pastër dhe më të rregullt!
Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit dhe Policia Bashkiake Tiranë zhvilluan një takim pune për koordinimin e kontrolleve dhe aksioneve të përbashkëta në terren, me fokus parandalimin dhe evidentimin e rasteve të ndotjes së hapësirave publike.
Në fokus mbetet sensibilizimi i subjekteve për respektimin e rregullave, ndërsa ndaj rasteve të shkeljeve do të merren masat administrative përkatëse.
Bashkëpunimi dhe kontrollet e koordinuara do të vijojnë në territor, me synim garantimin e një mjedisi urban më të pastër, të rregullt dhe të mirëmbajtur.