25/08/2026
🎒📚 Një vit i ri shkollor, një fillim i ri me cilësi!
🎓 Le ta nisim vitin shkollor me më shumë siguri, më shumë cilësi dhe më shumë besim.
Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, siguria dhe cilësia e produkteve dhe shërbimeve që shoqërojnë nxënësit çdo ditë janë më të rëndësishme se kurrë.
Nga ushqimi i sigurt në mensa dhe ambiente shkollore, te produktet shkollore, pajisjet, shërbimet e testimit dhe inspektimit, cilësia nuk duhet të lihet në dorë të rastësisë.
🔬 Akreditimi siguron që laboratorët, organizmat e inspektimit dhe organizmat e certifikimit të kenë kompetencën e nevojshme për të kryer në mënyrë të besueshme aktivitetet e vlerësimit të konformitetit.
Sepse pas çdo analize, inspektimi apo certifikimi të besueshëm, qëndron një element i rëndësishëm: kompetenca e verifikuar dhe besimi në rezultat.
Akreditimi – besim në çdo rezultat.