ASH VLEN - Dega Dibër

  • Home
  • ASH VLEN - Dega Dibër
Directions

ASH VLEN - Dega Dibër Aleanca për Shqiptarët / VLEN - Dega Dibër

28/10/2026

FUND PADREJTËSISË SË DEKADAVE, KOHA PËR SIGURI DHE DREJTËSI!

Është dorëzuar Propozim-ligji që hap rrugën për zgjidhjen e statusit të punësimit të mijëra qytetarëve të angazhuar prej vitesh në sektorin publik.

Pas çdo kontrate qëndron një njeri, pas çdo vendi pune një familje, ndërsa pas çdo viti pasigurie qëndron shpresa për një të ardhme më të sigurt. Prandaj, ky problem kërkon zgjidhje konkrete, jo shtyrje të mëtejshme!

Me zgjidhjen e propozuar ligjore parashikohet:

✅ Transformimi në marrëdhënie pune me kohë të pacaktuar për personat që i plotësojnë kushtet ligjore.

✅ Afat prej 90 ditësh për institucionet që të zhvillojnë procedurat e nevojshme.

✅ Mbrojtje ligjore për personat e përfshirë në këtë proces.

✅ Më shumë rregull dhe kufizim të angazhimeve të ardhshme me kontrata.

Ky nuk është thjesht një proces ligjor. Është një hap konkret drejt sigurisë në punë, mundësive të barabarta dhe respektimit të mundit të mijëra njerëzve që prej vitesh kontribuojnë në funksionimin e institucioneve publike.

Për ne, politika nuk është vetëm premtim, por përgjegjësi për të zgjidhur problemet e qytetarëve!

Falënderime për të gjithë ata që kontribuuan në hartimin e kësaj zgjidhjeje.

qëndron për politika që sjellin ndryshime konkrete, për dinjitetin e punëtorëve dhe për një të ardhme më të sigurt për çdo familje.

Më pak fjalë, më shumë vepra!

Për punëtorët. Për familjet. Për një të ardhme më të sigurt!

27/10/2026

VLEN bashkëpropozon fundin e pasigurisë për punonjësit me kontrata

Pas vitesh pasigurie dhe pritjeje për vazhdimin e kontratave, po hapet rruga për zgjidhjen e një padrejtësie shumëvjeçare ndaj mijëra të angazhuarve me kontrata në institucionet publike. Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it ka nënshkruar dhe dorëzuar, si bashkëpropozues, propozimligjin për kalimin nga angazhimi me kontrata në punësim të përhershëm.

Nisma përfshin të angazhuarit që plotësojnë kushtet në institucionet e përcaktuara në propozimligj. Janë njerëz që kanë punuar me vite, kanë mbajtur përgjegjësi dhe kanë kryer detyrat e tyre, pa e ditur nëse do t’u vazhdohej kontrata.

Ne gjithmonë kemi thënë se vendi i punës dhe buka e familjes nuk guxojnë të përdoren për shantazh apo për t’i mbajtur punonjësit nën varësi politike.

Kalimi në punësim të përhershëm parashikohet të bëhet në faza, sipas afateve të propozimligjit. Ai përfshin edhe mbrojtjen e të angazhuarve gjatë procedurës, kontrollin e mjeteve financiare dhe masa që punonjësit të mos mbahen me vite me kontrata të përkohshme.

Deputetët e VLEN-it do të angazhohen për miratimin e kësaj zgjidhjeje, pa bërë asnjë dallim, çfarëdo qoftë ai. Me miratimin dhe zbatimin e ligjit, puna shumëvjeçare e këtyre njerëzve do të shoqërohet më në fund me sigurinë që u ka munguar.

27/10/2026
VLEN me vepra, jo me fjalë!
27/10/2026

VLEN me vepra, jo me fjalë!

21/10/2026

Address


Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when ASH VLEN - Dega Dibër posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

  • Want your organization to be the top-listed government service?

Share