Drejtoria e Pergjithshme e Pronësisë Industriale

  • Home
  • Drejtoria e Pergjithshme e Pronësisë Industriale
Call Directions Website Contact the organization

Drejtoria e Pergjithshme e Pronësisë Industriale DPPI është institucioni që siguron regjistrimin dhe mbrojtjen e objekteve të Pronësisë Industriale
Patenta shpikjesh, marka, disenjo, tregues gjeografik -

Ju mirëpresim në stendën nr 12.
14/10/2026

Ju mirëpresim në stendën nr 12.

Dy shqiptarë, Marinela Barci dhe Klarens Hoxha, janë përzgjedhur për të përfituar grante nga Rrjeti Evropian i Shpikësve...
13/10/2026

Dy shqiptarë, Marinela Barci dhe Klarens Hoxha, janë përzgjedhur për të përfituar grante nga Rrjeti Evropian i Shpikësve (European Inventor Network – EIN) për vitin 2027, me synimin për të nxitur interesin e fëmijëve dhe të rinjve për shkencën, teknologjinë dhe inovacionin.

Sipas listës së publikuar nga Zyra Evropiane e Patentave (EPO), secili prej tyre do të përfitojë nga një grant prej 2,000 eurosh për zhvillimin e aktiviteteve edukative që synojnë të nxisin kreativitetin dhe të afrojë brezat e rinj me fushat teknike dhe shkencore.

Projekti i Marinela Barcit, “From Simple Materials to Advanced Electronics” (Nga materialet e thjeshta te elektronika e avancuar), synon të lidhë njohuritë mbi materialet me zhvillimet në elektronikë. Aktiviteti lidhet me objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm të OKB-së për arsimin cilësor, barazinë gjinore, industrinë dhe inovacionin, si dhe konsumin dhe prodhimin e përgjegjshëm.

Ndërsa projekti i Klarens Hoxhës, “Power Circuits and Renewable Energy Needs in Real Life” (Qarqet elektrike dhe nevojat për energji të rinovueshme në jetën reale), fokusohet te qarqet elektrike dhe përdorimi praktik i energjisë së rinovueshme. Nisma mbështet edukimin cilësor, energjinë e pastër, inovacionin dhe veprimet për klimën.

Të dyja aktivitetet do të kontribuojnë në përpjekjet për t'u dhënë fëmijëve dhe adoleshentëve njohuri praktike dhe për t'i orientuar drejt shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës (STEM), duke nxitur njëkohësisht mendësinë sipërmarrëse.

Rrjeti Evropian i Shpikësve synon të kultivojë te brezat e rinj një interes afatgjatë për inovacionin dhe kreativitetin, duke i afruar me shpikësit dhe duke i inkurajuar të shohin shkencën e teknologjinë si fusha ku mund të kontribuojë gjithkush.

🔎 OPEN DAY në DPPIKeni një shpikje, markë, apo dizajn që dëshironi ta mbroni?Ejani në Open Day të DPPI-së dhe merrni inf...
28/09/2026

🔎 OPEN DAY në DPPI
Keni një shpikje, markë, apo dizajn që dëshironi ta mbroni?
Ejani në Open Day të DPPI-së dhe merrni informacion të drejtpërdrejtë mbi mënyrën e mbrojtjes dhe regjistrimit të pronësisë industriale.
📅 28 tetor 2026
🕛 Ora 12:00–14:00
📍 DPPI – Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale
💡 Pyetni. Informohuni. Mbroni idenë tuaj.
Për të lënë një takim, na shkruani në:
📧 [email protected]
DPPI – Mbrojmë asetet e pronësisë industriale.

28 Shtator | Dita Ndërkombëtare e të Drejtës për InformimDPPI i bashkohet kësaj nisme për të rikujtuar rëndësinë e trans...
28/09/2026

28 Shtator | Dita Ndërkombëtare e të Drejtës për Informim

DPPI i bashkohet kësaj nisme për të rikujtuar rëndësinë e transparencës, informimit dhe përgjegjshmërisë institucionale.

E drejta për informim është një e drejtë themelore e qytetarëve dhe një element i rëndësishëm i një administrate publike transparente dhe llogaridhënëse.

Në këtë ditë, Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale (DPPI) mbështet mesazhin:

Transparenca i jep zë qytetarit dhe përgjegjësi pushtetit.”

DPPI mbetet e angazhuar për të garantuar komunikim të qartë, akses në informacionin publik dhe shërbim transparent për qytetarët, bizneset, krijuesit dhe të gjithë subjektet që ndërveprojnë me institucionin.

📌 Kërko informacion. Informohu. Ushtro të drejtën tënde.

28 Shtator – Dita Ndërkombëtare e të Drejtës për Informim.
DPPI | Transparencë • Informim • Llogaridhënie

🚀 Dita e dytë në Future2Tech!Pas një dite të parë me shumë takime, ide dhe diskutime mbi inovacionin dhe sipërmarrjen, D...
25/09/2026

🚀 Dita e dytë në Future2Tech!

Pas një dite të parë me shumë takime, ide dhe diskutime mbi inovacionin dhe sipërmarrjen, DPPI vijon edhe sot pjesëmarrjen në panairin Future2Tech.

📌 Ejani të na takoni dhe të mësoni më shumë për mbrojtjen e markave, patentave, si dhe për mënyrën se si idetë dhe inovacioni mund të shndërrohen në asete me vlerë për biznesin.

📍 Na gjeni sot në Future2Tech!

Ju mirëpresim!

25/09/2026

DPPI ne Future2Tech
Dita e dytë.
Ju mirëpresim ne stendën nr 13.

🚀 DPPI në Future2Tech!Inovacioni nis me një ide. Mbrojtja e saj e kthen atë në një aset.Më 24–25 shtator, Drejtoria e Pë...
24/09/2026

🚀 DPPI në Future2Tech!

Inovacioni nis me një ide. Mbrojtja e saj e kthen atë në një aset.

Më 24–25 shtator, Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale ju mirëpret në Future2Tech, për të folur për rëndësinë e pronësisë industriale, markave, patentave dhe inovacionit në zhvillimin e sipërmarrjes.

📍 Ejani të na takoni në panair, të njiheni me shërbimet e DPPI dhe të zbuloni si mund të mbroni dhe ktheni idetë tuaja në vlerë.

Ju mirëpresim më 24–25 shtator në Future2Tech në stendën nr 13.

Një emër i mbrojtur është një biznes më i fortë.Stafi i DPPI zhvilloi një fushatë ndërgjegjësuese në Dibër, me sipërmarr...
23/09/2026

Një emër i mbrojtur është një biznes më i fortë.

Stafi i DPPI zhvilloi një fushatë ndërgjegjësuese në Dibër, me sipërmarrës dhe prodhues vendas për rëndësinë e regjistrimit dhe mbrojtjes së markave dhe treguesve gjeografikë.

Markat mbrojnë identitetin dhe krijojnë vlerë për biznesin, ndërsa treguesit gjeografikë i japin vlerë të shtuar produkteve lokale dhe traditës shqiptare.

Mbrojtja e pronësisë industriale është investim në konkurrueshmëri, identitet dhe zhvillim.

U zhvillua sot në Lubjanë, Slloveni, edicioni i dhjetë i ceremonisë së ndarjes së çmimeve DesignEuropa Awards. Ky moment...
22/09/2026

U zhvillua sot në Lubjanë, Slloveni, edicioni i dhjetë i ceremonisë së ndarjes së çmimeve DesignEuropa Awards. Ky moment i veçantë për Zyrën e Bashkimit Evropian për Pronësinë Intelektuale (EUIPO), zyrat kombëtare të regjistrimit të pronësisë intelektuale në Evropë dhe komunitetin e krijuesve u përshëndet edhe nga Presidentja e Republikës së Sllovenisë.

Pas shqyrtimit të kandidaturave, juria shpalli fituesit në kategoritë përkatëse:

CLF Growth Container – fitues i kategorisë Entrepreneurs and Small Companies;

NOHRD StepTower – fitues i kategorisë Industry Category;

Maria Gil – fituese e Next Generation Design Award;

Philippe Starck – fitues i Lifetime Achievement Award.

Për herë të parë këtë vit u akordua edhe Çmimi i Publikut, i cili iu dha Showee – Showee Smart Wellness.

Në përfundim të ceremonisë, Drejtori Ekzekutiv i EUIPO njoftoi se ceremonia e ardhshme e ndarjes së çmimeve për dizajnet, DesignEuropa Awards 2027, do të zhvillohet në Pragë, në Republikën Çeke.

Address


Opening Hours

Monday 08:00 - 16:30
Tuesday 08:00 - 16:30
Wednesday 08:00 - 16:30
Thursday 08:00 - 16:30
Friday 08:00 - 14:30

Telephone

+35542236288

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Drejtoria e Pergjithshme e Pronësisë Industriale posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Drejtoria e Pergjithshme e Pronësisë Industriale:

Shortcuts

  • Want your organization to be the top-listed government service?

Share