15/08/2026
📍 Delvinë | “Traditë, Kulturë, Shije Delvinjote”
Më 14 dhe 15 gusht, Sheshi “Sulejman Delvina” u kthye në një pikëtakim të traditës, kulturës, gastronomisë dhe vlerave autentike delvinjote.
Edhe këtë vit, Këshilli i Qarkut Vlorë ishte bashkëfinancues i aktivitetit, duke vijuar bashkëpunimin e përvitshëm me Bashkinë Delvinë në mbështetje të nismave që promovojnë trashëgiminë kulturore, produktet lokale dhe zhvillimin e turizmit në territorin tonë.
Në aktivitet mori pjesë Kryetari i Këshillit të Qarkut Vlorë, z. Ervis Moçka i cili vlerësoi këtë bashkëpunim dhe garantoi vijimin e mbështetjes, duke theksuar se kjo festë tashmë po kthehet në një traditë të përvitshme për Delvinën.
💬 “Promovimi i traditës, produkteve lokale dhe identitetit të çdo zone është njëkohësisht promovim i turizmit dhe një mundësi konkrete për zhvillimin e ekonomisë vendase. Ta ruajmë traditën duke e bërë atë pjesë të së ardhmes së Delvinës dhe të gjithë Qarkut të Vlorës.” – u shpreh z. Moçka.
🎶 Mbrëmjet u pasuruan nga muzika e “Djemve të Delvinës”, artizanati, produktet tradicionale dhe ekspozimi i automjeteve retro, duke krijuar një atmosferë të veçantë feste dhe krenarie lokale.
Këshilli i Qarkut Vlorë do të vijojë të mbështesë nisma që ruajnë identitetin tonë dhe i japin vlerë traditës, kulturës dhe potencialit turistik të çdo zone të qarkut.