Policia Bashkiake Vlorë

Policia Bashkiake Vlorë Faqja zyrtare e Policisë Bashkiake Vlorë

Whatsapp +355 69 70 42 444

📢 Policia Bashkiake Vlorë vijon aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhe.Gjatë ditës së sotme, më datë 31.07....
31/07/2026

📢 Policia Bashkiake Vlorë vijon aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhe.

Gjatë ditës së sotme, më datë 31.07.2026, Policia Bashkiake Vlorë ka ndërmarrë një aksion për lirimin e hapësirave publike në plazhe, të cilat janë zaptuar në mënyrë të paligjshme, duke penguar përdorimin e tyre nga qytetarët dhe pushuesit.

Ky aksion vjen pas përfundimit të të gjitha afateve të lëna për lirimin vullnetar të këtyre hapësirave dhe pas njoftimeve të përsëritura ndaj subjekteve përkatëse. Në rastet e mosrespektimit të këtyre detyrimeve, janë ndërmarrë veprimet e nevojshme për rikthimin e hapësirave në funksion të interesit publik.
Ndërmarrja e Shërbimeve Publike, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake Vlorë, do të vijojë kontrollin dhe lirimin e të gjitha hapësirave publike që zaptohen në mënyrë abuzive, me qëllim garantimin e aksesit të lirë dhe të barabartë për të gjithë qytetarët dhe pushuesit.
Policia Bashkiake Vlorë mbetet e angazhuar për zbatimin e ligjit dhe lirimin e hapësirave publike, duke ftuar çdo subjekt dhe qytetar të respektojë rregullat në fuqi.

05/06/2026
NJOFTIMNjoftojmë qytetarët se më datë 04.06.2026 do të kryhen punime përgjatë gjithë aksit rrugor “Pelivan Leskaj”, nga ...
03/06/2026

NJOFTIM

Njoftojmë qytetarët se më datë 04.06.2026 do të kryhen punime përgjatë gjithë aksit rrugor “Pelivan Leskaj”, nga Hotel Partner deri te kryqëzimi me rrugën “Zenel Murra”.

Për shkak të punimeve, ky aks rrugor do të jetë totalisht i mbyllur për qarkullimin e automjeteve deri në përfundimin e tyre.

Lutemi të gjithë qytetarët të shmangin lëvizjen në këtë segment rrugor dhe të përdorin itinerare alternative.

Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj.

21/04/2026

Njoftim me rëndësi për qytetarët e Vlorës!

Ndërmarrja e Pastrimit Vlorë bën me dije se përgjatë orëve të para të mëngjesit të ditës së mërkurë do të kryhet larja me botin dhe lavazhon tek "Rruga Numër 1”.

I gjithë segmenti rrugor nga zona e “Kalit të Trojës” deri tek rrethrrotullimi pranë bar/kafe "Motta" do të pastrohet dhe lahet me anën e botit lavazho.

Për këtë aksion kemi nevojë për mbështetjen e qytetarëve, të cilët duhet të largojnë nga segmenti rrugor mjetet personale, autoveturat.

Mjetet të cilat janë parkuar anës rrugës duhet të largohen nga segmenti për të liruar rrugën, në mënyrë që punëtorët e Ndërmarrjes së Pastrimit të mund të kryejnë punën e tyre.

Ju faleminderit!

Në kuadër të aktivitetit sportiv “Memoriali Vllaznia”, zhvilluar në qytetin e Shkodrës, sportisti Kristin Koço arriti nj...
12/04/2026

Në kuadër të aktivitetit sportiv “Memoriali Vllaznia”, zhvilluar në qytetin e Shkodrës, sportisti Kristin Koço arriti një sukses të merituar duke u shpallur kampion, si dhe duke u vlerësuar me çmimin “Boksieri më luftarak” i këtij eventi.
Ky rezultat është fryt i përkushtimit, disiplinës dhe punës së palodhur, duke përfaqësuar denjësisht jo vetëm veten, por edhe komunitetin tonë.
Si pjesë e stafit dhe strukturave të Policisë Bashkiake Vlorë, ndihemi krenarë për këtë arritje dhe i urojmë Kristinit suksese të mëtejshme në rrugëtimin e tij sportiv, duke besuar se do të vazhdojë të na bëjë krenarë edhe në të ardhmen.Kristjan Koco 👏🏻

🚶‍♂️ Trotuari është për këmbësorët, jo për parkim!Të nderuar qytetarë,Trotuari është hapësirë e dedikuar për këmbësorët ...
15/03/2026

🚶‍♂️ Trotuari është për këmbësorët, jo për parkim!

Të nderuar qytetarë,

Trotuari është hapësirë e dedikuar për këmbësorët dhe jo për parkimin e automjeteve. Parkimi mbi trotuar jo vetëm që pengon lëvizjen e qytetarëve, por krijon edhe rrezik serioz për jetën e tyre, veçanërisht për fëmijët.

Ndërkohë që një automjet parkon apo del nga trotuari, një fëmijë 5-vjeçar apo një këmbësor mund të kalojë në atë moment dhe të rrezikohet nga manovra e mjetit.

Bazuar në Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë, parkimi mbi trotuar përbën shkelje dhe është i ndaluar, përveç rasteve kur është i lejuar me sinjalistikë të posaçme.

⚠️ Policia Bashkiake e Bashkisë Vlorë do të marrë masa të rrepta ndaj çdo drejtuesi mjeti që parkon mbi trotuar, duke vendosur gjoba dhe, në rastet e përsëritura apo kur krijohet rrezik për qytetarët, deri në bllokimin dhe largimin e automjetit.

📍Respektoni rregullat e qarkullimit dhe hapësirën e këmbësorëve. Siguria e qytetarëve është përgjegjësi e përbashket.

Sot, më 13.03.2026, gjatë orarit të shërbimit të patrullës së Policisë Bashkiake në Rajonin Nr. 1, në vijim të kontrolle...
13/03/2026

Sot, më 13.03.2026, gjatë orarit të shërbimit të patrullës së Policisë Bashkiake në Rajonin Nr. 1, në vijim të kontrolleve për marrjen e masave ndaj automjeteve të parkuara në mënyrë të paligjshme mbi trotuar, në rrugën “Mitaq Salati”, ka ndodhur një incident.

Gjatë ushtrimit të detyrës, punonjësi i patrullës S.N është goditur nga një person pasi këtij të fundit i ishte vendosur masë administrative (gjobë) për parkim të gabuar.

Policia Bashkiake u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë rregullat e parkimit. Parkimi i automjeteve mbi trotuare rrezikon sigurinë dhe jetën e këmbësorëve, veçanërisht të fëmijëve, të moshuarve dhe personave me aftësi të kufizuara. Në çdo rast të konstatimit të shkeljeve të tilla do të merren masat përkatëse sipas ligjit.

Rasti i sotëm i është referuar Policisë së Shtetit, e cila do të ndjekë procedurat ligjore ndaj personit të përfshirë. Ai do të procedohet për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, parashikuar nga Neni 237 i Kodit Penal, i cili përcakton se:
“Goditjet ose vepra të tjera dhune që i bëhen punonjësit që kryen një detyrë shtetërore apo një shërbim publik, për shkak të veprimtarisë së tij shtetërore apo të shërbimit, dënohen me gjobë ose me burgim deri në 3 tre vjet.”

👮‍♂️ Policia Bashkiake do të vijojë të jetë e pranishme në terren për të garantuar rendin, sigurinë dhe respektimin e ligjit në shërbim të qytetarëve.

Gjatë kontrolleve të kryera ditën e sotme nga Policia Bashkiake Vlorë, janë konstatuar disa subjekte ndërtuese të cilat ...
10/03/2026

Gjatë kontrolleve të kryera ditën e sotme nga Policia Bashkiake Vlorë, janë konstatuar disa subjekte ndërtuese të cilat kanë shkaktuar ndotje të infrastrukturës rrugore dhe të hapësirave publike gjatë zhvillimit të punimeve të tyre.

Në përputhje me legjislacionin në fuqi, çdo subjekt ndërtues ka detyrimin ligjor të marrë të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar ndotjen e mjedisit, për të garantuar pastërtinë e rrugëve, trotuareve dhe hapësirave publike, si dhe për të menaxhuar në mënyrë të rregullt mbetjet që krijohen gjatë procesit të ndërtimit.

Këto detyrime burojnë nga legjislacioni shqiptar për mbrojtjen e mjedisit dhe administrimin e territorit, ku përcaktohet qartë se subjektet që zhvillojnë aktivitete ndërtimore duhet të sigurojnë masa mbrojtëse për të mos dëmtuar infrastrukturën publike dhe për të mos krijuar ndotje në mjedis.

📌 Policia Bashkiake Vlorë ka ndërhyrë menjëherë duke marrë masat administrative përkatëse, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, ndaj subjekteve që kanë shkelur këto detyrime.

⚠️ Bashkia Vlorë dhe Policia Bashkiake bëjnë me dije se nuk do të ketë asnjë tolerancë ndaj çdo subjekti që cenon pastërtinë e qytetit, dëmton infrastrukturën rrugore apo ndot hapësirat publike.

Kontrollet në terren do të vijojnë në mënyrë të vazhdueshme dhe çdo shkelje do të trajtohet sipas parashikimeve ligjore.

🤝 I bëjmë thirrje të gjitha subjekteve ndërtuese që të respektojnë rregullat dhe detyrimet ligjore, në mënyrë që të kontribuojmë së bashku për një qytet më të pastër, më të sigurt dhe më të mirë për të gjithë qytetarët.

🌸 Gëzuar 8 Marsin – Ditën e Nënës dhe të Gruas! 🌸Në këtë ditë të veçantë, Policia Bashkiake Vlorë uron nga zemra çdo nën...
08/03/2026

🌸 Gëzuar 8 Marsin – Ditën e Nënës dhe të Gruas! 🌸

Në këtë ditë të veçantë, Policia Bashkiake Vlorë uron nga zemra çdo nënë, çdo grua dhe çdo vajzë për 8 Marsin, ditën që simbolizon dashurinë, sakrificën, forcën dhe përkushtimin e tyre të jashtëzakonshëm.

Në shenjë respekti dhe falënderimi për rolin e pazëvendësueshëm që gratë kanë në familje dhe në shoqëri, sot në qytetin e Vlorës janë shpërndarë lule për çdo femër, si një gjest i vogël mirënjohjeje për gjithçka që ato bëjnë çdo ditë. Një lule për të kujtuar se sa shumë vlerë dhe bukuri sjell prania e tyre në jetën tonë.

Nënat janë zemra e familjes, janë forca që na rrit, na mbështet dhe na mëson të ecim përpara me dashuri dhe dinjitet. Gratë janë frymëzim, janë energji dhe shembull për një shoqëri më të mirë.

Le të jetë kjo ditë një moment për të shprehur mirënjohjen tonë më të thellë dhe për t’u uruar të gjitha grave më shumë dashuri, respekt, shëndet dhe lumturi në jetën e tyre. 🌷

Policia Bashkiake Vlorë ju uron një 8 Mars të gëzuar, plot buzëqeshje, vlerësim dhe dashuri nga njerëzit tuaj të dashur! 💐

Në zonën e fshatit Dukat, gjatë ditës së sotme është konstatuar një automjet që po shkarkonte dhera në zonën e lumit, du...
07/03/2026

Në zonën e fshatit Dukat, gjatë ditës së sotme është konstatuar një automjet që po shkarkonte dhera në zonën e lumit, duke ndotur ambientin dhe duke shkelur rregullat për menaxhimin e mbetjeve inerte. Menjëherë pas konstatimit të administratorit te zones , në vendngjarje ka shkuar patrulla e Policisë Bashkiake Vlorë, në bashkëpunim me Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT).

Pas verifikimeve të kryera në terren, nga ana e strukturave përgjegjëse janë marrë masat ligjore përkatëse ndaj subjektit/automjetit në fjalë. Nga Policia Bashkiake është mbajtur akt-konstatimi dhe është vendosur masë administrative për hedhje të inerteve në vende të pa miratuara, në kundërshtim me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e mjedisit dhe administrimin e territorit.

Strukturat përgjegjëse do të vijojnë kontrollet në terren për të parandaluar raste të ngjashme dhe për të garantuar respektimin e rregullave për mbrojtjen e mjedisit dhe të hapësirave publike.

Address

Pallati Kultures Skele
Vlorë
9400

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Policia Bashkiake Vlorë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Policia Bashkiake Vlorë:

Shortcuts

Share