Albanian Mission in Vienna

Albanian Mission in Vienna Permanent Mission of the Republic of Albania to the International Organizations in Vienna

01/09/2026
27/07/2026
Sot në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së, Ambasadorja Eglantina Gjermeni nderoi viktimat e gjenocidit të Srebrenicës, du...
16/07/2026

Sot në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së, Ambasadorja Eglantina Gjermeni nderoi viktimat e gjenocidit të Srebrenicës, duke rikonfirmuar angazhimin e Shqipërisë për ruajtjen e së vërtetës historike, refuzimin e mohimit të genocidit dhe mbështetjen për drejtësinë ndërkombëtare.
Shqipëria theksoi se mësimet e Srebrenicës nuk i përkasin vetëm historisë. Ajo dënoi deklaratat e fundit të një anëtari të Qeverisë së Serbisë, që shprehu keqardhje që në Kosovë nuk kishte ndodhur një spastrim etnik edhe më i gjerë, duke i cilësuar ato të papranueshme dhe një fyerje ndaj viktimave të luftës.
Mënyra më domethënëse për të nderuar viktimat e Srebrenicës është të mbrojmë dinjitetin njerëzor, barazinë, drejtësinë dhe paqen.

Një diskutim me vlerë dhe mjaft frytdhënës në mbledhjen e sotme të Komitetit për Dimensionin Njerëzor të OSBE-së, me tem...
14/07/2026

Një diskutim me vlerë dhe mjaft frytdhënës në mbledhjen e sotme të Komitetit për Dimensionin Njerëzor të OSBE-së, me temën: "Liria e medias, besimi dhe llogaridhënia në një mjedis informativ në zhvillim", nën kryesimin e Ambasadores së Shqipërisë në OSBE, Eglantina Gjermeni. 🇦🇱
Në një peizazh mediatik që po ndryshon me shpejtësi – i ndikuar nga transformimi digjital, dezinformimi, rënia e besimit të publikut, sfidat ekonomike dhe rreziqet në rritje për gazetarët – mbrojtja e lirisë së shprehjes dhe e lirisë së medias mbetet një nga angazhimet themelore të OSBE-së dhe një shtyllë e domosdoshme për demokracitë tona.
Diskutimi i sotëm ishte një mundësi e rëndësishme për të reflektuar mbi mënyrat se si shtetet pjesëmarrëse, profesionistët e medias, rregullatorët, shoqëria civile dhe organizatat ndërkombëtare mund të forcojnë besimin, transparencën dhe llogaridhënien, duke respektuar plotësisht pavarësinë e medias. Etika në media, vetërregullimi, edukimi mediatik dhe informativ, roli i mediave publike, si dhe siguria e gazetarëve – veçanërisht e atyre që përballen me rreziqe më të mëdha – janë elementë kyç për ndërtimin e një hapësire informative më të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.
Një media e lirë, pluraliste dhe e përgjegjshme nuk është vetëm një shtyllë e demokracisë, por edhe një kontribut i rëndësishëm për sigurinë, kohezionin shoqëror dhe besimin e publikut në të gjithë rajonin e OSBE-së.
Mirënjohje për folësit e nderuar – Ambasadorin Jan Braathu, Maja Sever, Bertrand Mossiat, Rashela Shehu dhe Gill Phillips – për kontributin dhe ekspertizën e tyre, si edhe për të gjitha delegacionet për një shkëmbim të hapur, konstruktiv dhe me përmbajtje.
📸 © Micky Kroell

08/07/2026

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channe...

29/06/2026

2 JAVË na ndajnë nga nata që do të hyjë në histori! 🎤🇦🇱

Më 11 korrik 2026, Shqipëria do të presë për herë të parë një ngjarje të këtij niveli, eksperiencën e turit botëror të YE (Kanye West), në një super-produksion e pjesëmarrje të jashtëzakonshme, duke e kthyer në ngjarjen muzikore më të madhe të organizuar ndonjëherë në vend. 🦅👐🏻

🎤 YE LIVE IN ALBANIA
📍 Eagle Stadium, Tiranë - Kashar
🗓️ 11 Korrik 2026

🎟️ Bileta & info: www.yealbania.com

2 WEEKS away from the night that will go down in history! 🎤🇦🇱

On July 11, 2026, Albania will host for the first time an event of this level, the YE (Kanye West) world tour experience, in a super-production and extraordinary participation, making it the biggest music event ever organized in the country. 🦅👐🏻

🎤 YE LIVE IN ALBANIA
📍 Eagle Stadium, Tirana - Kashar
🗓️ July 11, 2026

🎟️ Tickets & info: www.yealbania.com

Një ditë e plotë dhe intensive dje, kushtuar tolerancës dhe mosdiskriminimit në kuadër të Komitetit të Dimensionit Njerë...
24/06/2026

Një ditë e plotë dhe intensive dje, kushtuar tolerancës dhe mosdiskriminimit në kuadër të Komitetit të Dimensionit Njerëzor të OSBE, kryesuar nga Ambasadore Eglantina Gjermeni.

✅ Duke nisur me aktivitetin paralel ku u prezantua Udhëzuesi Praktik i OSBE-ODIHR: “Të kuptuarit e krimeve të urrejtjes anti-kristiane dhe adresimi i nevojave të sigurisë së komuniteteve të krishtera”

✅ Duke vazhduar me aktivitetin paralel të Zvicrës: “Si mund komunitetet fetare dhe të besimit të ndihmojnë në forcimin e bashkëpunimit shumëpalësh?”

✅ Dhe duke përfunduar me mbledhjen e Komitetit për Dimensionin Njerëzor mbi temën: “Ndërtimi i shoqërive gjithëpërfshirëse përmes dialogut, edukimit dhe sigurisë: adresimi i intolerancës dhe diskriminimit mbi bazën e fesë ose besimit.”

Toleranca dhe mosdiskriminimi janë angazhime themelore të OSBE dhe thelbësore për shoqëritë demokratike, kohezionin social dhe sigurinë gjithëpërfshirëse. Respekti për lirinë e mendimit, ndërgjegjes, fesë apo besimit është njëkohësisht një e drejtë themelore e njeriut dhe një parakusht për shoqëri paqësore, të qëndrueshme dhe të begata. Megjithatë, intoleranca dhe diskriminimi mbi bazën e fesë apo besimit vazhdojnë të jenë të pranishme në rajonin e OSBE-së.

Përvoja tregon se dialogu, edukimi dhe angazhimi i komuniteteve janë ndër mjetet më efektive për të parandaluar intolerancën dhe për të nxitur mirëkuptimin e ndërsjellë.

Në një kohë kur multilateralizmi përballet me sfida të rëndësishme, komunitetet fetare dhe të besimit — të rrënjosura në nivel lokal, të besuara nga shumë njerëz në të gjithë botën — mund të ndërtojnë ura, të promovojnë pajtimin dhe të forcojnë qëndrueshmërinë ndaj përçarjes dhe polarizimit.

Për Shqipërinë, toleranca dhe mosdiskriminimi kanë një domethënie të veçantë. Për shekuj me radhë, komunitete të ndryshme fetare në vend kanë jetuar krah për krah në një frymë tolerance dhe bashkëjetese — një diversitet që duhet ruajtur dhe ndarë si vlerë. Kjo kulturë respekti ka rrënjë të thella: gjatë holokaustit, shqiptarët strehuan dhe mbrojtën hebrenjtë që i largoheshin persekutimit, dhe edhe sot Shqipëria mban gjallë traditën e hapjes dhe solidaritetit ndaj atyre që kërkojnë strehim nga konflikti. Aktivitetet e sotme ishin një mundësi e shkëlqyer për të shkëmbyer përvoja, për të identifikuar praktika të mira dhe për të eksploruar se si shtetet pjesëmarrëse mund të forcojnë më tej përpjekjet për të luftuar intolerancën dhe diskriminimin mbi bazën e fesë apo besimit, duke promovuar njëkohësisht shoqëri gjithëpërfshirëse dhe kohezive.

Faleminderit 👏 folësve të nderuar dhe delegacioneve të OSBE për shkëmbimin informues, dinamik dhe konstruktiv.

Në Konferencën Vjetore të Rishikimit të Sigurisë të OSBE, Shqipëria 🇦🇱, përmes Ambasadores Gjermeni, qëndroi fuqishëm në...
17/06/2026

Në Konferencën Vjetore të Rishikimit të Sigurisë të OSBE, Shqipëria 🇦🇱, përmes Ambasadores Gjermeni, qëndroi fuqishëm në krah të Ukrainës 🇺🇦 përballë luftës së vazhdueshme të agresionit nga Rusia, e cila mbetet kërcënimi më i madh për sigurinë evropiane dhe shkelëse flagrante e së drejtës ndërkombëtare.
Shqipëria ritheksoi mbështetjen e saj të palëkundur për sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të Ukrainës, si dhe për përpjekjet që synojnë sigurimin e drejtësisë dhe mbajtjen përgjegjës të autorëve për krimet e kryera në Ukrainë.
Shqipëria gjithashtu theksoi nevojën për bashkëpunim më të fortë në adresimin e kërcënimeve ndërkufitare, përfshirë terrorizmin, krimin e organizuar, ekstremizmin e dhunshëm, krimin kibernetik dhe implikimet e ndryshimeve klimatike për sigurinë. Duke rikujtuar Deklaratën e Këshillit Ministror të Tiranës të vitit 2020 mbi forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar, theksoi se kërkohet angazhim i vazhdueshëm dhe veprim kolektiv për të qenë efektivë.
Shqipëria nënvizoi rëndësinë e avancimit të agjendës “Gratë, Paqja dhe Siguria”, mbështetjen për qasjen gjithëpërfshirëse të OSBE ndaj sigurisë, si dhe promovimin e paqes, stabilitetit dhe prosperitetit afatgjatë në Ballkanin Perëndimor, ndërsa ecim drejt së ardhmes sonë të përbashkët evropiane 🇪🇺.

Adresse

Raisnerstrasse 27/6a
Vienna
1030

Öffnungszeiten

Montag 09:00 - 17:00
Dienstag 09:00 - 17:00
Mittwoch 09:00 - 17:00
Donnerstag 09:00 - 17:00
Freitag 09:00 - 17:00

Benachrichtigungen

Lassen Sie sich von uns eine E-Mail senden und seien Sie der erste der Neuigkeiten und Aktionen von Albanian Mission in Vienna erfährt. Ihre E-Mail-Adresse wird nicht für andere Zwecke verwendet und Sie können sich jederzeit abmelden.

Verknüpfungen

Teilen