27/09/2026
I Ngarkuari me Punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Vjenë, Albinot Bimbashi, mori pjesë në drekën zyrtare të shtruar nga presidenti i Federatës së Futbollit të Austrisë, Josef Pröll, së bashku me presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, dhe delegacionin e FFK-së.
Austria është shtet mik dhe aleat i rëndësishëm i Kosovës. Sonte, shumë bashkatdhetarë e tifozë do të jenë në stadium për t’i mbështetur Dardanët dhe për të krijuar një atmosferë të paharrueshme.
Urojmë një ndeshje të bukur e të fortë, të zhvilluar në frymë sportive dhe fair-play, me shpresën që në fund festa t’u takojë Dardanëve. 🇽🇰⚽️🇦🇹