11/11/2024
Lest We Forget: Faleminderit Kanada për Përkushtimin dhe Mbështetjen për Lirinë dhe Paqen 🌺
Sot, në këtë ditë përkujtimore, nderojmë të gjithë ata që sakrifikuan për vlerat e lirisë dhe paqes që ne dhe bota gëzojmë sot. Shprehim mirënjohjen më të thellë për të gjithë ata që kanë dhënë gjithçka për të mbrojtur të drejtat e njeriut dhe dinjitetin njerëzor.
Një falënderim i veçantë për Kanadanë, e cila vazhdon të jetë një partner i palëkundur për Kosovën. Përmes përkushtimit dhe mbështetjes së vazhdueshme, Kanadaja jo vetëm që ka qëndruar pranë Kosovës në momente të vështira, por edhe kontributon sot nëpërmjet mundësive për edukim dhe zhvillim për qytetarët tanë. Falë këtij partneriteti të fortë, shumë të rinj nga Kosova kanë mundësinë të arsimohen në Kanada dhe të zhvillojnë aftësi që do t’i shërbejnë ndërtimit të një të ardhmeje më të mirë për vendin tonë.
Le të kujtojmë dhe nderojmë sakrificat që na sollën deri këtu dhe të vijojmë të punojmë për forcimin e marrëdhënieve tona të përbashkëta për një botë më të drejtë dhe të paqtë.