Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Zvicër

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Zvicër Embassy of the Republic of Albania in Switzerland / Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Zvicër

Ambasadori Dredha priti Kryesinë e “AlbaHealth”Ambasadori i RSH-së në  Bernë, z. Ermal Dredha priti sot në Ambasadë Krye...
08/09/2026

Ambasadori Dredha priti Kryesinë e “AlbaHealth”

Ambasadori i RSH-së në Bernë, z. Ermal Dredha priti sot në Ambasadë Kryesinë e shoqatës “Alba Health”, të drejtuar nga z. Ekrem Hasani, sipërmarrës i suksesshëm dhe kontribues i çmuar i komunitetit shqiptar në Zvicër, së bashku me anëtarët znj.Shqipe Halili, z.Ali Murtaj dhe z.Nezir Tishuki.

Në një atmosferë miqësore u diskutua mbi mundësitë e forcimit të bashkëpunimit, rrjetëzimin e profesionistëve shqiptarë të shëndetësisë, krijimin e urave me institucionet në Shqipëri, organizimin e aktiviteteve të përbashkëta, si dhe përfshirjen e studentëve shqiptarë të mjekësisë dhe infermierisë.

Ambasadori Dredha vlerësoi lart angazhimin dhe kontributin e “Alba Health” në Zvicër dhe siguroi Kryesinë për mbështetjen maksimale të Ambasadës ndaj nismave që fuqizojnë profesionistët shqiptarë, krijojnë ura bashkëpunimi me Shqipërinë dhe i shërbejnë komunitetit tonë në Zvicër.

Dje në Aargau, me ftesë të Misionit Katolik Shqiptar dhe të Don Pal Tunaj, Ambasadori i RSH-së në Bernë, z. Ermal Dredha...
07/09/2026

Dje në Aargau, me ftesë të Misionit Katolik Shqiptar dhe të Don Pal Tunaj, Ambasadori i RSH-së në Bernë, z. Ermal Dredha , mori pjesë në veprimtarinë kushtuar përkujtimit të Shenjtërimit të Shën Nënë Terezës, në prani edhe të Don David Gjugjajt, drejtues i Radio Vatikanit në gjuhën shqipe, përfaqësuesve të Misionit Katolik, institucioneve, shoqatave dhe komunitetit shqiptar në Zvicër.

Në kremtimin e 10 vjetorit të shenjtërimit të Saj, Nënë Tereza mbetet një krenari për shqiptarët dhe një figurë universale e humanizmit. Në një kohë të shënuar nga luftëra, ndarje dhe kriza humanitare, mesazhi i saj është më aktual se kurrë “të mos jemi indiferentë ndaj vuajtjes së tjetrit dhe të shohim tek çdo njeri dinjitetin që meriton”!

Paqja fillon kur shohim tek tjetri, para së gjithash, njeriun. 🇦🇱🇨🇭

🇦🇱🇨🇭 Nga Puka në Zvicër – 10 vite “Fol Shqip Show”Ambasadori i RSH-së në Bernë, z. Ermal Dredha , mori pjesë në mbrëmjen...
05/09/2026

🇦🇱🇨🇭 Nga Puka në Zvicër – 10 vite “Fol Shqip Show”

Ambasadori i RSH-së në Bernë, z. Ermal Dredha , mori pjesë në mbrëmjen në shënimin e 10-vjetorit dhe çeljes së sezonit të ri të emisionit “Fol Shqip Show”, drejtuar nga Altin Marku , me origjinë nga Puka, si dhe Marash Pulaj.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Ambasadori vlerësoi kontributin e emisionit gjatë një dekade në promovimin e gjuhës, kulturës dhe arritjeve të shqiptarëve në Zvicër, si dhe në forcimin e lidhjeve me shoqërinë zvicerane.

Mbrëmja, ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve të Zyrih-ut, diplomatë, personalitete të arsimit, sipërmarrës dhe miq të komunitetit shqiptar, shënoi gjithashtu hapjen e “Melodia Zürich”, një hapësirë e re multikulturore në Volketswil.

🇦🇱🇨🇭 10 vite fjalë, kulturë dhe ura mes shqiptarëve dhe Zvicrës.

05/09/2026
05/09/2026
02/09/2026

Sulmet e fundit në Kiev dhe droni rus në Gjermani, Ministri Hoxha: Agresioni nuk do ta dobësojë vendosmërinë, sigurinë dhe unitetin e Evropës.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, postim në X:

Rusia ka demonstruar edhe një herë se agresioni i saj kundër Ukrainës nuk ndalet. Sulmet masive në Kiev dhe qytete të tjera ukrainase, përfshirë sulmin e drejtpërdrejtë në Universitetin Kombëtar të Teknologjive Ushqimore, janë pjesë e një fushate brutale që vazhdon të vendosë civilët në rrezik.

Evropa, dhe Shqipëria si pjesë e saj, me të drejtë kanë qëndruar që nga dita e parë në krah të Ukrainës, dhe ne duhet të vazhdojmë ta bëjmë këtë.

Ukraina mbetet vija e parë e kësaj lufte. Por është gjithnjë e më e qartë se shtrirja dhe ambiciet e Rusisë shtrihen shumë përtej Ukrainës. Incidenti i konfirmuar i dronit rus në Leipzig është një tjetër kujtesë e fortë se Moska po teston kufijtë e sigurisë evropiane dhe po zgjeron ndërhyrjen dhe aktivitetet e saj destabilizuese në të gjithë kontinentin.

Kërcënimi, agresioni dhe ndërhyrja hibride nuk do ta dobësojnë vendosmërinë e Evropës. Ato duhet të kenë efektin e kundërt: një Evropë më të fortë, më të bashkuar dhe më të vendosur.

Ukraina po mbron tokën e saj. Evropa po mbron sigurinë e saj. Ne duhet të qëndrojmë së bashku në të dy frontet.

Adresse

Pourtalesstrasse 45 A
Muri Bei Bern
3074

Öffnungszeiten

Montag 09:00 - 17:00
Dienstag 09:00 - 17:00
Mittwoch 09:00 - 17:00
Donnerstag 09:00 - 17:00
Freitag 09:00 - 14:00

Telefon

+41319526010

Benachrichtigungen

Lassen Sie sich von uns eine E-Mail senden und seien Sie der erste der Neuigkeiten und Aktionen von Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Zvicër erfährt. Ihre E-Mail-Adresse wird nicht für andere Zwecke verwendet und Sie können sich jederzeit abmelden.

Die Organisation Kontaktieren

Nachricht an Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Zvicër senden:

Verknüpfungen

Teilen