Specbuk

Specbuk Lajme sapo te dalur nga furra

26/05/2026
🇧🇬 Presidentja bullgare e prerë ndaj ShkupitPresidentja në detyrë e Bullgarisë, Iliana Iotova, ka shprehur shqetësimin e...
26/05/2026

🇧🇬 Presidentja bullgare e prerë ndaj Shkupit

Presidentja në detyrë e Bullgarisë, Iliana Iotova, ka shprehur shqetësimin e Sofjes lidhur me raportimet se Maqedonia e Veriut po shqyrton alternativa për hapjen e kapitujve të tjerë në procesin e negociatave me Bashkimin Evropian, duke shmangur fillimin nga klasteri i parë që lidhet me të drejtat themelore.

Ajo theksoi se ky klaster përbën themelin e gjithë procesit të anëtarësimit dhe se Bullgaria nuk do të mbështesë asnjë qasje që e anashkalon apo e vonon atë.

“Maqedonia e Veriut nuk duhet të krijojë iluzionin se ekziston një rrugë më e lehtë; deri në qershor duhet të qartësohet nëse vendi synon realisht anëtarësimin në BE”, u shpreh Iotova.

Deklaratat ajo i bëri gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih, ku zhvilloi edhe një takim me presidentin e Këshillit Evropian, António Costa. Në fokus të bisedës ishin zgjerimi i BE-së, zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe qëndrimi i Bullgarisë ndaj procesit eurointegrues të Maqedonisë së Veriut.

Iotova përsëriti qëndrimin se pa ndryshime kushtetuese dhe pa përfshirjen e bullgarëve në preambulën e Kushtetutës si komunitet shtetformues, nuk mund të ketë progres në rrugën evropiane të vendit. Sipas saj, këto kërkesa janë pjesë e standardeve dhe marrëveshjeve të dakorduara në kuadër të procesit.

Ajo shtoi se afati deri në qershor duhet të shërbejë për gjetjen e një zgjidhjeje të përbashkët mes palëve evropiane dhe Maqedonisë së Veriut, nëse vendi dëshiron të vazhdojë integrimin drejt BE-së.

Në fund, Iotova nënvizoi se Bullgaria do të vijojë të mbrojë interesat e saj brenda BE-së dhe NATO-s, duke theksuar nevojën që Evropa të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë dhe stabilitetin në rajon, veçanërisht duke pasur parasysh pozicionin e Bullgarisë si kufiri i jashtëm i Bashkimit Evropian.

🇽🇰 70% e qytetarëve të Kosovës vlerësojnë se situata në vend është e mirë, duke e renditur Republikën tonë në nivelin më...
26/05/2026

🇽🇰 70% e qytetarëve të Kosovës vlerësojnë se situata në vend është e mirë, duke e renditur Republikën tonë në nivelin më të lartë të sentimentit pozitiv qytetar në gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ky nuk është perceptim i rastësishëm. Është pasqyrim i një shteti që po forcohet çdo ditë, i institucioneve që punojnë fort e drejt, i rendit e stabilitetit demokratik, i ekonomisë që po rritet dhe i besimit që po rikthehet tek Republika e Kosovës dhe tek qytetarët e saj.

Sot, Kosova nuk po njihet vetëm për qëndrueshmëri demokratike dhe progres.
Po njihet edhe për diçka thelbësore, qytetarët e saj që besojnë në vendin e tyre.

Albinin e kemi, Ushtrinë e kemi, Policinë e kemi, tash ka mbet me gjet një PROKUROR të pathyeshëm e po ta bëjmë shtetin ...
26/05/2026

Albinin e kemi, Ushtrinë e kemi, Policinë e kemi, tash ka mbet me gjet një PROKUROR të pathyeshëm e po ta bëjmë shtetin te barabartë për gjithë dhe hajnat dhe langarecat me i çu n'dyz!

Ska kthim mbrapa, populli është vehdisuar ecim drejt dhe e vulosim me 7 qershor 💥✊️

KREJT PËR SHTET
SHTET PËR KREJT
VETËVENDOSJE 116-et
Qitja pikën✔️

@ Fisnik F Kallaba

Ja pse nuk duhet të votohet Albin Kurti në këto zgjedhje!Albin Kurti nuk duhet të votohet ngaqë Qeveria e tij e rriti bu...
26/05/2026

Ja pse nuk duhet të votohet Albin Kurti në këto zgjedhje!

Albin Kurti nuk duhet të votohet ngaqë Qeveria e tij e rriti buxhetin vjetor në 4 miliardë. Në vend të grupeve të ngushta të interesit, atë buxhet e shpërndanë tek kategoritë më të ndjeshme: nëna e fëmijë, pensionistë, studentë, qifte të reja, etj.

Nuk duhet të votohet Albin Kurti sepse çështja e veriut duhet të kthehet në pikën ku e la Edita Tahiri, te Ura e Ibrit. As të forcohet policia, e as të shtohet xhandarmëria.

Albin Kurti nuk duhet të votohet se po planifikon 1 miliardë euro për forcimin e ushtrisë - industri ushtarake të prodhuar në Kosovë. Edhe 1 miliardë të tjera për forcimin e ekonomisë, përmes Bankës Zhvillimore.

Nuk duhet votuar Albin Kurti ngaqë është i vendosur ta themelojë Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikuar. Ato pare që janë bërë kundërligjshëm, nuk bën të preken. E, as nuk duhet kërkuar përgjigje nga sistemi i drejtësisë, pse i kanë futur sytë në lesh kur gjithçka ndodhte para syve të të gjithëve.

Nuk duhet dhënë votën Kurtin ngaqë i ktheu terminalet doganore në pronësi të shtetit dhe po don t'i modernizojë. Ato duhet t'ia lëmë privatit, siç ka qenë.

Nuk duhet dhënë votën atij ngaqë don ta heq taksën 10% për veturat e importuara nga BE, për t'ua ulur koston qytetarëve, siç synon edhe me ligjin për çmimet tavan.

Albinin nuk duhet votuar edhe ngaqë u transformuan thuajse krejt klinikat në sektorin publik të shëndetësisë dhe u investua në aparatura moderne e shtim të buxhetit për barna. Duhet shërbimet t'i marrim te privati! Prandaj, nuk duhet votuar!

Albin Kurtin nuk duhet votuar ngaqë ai nuk e përdor as UÇK-në si mbulesën, e as Rugovën. Thjeshtë, e lexon kalendarin e kësaj kohe dhe angazhohet për të shtruar rrugën e brezave që do të vijnë.

Prandaj, ju që nuk doni ta votoni Albin Kurtin keni shumë arsye. Këto ishin veç disa!

@ Xhevdet Pozhari

News Satirik
26/05/2026

News Satirik

Adresse

Esp. Léopold-Robert 6
Neuenburg
2000

Webseite

Benachrichtigungen

Lassen Sie sich von uns eine E-Mail senden und seien Sie der erste der Neuigkeiten und Aktionen von Specbuk erfährt. Ihre E-Mail-Adresse wird nicht für andere Zwecke verwendet und Sie können sich jederzeit abmelden.

Teilen