Osman Osmani

Osman Osmani Kontaktinformationen, Karte und Wegbeschreibungen, Kontaktformulare, Öffnungszeiten, Dienstleistungen, Bewertungen, Fotos, Videos und Ankündigungen von Osman Osmani, Sozialdienstleistungen, Rosenbergstrasse 51, Neuhausen am Rheinfall.

Kadidat für die Stadtsparlament von Prishtina, Lokalwahlen von 12.10.2025

1995-2005: MA PsychoSozialer Dienst AOZ

2005-2010: Leiter OJA Zürich-Affoltern

2010-2019: Nationaler Gewerkschaftssekretär Unia

2x Kantonsrat & 1 x Grossstadtrat Schaffhausen

Në politikë, si edhe në familje, shoqëri e shtet, askush nuk duhet të jetë “baba”. Demokracia ndërtohet mbi institucione...
23/07/2026

Në politikë, si edhe në familje, shoqëri e shtet, askush nuk duhet të jetë “baba”. Demokracia ndërtohet mbi institucione, përgjegjësi, llogaridhënie dhe qytetarë të barabartë – jo mbi kultin e individit.

Pavarësisht nëse pajtohemi plotësisht apo jo me autoren, ky është një shkrim që ia vlen të lexohet me vëmendje, sepse nxit reflektim mbi raportin ndërmjet pushtetit, shtetit dhe qytetarit.

Mes paqëndrueshmërisë politike të Kosovës në dy vitet e fundit, një nofkë u ngurtësua në titull: Votuesit e Albin Kurtit nuk e quajnë më kryeministër, por baba. Kjo ese shtron pyetjen se çfarë po bën kjo fjalë dhe pse vazhdon të rishfaqet në momente ankthi politik e ekonomik? Që ...

20/07/2026

Përtej protestës: CILI ËSHTË VIZIONI PËR SHQIPËRINË DHE PËR ÇËSHTJEN SHQIPTARE?

Deklarata e “Kuvendit Kombëtar Qytetar” përmban shumë parime me të cilat çdo demokrat mund të pajtohet: transparencë, llogaridhënie, pjesëmarrje qytetare, sundim të ligjit dhe mbrojtje të interesit publik.

Edhe unë i mbështes plotësisht këto parime.

Por pikërisht sepse i konsideroj serioze, besoj se ato kërkojnë edhe përgjigje serioze.

Si do të realizohen konkretisht këto objektiva?

A synohet forcimi i institucioneve demokratike apo zëvendësimi i tyre me presionin e rrugës?

Si harmonizohet “mbajtja ndezur e protestës” me dialogun institucional, procedurat kushtetuese dhe procesin e integrimit evropian?

Kush e përfaqëson “Kuvendin Kombëtar Qytetar”? Si është ndërtuar legjitimiteti i tij? A përfaqësohen aty edhe sindikatat, shoqëria civile, komuniteti akademik, biznesi, diaspora dhe grupet e tjera shoqërore?

Po aq e rëndësishme është edhe një pyetje tjetër: a do të vlejnë të njëjtat standarde edhe nesër, nëse në pushtet vjen një qeveri tjetër?

Qytetaria aktive nuk matet vetëm me protestat. Ajo matet me aftësinë për të ndërtuar institucione të forta, për të respektuar rregullat demokratike dhe për të zhvilluar reforma të qëndrueshme.

Megjithatë, mbi të gjitha mbetet një çështje që, sipas mendimit tim, nuk mund të anashkalohet.

Cili është vizioni për çështjen shqiptare në Evropën Juglindore në shekullin XXI?

Si konceptohen marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Luginën e Preshevës dhe Greqi?

Cilët janë hapat konkretë për forcimin e integrimeve të mirëfillta ndërshqiptare – në arsim, kulturë, ekonomi, shkencë, infrastrukturë, diasporë dhe përfaqësim të përbashkët – paralelisht me procesin e integrimit evropian?

Këto nuk janë pyetje dytësore. Përkundrazi, ato janë me interes strategjik për të gjithë shqiptarët, pavarësisht se në cilin shtet jetojnë apo çfarë shtetësie kanë.

Nëse kërkohet solidarizimi dhe mobilizimi i shqiptarëve kudo që ndodhen, atëherë është legjitime të kërkohet edhe një vizion i qartë për të ardhmen e të gjithë hapësirës shqiptare. Solidariteti nuk mund të mbështetet vetëm mbi kundërshtimin ndaj një qeverie. Ai duhet të mbështetet mbi një projekt pozitiv, gjithëpërfshirës dhe afatgjatë për zhvillimin, bashkëpunimin dhe integrimin e shqiptarëve, në harmoni me vlerat dhe proceset e Bashkimit Evropian.

Shqipëria nuk është në sh*tje.

Po aq e rëndësishme është që Shqipëria, Kosova dhe mbarë hapësira shqiptare të mos bëhen peng i polarizimit të përhershëm politik.

Ato kanë nevojë për më shumë qytetari aktive, më shumë dialog, më shumë institucione funksionale, më shumë integrim ndërshqiptar dhe më shumë Evropë.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=122111540229388550&id=61591656516682&mibextid=wwXIfr

Adresse

Rosenbergstrasse 51
Neuhausen Am Rheinfall
8212

Benachrichtigungen

Lassen Sie sich von uns eine E-Mail senden und seien Sie der erste der Neuigkeiten und Aktionen von Osman Osmani erfährt. Ihre E-Mail-Adresse wird nicht für andere Zwecke verwendet und Sie können sich jederzeit abmelden.

Die Organisation Kontaktieren

Nachricht an Osman Osmani senden:

Teilen