Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Cyrih

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Cyrih Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Cyrih
Generalkonsulat der Republik Kosova in Zürich
Consulate General of the Republic of Kosova in Zurich

Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih, në vazhdimësi publikon në këtë faqe, njoftimet e ndryshme, udhëzimet, shpalljet etj. Konsullata, nuk punon gjatë ditëve të fundjavës dhe në festat zyrtare të Republikës së Kosovës dhe të shtetit pritës.

Kishim kënaqësinë e veçantë të merrnim pjesë në koncertin matinée, një aktivitet i bukur kulturor që solli tingujt e muz...
07/09/2026

Kishim kënaqësinë e veçantë të merrnim pjesë në koncertin matinée, një aktivitet i bukur kulturor që solli tingujt e muzikës baroke dhe klasike në një atmosferë të veçantë.
Ishte kënaqësi të ishim pjesë e këtij organizimi dhe të shijonim një repertor të zgjedhur, të interpretuar me përkushtim nga artistët pjesëmarrës, ndër ta edhe pianisti shqiptar Leutrim Aliji.
Artistët tanë në mërgatë, vazhdojnë të japin një kontribut të çmuar në jetën kulturore dhe në promovimin e vlerave tona.

Më 5 shtator 2026, në ambientet e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Cyrih, u mbajt promovimi i lib...
06/09/2026

Më 5 shtator 2026, në ambientet e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Cyrih, u mbajt promovimi i librit “Psikologji Klinike – Shkenca dhe Raste Praktike në Trajtimin e Çrregullimeve Mendore”, të autores Shqipe Vitija.

Aktiviteti u organizua nga Konsullata e Përgjithshme, në bashkëpunim me Lidhjen e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër (LMShZ) dhe Alba Health, me pjesëmarrjen e profesionistëve të fushës së shëndetësisë, psikologjisë, arsimit dhe pjesëtarëve të mërgatës shqiptare në Zvicër.

Në hapje, shefi i Misionit z. Vigan Berisha përshëndeti të pranishmit dhe theksoi rëndësinë e krijimit të hapësirave për shkëmbim profesional dhe prezantimin e punimeve shkencore e akademike.

Të pranishmëve iu drejtuan gjithashtu z. Gazmend Haliti, Kryetar i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër, z. Ekrem Hasani, Kryetar i Alba Health.

Një prezantim të veçantë mbi librin e mbajti Prof. Bardhyl Musai, profesor universitar, ekspert i arsimit dhe njëkohësisht botues i veprës, i cili foli për përmbajtjen, procesin e botimit dhe vlerën e librit në aspektin akademik e profesional.

Autorja Shqipe Vitija prezantoi përmbajtjen, procesin e hartimit dhe qëllimin e botimit, duke vënë në pah rëndësinë e literaturës profesionale në gjuhën shqipe dhe ndërlidhjen e njohurive akademike me praktikën.

Aktiviteti u përmbyll me diskutim dhe bashkëbisedim me të pranishmit, duke krijuar mundësi për shkëmbim të njohurive dhe përvojave ndërmjet profesionistëve.

Kishim kënaqësinë të merrnim pjesë sonte në Volketswil, në përurimin e “Melodia Zürich” dhe në shënimin e 10-vjetorit të...
05/09/2026

Kishim kënaqësinë të merrnim pjesë sonte në Volketswil, në përurimin e “Melodia Zürich” dhe në shënimin e 10-vjetorit të “Fol Shqip Show”, me drejtuesin e emisionit, z. Altin Marku.
Ishte kënaqësi të ishim së bashku me Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, z. Ermal Dredha, Ambasadorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Rexhep Demiri, si dhe z. Valon Gashi, Sekretar i Parë si dhe me personalitete të shumta nga mërgata jonë në Zvicër.
Gjatë kësaj mbrëmjeje, patëm gjithashtu kënaqësinë të ritakonim z. Jean-Philippe Pinto, Kryetar i Komunës së Volketswil-it. Zhvilluam një takim të këndshëm dhe miqësor, gjatë të cilit patëm mundësinë të shkëmbenim pikëpamje mbi bashkëpunimin dhe çështje me interes të përbashkët.
Urime “Melodia Zürich” dhe “Fol Shqip Show” për këto momente të veçanta dhe shumë suksese në vazhdim!

Kishim kënaqësinë të mirëpresim në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Cyrih, delegacionin e Ministri...
03/09/2026

Kishim kënaqësinë të mirëpresim në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Cyrih, delegacionin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, të kryesuar nga z. Ilir Muçaj, Sekretar i Përgjithshëm dhe z.Valdrin Grainca, Udhëheqës i Divizionit për Evropë dhe Bashkim Evropian.

Vizita u zhvillua në kuadër të agjendës së takimeve zyrtare të delegacionit në Bernë.

Gjatë takimit u diskutua për çështje me interes të përbashkët institucional, koordinimin ndërmjet MPJD-së dhe Konsullatës, si dhe për avancimin e mëtejshëm të shërbimeve ndaj mërgatës sonë në Zvicër.

Kishim kënaqësinë e veçantë të marrim pjesë në festën verore të Ansamblit “TROJET”, sëbashku me Ambasadorin e Republikës...
03/09/2026

Kishim kënaqësinë e veçantë të marrim pjesë në festën verore të Ansamblit “TROJET”, sëbashku me Ambasadorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Sh.T. z. Rexhep Demiri.
Ishte një mundësi e mirë për të qenë pranë komunitetit dhe për të vlerësuar nga afër punën e përkushtuar të këtij ansambli në ruajtjen dhe përcjelljen e traditës, kulturës dhe vlerave tona te brezat e rinj.
E përgëzojmë Ansamblin “TROJET” për organizimin dhe për kontributin e vazhdueshëm në jetën kulturore të mërgatës shqiptare në Zvicër.
Një falënderim i veçantë për mikpritjen dhe për të gjithë ata që kontribuojnë në ruajtjen e identitetit dhe trashëgimisë sonë kulturore.

📸credits Ansambli TROJET

Kishim kënaqësinë e veçantë të vizitonim "Albini Auto", GmbH në Rümlang, në kuadër të vizitave tona në bizneset shqiptar...
02/09/2026

Kishim kënaqësinë e veçantë të vizitonim "Albini Auto", GmbH në Rümlang, në kuadër të vizitave tona në bizneset shqiptare në mërgatë.
Gjatë vizitës takuam vëllezërit Zymberi, me prejardhje nga Gjilani, të cilët me punën, përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre kanë ndërtuar një biznes familjar të suksesshëm në Zvicër.
Familja Zymberi, dallohen jo vetëm për suksesin në biznes, por edhe për bujarinë, solidaritetin dhe kontributin e vazhdueshëm humanitar. Përmes ndihmave të shumta, ata kanë qenë vazhdimisht pranë familjeve dhe njerëzve në nevojë, në vendlindje.
Rrugëtimi dhe kontributi i tyre janë një shembull i mirë i suksesit të bashkatdhetarëve tanë, të cilët krahas zhvillimit të bizneseve të tyre, vazhdojnë të kontribuojnë për vendlindjen.
I falënderojmë vëllezërit Zymberi për mikpritjen dhe për kontributin e tyre të çmuar.@

Sukseset e Mërgatës | Arber BullakajKëtë fillim të shtatorit, kishim nderin të mirëpresim në Konsullatën e Përgjithshme ...
01/09/2026

Sukseset e Mërgatës | Arber Bullakaj

Këtë fillim të shtatorit, kishim nderin të mirëpresim në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Cyrih z. Arbër Bullakaj, anëtar të Këshillit Kombëtar të Konfederatës Zvicerane (Nationalrat) dhe anëtar i Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Federal të Zvicrës.

Gjatë takimit u zhvillua një bashkëbisedim i përzemërt dhe konstruktiv mbi çështje me interes të përbashkët, me theks të veçantë në rolin dhe kontributin e mërgatës në jetën publike, ekonomike dhe shoqërore të Zvicrës, si dhe në rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të lidhjeve ndërmjet dy vendeve tona.

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Cyrih, vlerëson rëndësinë e komunikimit të vazhdueshëm me përfaqësues të institucioneve zvicerane, veçanërisht me përfaqësuesit me prejardhje nga Kosova, të cilët japin një kontribut të çmuar në jetën publike dhe institucionale të shtetit mik, Zvicrës.

Mirënjohje për z.Bullakaj, për vizitën dhe bashkëbisedimin e frytshëm.

FTESËKonsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Cyrih, në bashkëpunim me Lidhjen e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër...
01/09/2026

FTESË

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Cyrih, në bashkëpunim me Lidhjen e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër (LMShZ) dhe Alba Health, ka kënaqësinë të ftojë profesionistët e fushës së shëndetit mendor, mjekët, psikologët, psikoterapistët, infermierët dhe studiuesit e kësaj fushe në promovimin e librit:

“Psikologji Klinike – Shkenca dhe Raste Praktike në Trajtimin e Çrregullimeve Mendore”

nga autorja Shqipe Vitija.

📅 5 shtator 2026
🕖 Ora 19:00
📍 Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Cyrih
Eugen-Huber-Strasse 19A, 8048 Zürich

Aktiviteti do të sjellë së bashku profesionistë nga fusha e shëndetësisë, psikologjisë, psikoterapisë, infermierisë, si dhe studiues e profesionistë të tjerë të interesuar, duke krijuar një hapësirë për shkëmbim profesional, diskutim dhe ndarje të përvojave e njohurive nga praktika dhe literatura profesionale.

Përmes këtij organizimi synohet gjithashtu të nxitet ndërlidhja dhe bashkëpunimi ndërmjet profesionistëve shqiptarë në Zvicër, si dhe shkëmbimi i ekspertizës dhe përvojave në fusha me interes të përbashkët.

Pjesëmarrja konfirmohet deri më 3 shtator 2026 në adresën elektronike:
📧 [email protected]

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Cyrih

Faleminderit!

12/08/2026

Adresse

Eugen-Huber-Strasse 19a
Zürich
8048

Öffnungszeiten

Montag 09:00 - 12:00
13:00 - 17:00
Dienstag 09:00 - 12:00
13:00 - 17:00
Mittwoch 09:00 - 12:00
13:00 - 17:00
Donnerstag 09:00 - 12:00
13:00 - 17:00
Freitag 09:00 - 12:00

Telefon

+41433430171

Benachrichtigungen

Lassen Sie sich von uns eine E-Mail senden und seien Sie der erste der Neuigkeiten und Aktionen von Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Cyrih erfährt. Ihre E-Mail-Adresse wird nicht für andere Zwecke verwendet und Sie können sich jederzeit abmelden.

Verknüpfungen

Teilen