Fshati Lluçan

Fshati Lluçan FAQJA ZYRTARE E FSHATIT LLUÇAN! ®

JU FALEMNDERIT
PËR
VIZITËN TUAJ Fshat i bukur

Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi.Me dhimbje të madhe njoftojmë të afërmit, miqtë dhe të gjithë bashkëvendësit s...
20/08/2026

Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi.

Me dhimbje të madhe njoftojmë të afërmit, miqtë dhe të gjithë bashkëvendësit se u nda nga kjo jetë bashkëvendësi ynë i dashur,

QENAN AMETI

Me ikjen tënde le pas një boshllëk të madh në mesin tonë. Do të mbetesh gjatë në kujtimet dhe zemrat e të gjithë atyre që të njohën dhe të çmuan.

Lusim Allahun e Madhëruar të të mëshirojë, të të falë gjynahet, ta ndriçojë varrin dhe të të shpërblejë me Xhenetin Firdeus.

Varrimi bëhet nesër, më 21.08.2026, pas namazit të drekës.

Allahu e mëshiroftë dhe e pastë në mëshirën e Tij.

Ngushëllime familjes Ameti dhe të gjithë të afërmve.

Një falënderim i madh për të gjithë ata që u angazhuan për pastrimin e lumit Moravë. Ky është një veprim që i shërben të...
12/08/2026

Një falënderim i madh për të gjithë ata që u angazhuan për pastrimin e lumit Moravë. Ky është një veprim që i shërben të gjithë qytetarëve dhe natyrës sonë.

Një lutje dhe kërkesë për kryetarin e Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti: mos t’i harroni fshatrat tona. Edhe ne jemi pjesë e kësaj komune dhe meritojmë kujdes, investime dhe një ambient të pastër e të mirëmbajtur, njësoj si të gjitha vendbanimet tjera.

Zoti e shpërbleftë çdo njeri që kontribuon për të mirën e vendit tonë.

Nuk ka kënaqësi më të madhe se kur bashkëfshatarët mblidhen me respekt, muhabet e buzëqeshje. Këto çaste e forcojnë miqë...
02/08/2026

Nuk ka kënaqësi më të madhe se kur bashkëfshatarët mblidhen me respekt, muhabet e buzëqeshje. Këto çaste e forcojnë miqësinë dhe e mbajnë gjallë frymën e fshatit. Zoti na ruajtë të bashkuar dhe na dhëntë gjithmonë arsye për t’u mbledhur në gëzime.

Punë dore me shumë dashuri dhe mjeshtëri! 🎶🪵Çdo vegël muzikore dhe çdo punim që shihni është punuar me dorë, me përkusht...
24/07/2026

Punë dore me shumë dashuri dhe mjeshtëri! 🎶🪵

Çdo vegël muzikore dhe çdo punim që shihni është punuar me dorë, me përkushtim dhe kujdes për çdo detaj. Nga daullet, ksilofonët, tamburinat e deri te tavolinat dhe fuçitë dekorative prej druri – secili punim është unik dhe i krijuar me mjeshtëri tradicionale.

Nëse vlerësoni punën artizanale dhe cilësinë e vërtetë, këto punime janë zgjedhja ideale për shtëpi, lokale, kopshte, shkolla apo dhuratë të veçantë.

Punë dore, cilësi e garantuar dhe tingull që të mbetet në zemër! 🎼 Nr +3816312229732

Më shumë se 24 orë pa ujë!Amir Xhaferi, nuk je aty vetëm për të mbajtur postin e drejtorit. Je emëruar për t’u shërbyer ...
21/07/2026

Më shumë se 24 orë pa ujë!
Amir Xhaferi, nuk je aty vetëm për të mbajtur postin e drejtorit. Je emëruar për t’u shërbyer qytetarëve dhe për të mbajtur përgjegjësi.
Populli pret një sqarim, jo heshtje. Dil para qytetarëve dhe trego si burrë: çfarë problemi ka, pse nuk ka ujë dhe kur do të zgjidhet?
Njerëzit nuk mund të mbeten pa ujë, ndërsa askush nuk jep asnjë përgjigje. Qytetarët meritojnë respekt, transparencë dhe llogaridhënie.

Turp i madh për Komunën e Bujanocit dhe për të gjithë ata që mbajnë përgjegjësi. Të lihen qytetarët 24 orë pa ujë dhe pa...
21/07/2026

Turp i madh për Komunën e Bujanocit dhe për të gjithë ata që mbajnë përgjegjësi. Të lihen qytetarët 24 orë pa ujë dhe pa rrymë është e papranueshme. Qytetarët meritojnë shërbime dhe përgjegjësi, jo neglizhencë.

A është normale kjo?Që 8 orë pa ujë dhe pa rrymë! A është kjo mënyra si duhet të trajtohet fshati ynë?Banorët nuk merito...
20/07/2026

A është normale kjo?

Që 8 orë pa ujë dhe pa rrymë! A është kjo mënyra si duhet të trajtohet fshati ynë?

Banorët nuk meritojnë të lihen për orë të tëra pa shërbimet më bazike. Kërkojmë nga institucionet përgjegjëse të reagojnë sa më shpejt dhe të japin një sqarim pse po ndodh kjo dhe kur do të rikthehen uji dhe energjia elektrike.

Fshati ynë meriton më shumë respekt!

Bashkëvendësit tanë janë pasuria më e madhe e fshatit tonë. Të bashkuar në respekt, mirësi dhe dashuri për vendlindjen, ...
12/07/2026

Bashkëvendësit tanë janë pasuria më e madhe e fshatit tonë. Të bashkuar në respekt, mirësi dhe dashuri për vendlindjen, çdo sfidë bëhet më e lehtë. Zoti e bekoftë çdo familje të fshatit tonë!

Të dashur bashkëfshatarë, mirë se erdhët!Mirë se na erdhët, mërgimtarët tanë! Zoti ju ruajtë në çdo udhëtim dhe ju sjell...
11/07/2026

Të dashur bashkëfshatarë, mirë se erdhët!

Mirë se na erdhët, mërgimtarët tanë! Zoti ju ruajtë në çdo udhëtim dhe ju sjelltë gjithmonë shëndoshë pranë familjeve tuaja.

Ju ftojmë me respekt dhe zemër të hapur që të falim së bashku namazin e xhumasë, duke u bashkuar në adhurim, vëllazëri dhe dashuri për njëri-tjetrin.

Allahu i pranoftë lutjet tona, na faltë gjynahet, na dhëntë paqe, shëndet dhe bereqet në familjet tona, në fshatin tonë dhe kudo që jetojnë mërgimtarët tanë.

10/07/2026

Address

Bujanovac

Opening Hours

Monday 07:00 - 00:00
Tuesday 07:00 - 00:00
Wednesday 07:00 - 00:00
Thursday 07:00 - 00:00
Friday 07:00 - 00:00
Saturday 06:00 - 17:00
Sunday 06:00 - 05:00

Telephone

+381628131649

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Fshati Lluçan posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Fshati Lluçan:

Shortcuts

Share