Fshati Bushtran - Preshevë

Fshati Bushtran - Preshevë News/Media Website

🤝 Takimi i Bashkëfshatarëve – Shoqata BushtraniSot patëm kënaqësinë të takohemi me bashkëfshatarët tanë në një atmosferë...
04/08/2026

🤝 Takimi i Bashkëfshatarëve – Shoqata Bushtrani

Sot patëm kënaqësinë të takohemi me bashkëfshatarët tanë në një atmosferë të ngrohtë, vëllazërore dhe plot respekt.

Takime të tilla janë një mundësi e mirë për të forcuar lidhjet mes nesh, për të shkëmbyer mendime, për të diskutuar për projektet dhe aktivitetet e ardhshme të shoqatës, si dhe për të ruajtur unitetin dhe dashurinë për vendlindjen tonë.

Falënderojmë nga zemra të gjithë ata që morën pjesë dhe kontribuan në mbarëvajtjen e këtij takimi. Lusim Zotin që të na bashkojë gjithmonë në të mira, të na japë sukses në çdo iniciativë dhe ta bekojë vendlindjen tonë dhe secilin bashkëfshatar.

Me respekt,

Shoqata Bushtrani

22/06/2026

Të nderuar bashkëatdhetar!
Ju njoftojm se edhe ket vit takim ynë është me datë 4 gusht 2026 ora 10:00 tek restoranti „ Bici“.
Pjesmarja e juaj e bënë këtë takim edhe më të frytshëm.
Mirë mbetshi

Të dashur bashkëfshatarë dhe anëtarë,Me kënaqësi ju njoftojmë se në bashkëngjitje gjeni listën e përditësuar të anëtarëv...
22/06/2026

Të dashur bashkëfshatarë dhe anëtarë,

Me kënaqësi ju njoftojmë se në bashkëngjitje gjeni listën e përditësuar të anëtarëve të Shoqatës Bushtran.

Na gëzon shumë fakti që gjithnjë e më shumë anëtarë po japin kontributin e tyre. Çdo pagesë është një hap i rëndësishëm në mbështetje të fshatit tonë. Falë përkrahjes suaj, ne mund të investojmë së bashku në projekte që u shërbejnë të gjithë banorëve të Bushtranit dhe të kontribuojmë në zhvillimin e mëtejshëm të fshatit tonë.

Nga zemra falënderojmë secilin prej jush që e ka mbështetur fondin deri më sot. Njëkohësisht, i ftojmë të gjithë ata që ende nuk e kanë kryer pagesën, që të japin kontributin e tyre dhe të bëhen pjesë e kësaj nisme të përbashkët.

Ju falënderojmë për besimin, mbështetjen dhe solidaritetin tuaj. Vetëm të bashkuar mund të realizojmë projekte që i shërbejnë fshatit tonë dhe brezave që do të vijnë.

Me respekt,
Shoqata Bushtran

27/05/2026
17/05/2026

Të nderuar anëtarë dhe bashkëvendas të shoqatës „Bushtrani“

Kryesia e shoqatës sonë dëshiron t’ju bëjë një thirrje të sinqertë dhe vëllazërore për ta mbështetur sa më fuqishëm organizimin e Lugina Day 2026, duke blerë bileta dhe duke ftuar edhe familjarë, miq e dashamirë të tjerë që të marrin pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme për komunitetin tonë.

Kjo ditë nuk është organizuar vetëm nga një shoqatë, por është një kërkesë dhe dëshirë e përbashkët e shoqatave të gjithë Luginës së Preshevës në Zvicër, që të kemi më në fund një ditë ku mblidhemi të gjithë bashkë dhe ta shohim forcën, unitetin dhe potencialin e komunitetit tonë.

Qëllimi i kësaj dite është shumë më i madh sesa vetëm një organizim festiv.

Së pari, kjo është një mundësi që luginasit të takohen mes vete, të afrohen më shumë dhe të krijojnë lidhje më të forta si komunitet.

Së dyti, kjo ditë u shërben sidomos gjeneratave të reja që të njohin më mirë profesionistët tanë, bizneset shqiptare, familjet tona, të rinjtë dhe të rejat e Luginës, duke krijuar ura bashkëpunimi dhe njohjeje për të ardhmen.

Së treti, gjatë këtij organizimi do të prezantohen projektet konkrete që janë realizuar dhe ato që janë në zhvillim nga kryesia dhe organizatat tona, si:
• workshopet me profesionistë,
• platforma globale shqiptare ALTAK,
• projekti i Qendrës Kulturore Shqiptare në Zvicër,
• si dhe platforma e re e LUGINAS me projektet dhe iniciativat tona.

Këto projekte nuk janë vetëm për Luginën, por janë projekte që i shërbejnë gjithë komunitetit shqiptar në Zvicër.

Së katërti, pjesëmarrja sa më e madhe është mënyra më e mirë për të treguar interesimin dhe mbështetjen tonë ndaj Luginës dhe ndaj projekteve që po ndërtohen për të ardhmen e komunitetit tonë.

Njëkohësisht, është shumë e rëndësishme të kuptohet se të ardhurat nga ky organizim do të përdoren për zhvillimin e projekteve të Luginës. Andaj, çdo biletë e blerë është një kontribut konkret dhe një ndihmë direkte për realizimin e këtyre iniciativave.

Për këtë arsye, ju bëjmë apel të gjithë anëtarëve:
edhe nëse personalisht nuk mund të merrni pjesë, ju lutemi flisni me rrethin tuaj, ndani informacionin, loboni dhe shpjegoni rëndësinë e kësaj dite tek miqtë, familjarët, mjekët, biznesmenët, shokët zviceranë, si dhe shqiptarët nga Kosova, Maqedonia dhe të gjitha trojet shqiptare.

Ftojini të vijnë, të njihen më afër me Luginën dhe të shohin nga afër projektet serioze që po ndërtohen për komunitetin shqiptar në Zvicër.

Le ta bëjmë këtë ditë një dëshmi të unitetit, organizimit dhe potencialit tonë si komunitet.

Me respekt,

Kryesia e Shoqata Bushtrani

Të nderuar bashkëfshatarë,Pranvera vjen me gjelbërim dhe kënaqësi, por njëkohësisht edhe puna shtohet.Këto fotografi tre...
01/05/2026

Të nderuar bashkëfshatarë,

Pranvera vjen me gjelbërim dhe kënaqësi, por njëkohësisht edhe puna shtohet.
Këto fotografi tregojnë angazhimin e punëtorit dhe rolin e shoqatës në mirëmbajtje.

Zoti ju ruajtë të gjithëve, kudo që jeni.

Të nderuar bashkëfshatarë,Mirënjohja ndaj vendlindjes është një çështje shumë e rëndësishme.Këto foto tregojnë se kontri...
09/04/2026

Të nderuar bashkëfshatarë,

Mirënjohja ndaj vendlindjes është një çështje shumë e rëndësishme.
Këto foto tregojnë se kontributi ynë për vendlindjen është rezultat i përbashkët i të gjithë atyre që kontribuojnë.

Zoti ju dhëntë shëndet dhe ju ruajtë nga çdo e keqe.

Shoqata Bushtran

15/02/2026

✨ Pastrimi i xhamive në prag të muajit të shenjtë Ramazan ✨🕌

Sot është realizuar pastrimi i xhamive në prag të ardhjes së muajit të bekuar Ramazan, i kryer nga një firmë profesionale, me iniciativën dhe mbështetjen e Shoqatës Bushtran.

Falënderojmë sinqerisht anëtarët e Shoqatës Bushtran për angazhimin, organizimin dhe kontributin e tyre në këtë aktivitet të vlefshëm. Zoti i shpërbleftë me të mira dhe begati!

Ju urojmë të gjithëve një Ramazan të mbarë, me shëndet, paqe dhe harmoni. 🌙✨

Address

Bushtranje
1303

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Fshati Bushtran - Preshevë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Fshati Bushtran - Preshevë:

Shortcuts

Share