25/04/2026
Për nder të "Ditës Botërore të Librit dhe të Drejtës së Autorit" në ambientet e shkollës u organizua orë letrare me pjesmarrjen e përfaqësuesve nga Shoqata e Shkrimtarëve"FENIKS"
Kryetari i Shoqatës, prof.Avni Shaqiri, foli në pika të shkurtëra për këtë datë, për librin e shkrimtarët, për shkrimet, botimet, sfidat e problemet me të cilat ballafaqohen si libri ashtu edhe autorët-shkrimtarët. Poashtu ai foli për të drejtat autoriale, mbrojtjen e autorësisë etj.
Para nxënësve nga poezitë e veta lexuan anëtarët e Shoqatës:Jalldëze Kosumi, Bilall Maliqi, Valbona Hasani, Avni Shaqiri, Samanta Rash*ti dhe Riolt Ahmeti.
Në kuadër të këtij manifestimi u bë edhe perurimi i librit të dytë të autores Samanta Rash*ti, nxënëse e klasës së katërt në shkollën tonë.
Përurimin e udhëhoqi nxënësi Blerand Limani.
Në fjalën përshëndetëse drejtori i shkollës, Prof. Amir Sylejmani, përshëndeti të pranishmit duke u uruar mirëseardhje. Ai përgëzoi punën krijuese të Samantës duke i dëshiruar suksese në të ardhmen dhe inkurajoi nxenësit e pranishëm që ta kenë si shembull Samantën për mësim e krijimtari letrare.
Në lidhje me librin më gjerësisht foli redaktori i librit,z.Bilall Maliqi,i cili para të pranishmëve diskutoi mbi librin e Samantës, motivet që janë brenda librit dhe cilësinë e poezive, duke theksuar se autorja ka rritur vlerën e vet letrare nga libri i patë,meqë ky është i dyti.
Edhe kryetari i Shoqatës prof.Avni Shaqiri ngriti lart punën krijuese të Samantës, duke inkurajuar autoren për vazhdimin e rrugëtimit në fushën e krijimtarisë letrare.
Për librin foli edhe lektori i librit, mësuesi Fitim Mehmeti i cili uroi e lavdëroi Samantën për punën që bënë në fushën e krijimtarisë letrare.
Në emër te familjes, z.Nexhbedin Rash*ti, gjyshi i autores njëherit edhe korrektor i librit, të pranishmit i përshëndeti dhe i falënderoi përzemërsisht duke theksuar se sa krenar ndihet ai dhe familja me punën krijuese të vogëlushes .
Nga libri i autores poezi lexuan nxënësit:Edenjë Sadullahu,Soreja Fazliu,Era Latifi,Dorela Bislimi,Ajla Bislimi,Riga Hyseni dhe Era Bilalli.
Në fund fjalën e mori Samanta e vogël, autorja e librit e cila nga zemra i pershëndeti të pranishmit dhe i falënderoi të gjithë për nderin dhe respektin qe treguan me prezencën e tyre. Ajo premtoi se do ta vazhdojë punën krijuese me shumë përkushtim dhe dashuri.
Në fund, prindërit e Samantës falenderuan përzemërsisht të pranishmit duke i dhuruar nga një kopje të librit më të ri të autores. Ky organizim u mbyll me një koktej rasti të përgatitur nga familja e Samantës.
Rahovicë
23.04.2026