Lëvizja për Reforma - LR - Preshevë

Lëvizja për Reforma - LR - Preshevë Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Lëvizja për Reforma - LR - Preshevë, Political Party, Sava Kovaqeviq nr. 33, Presevo.

21/02/2026

Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të mikut të dashur, Iljaz Rexhepi Lazi.
Ai ishte një njeri i drejtë, i sinqertë dhe me zemër të madhe, që e deshi pa masë fshatin dhe kontribuoi me përkushtim edhe në ditët më të vështira. Kujtimi dhe vepra e tij do të mbeten gjithmonë në zemrat e atyre që patën fatin ta njohin.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes, dhe afërmve.
Zoti e mëshiroftë dhe e shpërbleftë me Xhenet.

27/01/2026

Me afrimin e zbatimit të Ligjit për të huajt në Kosovë, autoritetet përgjegjëse të Republikës së Kosovës duhet ta shqyrtojnë mundësinë e një zgjidhje lehtësuese dhe përshpejtuese për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Përderisa në Serbi po përballen me pasivizimin e adresave dhe humbjen sistematike të të drejtave themelore civile, në Kosovë rrezikojnë të mbeten me kufizime ligjore, pa qasje të sigurt në dokumente, lejeqëndrim apo punësim.

Situata mund të bëhet edhe më dramatike për shqiptarët e dëbuar apo të shpërngulur nga Lugina e Preshevës që tashmë prej kohësh jetojnë në Kosovë, por që ende nuk kanë dokumente as të Kosovës dhe as të Serbisë, duke rrezikuar të mbeten praktikisht në një zonë gri ligjore.

REAGIMGjuha dhe mënyra e sjelljes së kryetares së Komunës, znj. Ardita Sinani, ndaj një këshilltari komunal në seancën e...
23/10/2025

REAGIM

Gjuha dhe mënyra e sjelljes së kryetares së Komunës, znj. Ardita Sinani, ndaj një këshilltari komunal në seancën e fundit të Kuvendit Komunal, janë të papranueshme dhe cenojnë dinjitetin institucional, si dhe klimën demokratike të debatit publik.

Një qasje e tillë dëmton respektin ndaj institucioneve dhe krijon precedent të rrezikshëm për komunikimin politik në nivel lokal.

Kryetarja e Komunës, si përfaqësuese e institucionit, ka detyrim të ruajë etikën, maturinë dhe respektin në çdo situatë, veçanërisht në raport me këshilltarët komunalë që përfaqësojnë vullnetin qytetar.

Kërkojmë nga znj. Ardita Sinani që të reflektojë mbi këtë sjellje dhe t’i kërkojë falje publike këshilltarit komunal dhe qytetarëve, për të rikthyer frymën e respektit dhe bashkëpunimit institucional që i takon një pushteti vendor demokratik.

Një humbje që na tronditi të gjithëve... Urim Bekteshi, një inxhinier i suksesshëm dhe njeri i respektuar, fatkeqësisht ...
08/06/2025

Një humbje që na tronditi të gjithëve... Urim Bekteshi, një inxhinier i suksesshëm dhe njeri i respektuar, fatkeqësisht humbi jetën në një aksident tragjik. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën e e çmuan. U prehtë në paqe.

Rrap Mirënjohja, Tap Vendimi.Ardita më efikase se partneri i saj me zahvalnica.Kjo PVD që thoshte 'o me neve o me Vuçiqi...
30/11/2024

Rrap Mirënjohja, Tap Vendimi.

Ardita më efikase se partneri i saj me zahvalnica.

Kjo PVD që thoshte 'o me neve o me Vuçiqin'.

04/07/2024

Sot, përfaqësues të Lëvizjes për Reforma kanë marrë pjesë në takimin konsultativ të ftuar nga Partia Demokratike Shqiptare, për të biseduar rreth mundësisë së themelimit të institucioneve të reja lokale në Komunën e Preshevës.

Ndonëse nuk pati marrëveshje, takimi kishte frymë konstruktive.

Si rrjedhojë, u pajtuam që t'i vazhdojmë diskutimet ditëve në vijim.

03/07/2024

Sot, në mbledhjen e saj të Kryesisë, Lëvizja për Reforma, ka shqyrtuar gjendjen aktuale politike në Luginën e Preshevës.

Anëtarët e organit më të lartë ekzekutiv të Lëvizjes për Reforma kanë bashkëbiseduar edhe rreth procesit paszgjedhor në Komunën e Preshevës, që mbetet i bllokuar si pasojë e mosthemelimit të institucioneve të reja lokale.

Duke qenë të vetëdijshëm për gjendjen e rëndë politike dhe ekonomike, e rrjedhimisht për nevojën e funksionalitetit institucional, Kryesia e Lëvizjes për Reforma ka vendosur t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së Partisë Demokratike Shqiptare, për takim konsultativ të enjten, në lidhje me mundësinë e themelimit të institucioneve të reja të pushtetit lokal në Komunën e Preshevës.

Në funksion të transparencës ndaj qytetarëve, Lëvizja për Reforma do të vazhdojë ta njoftojë opinionin publik për çdo veprim të saj, në lidhje me procesin paszgjedhor dhe me bisedimet ndërpartiake ku ajo është e përfshirë, në përputhje me vullnetin e qytetarëve të shprehur në zgjedhjet e lira dhe demokratike të 2 qershorit 2024, zotimet tona parazgjedhore dhe qëndrimin aktual se zgjedhjet e reja lokale nuk janë në interesin e përgjithshëm të qytetarëve të Komunës së Preshevës.

Address

Sava Kovaqeviq Nr. 33
Presevo
17523

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Lëvizja për Reforma - LR - Preshevë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share