Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Düsseldorf

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Düsseldorf Generalkonsulat der Republik Kosovo in Düsseldorf

31/05/2026
29/05/2026

Të dashura nxënëse dhe të dashur nxënës,
të dashur prindër,
të nderuara mësuese dhe të nderuar mësues,
Ju njoftojmë se Garat Sportive të Shkollave Shqipe për këtë vit shkollor do të zhvillohen:
Të dielën, më 14 qershor 2026
Stadiumi i Futbollit i FC Kosova Düsseldorf
Bayreuther Str. 31, 40597 Düsseldorf
Fillimi i garave: ora 10:00
Për arsye organizative, të gjithë garuesit, së bashku me prindërit dhe mësuesit e tyre, duhet të jenë në stadium në ora 09:00.
Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të javës së kremtimit të çlirimit të Kosovës, si një mundësi për të nderuar rrugëtimin tonë drejt lirisë përmes sportit, garës së ndershme dhe frymës së bashkëpunimit.
Organizimi bëhet nën përkujdesjen e Këshillit të Arsimtarëve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Gjermani, ndërsa organizimi teknik realizohet nga FC „Kosova“ Düsseldorf.
Regjistrimi i pjesëmarrësve
Fletë-lajmërimet për vrapuesit dhe ekipet e futbollit duhet të dorëzohen në Kryesinë e KASH-it më së voni deri:
E diel, 31 maj 2026
[email protected]
Të drejtë pjesëmarrjeje kanë vetëm nxënësit e shkollave shqipe.
Ekipet që përfshijnë lojtarë që nuk janë nxënës të shkollave shqipe nuk pranohen në gara.
Shpenzimet për të gjitha shpërblimet për fituesit (kupa dhe medalje) për këtë vit janë dhuratë nga FC Kosova Düsseldorf.
Ju mirëpresim në një ditë sportive, festive dhe bashkuese, ku gara zhvillohet me ndershmëri, sporti na afron dhe bashkimi ynë forcohet përmes vlerave që ndajmë së bashku.

📢 Njoftim për bashkatdhetarëtNjoftohen të gjithë bashkatdhetarët që kanë aplikuar për pajisje me pasaportë deri më 7 maj...
29/05/2026

📢 Njoftim për bashkatdhetarët

Njoftohen të gjithë bashkatdhetarët që kanë aplikuar për pajisje me pasaportë deri më 7 maj 2026 si dhe për letërnjoftim deri më 30 prill 2026 - se dokumentet e tyre janë të gatshme për tërheqje.

📍 Ju ftojmë të paraqiteni në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Düsseldorf për t’i marrë dokumentet tuaja.

Me respekt,
Stafi i Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Düsseldorf.

🇽🇰🇭🇷 Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Düsseldorf, z. Behar Isma, mori pjesë në koncertin solemn të org...
28/05/2026

🇽🇰🇭🇷 Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Düsseldorf, z. Behar Isma, mori pjesë në koncertin solemn të organizuar me rastin e Ditës së Shtetësisë dhe Ditës së Forcave të Armatosura të Kroacisë, me ftesë të z. Ivan Bulić, Konsull i Përgjithshëm i Kroacisë në Düsseldorf.

Programi artistik u shoqërua nga interpretimet e veçanta të “Požeški Tambura Orchestra”, duke sjellë para të pranishmëve një prezantim të pasur të traditës, muzikës dhe kulturës kroate.

Në kuadër të kësaj mbrëmjeje festive, pati mundësi për bashkëbisedime miqësore me përfaqësues të korpusit diplomatik, autoritete gjermane dhe anëtarë të komunitetit mik kroat në Nordrhein-Westfalen, në frymën e bashkëpunimit, respektit dhe miqësisë ndërmjet popujve tanë.

Urime popullit dhe institucioneve të Kroacisë me rastin e kësaj dite të rëndësishme shtetërore.

Sot, Konsulli Valdrin Ukshini, zhvilloi një takim miqësor dhe konstruktiv me znj. Miriam Koch, Drejtoreshë për Kulturë d...
27/05/2026

Sot, Konsulli Valdrin Ukshini, zhvilloi një takim miqësor dhe konstruktiv me znj. Miriam Koch, Drejtoreshë për Kulturë dhe Integrim (“Beigeordnete für Kultur und Integration”) në komunën e Düsseldorf-it.

Në fokus të bisedës ishte thellimi i bashkëpunimit ndërmjet Konsullatës së Përgjithshme dhe qytetit të Düsseldorf-it, përmes avancimit të nismave të përbashkëta institucionale dhe kulturore. Palët shkëmbyen ide konkrete dhe dakorduan planifikimet strategjike për projektet e përbashkëta përgjatë periudhës 2027-2028, duke riafirmuar angazhimin e ndërsjellë për forcimin e lidhjeve të mëtejshme dypalëshe.

Të nderuar bashkatdhetarë,Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Dü...
27/05/2026

Të nderuar bashkatdhetarë,

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Düsseldorf ju përcjell urimet më të sinqerta për shëndet, paqe dhe mirëqenie në familjet tuaja.

Kjo festë le të shërbejë si moment afrimi, solidariteti dhe respekti të ndërsjellë mes nesh.

Gëzuar Kurban Bajramin!

24/05/2026

Të nderuar bashkatdhtarë,

Bazuar në Vendimin e KQZ-së për ndryshimin dhe plotësimin e afateve kohore për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës 2026, ju njoftojmë se periudha e votimit përmes postës fillon më 21.05.2026 dhe përfundon më 06.06.2026.

Në linqet në vijim gjeni videon dhe materiale informuese për mënyrën e votimit përmes postës.

Linku i videos për transmetim në gjuhën shqipe:
https://www.swisstransfer.com/d/7baab805-eb4c-41eb-aaee-137943ea662a

Linku i materialit për publikim në gjuhën shqipe:
https://www.facebook.com/share/v/1G9Pkmk9Uc/

Linku i materialit informues në gjuhën shqipe: https://www.facebook.com/share/p/1EEcpu3KKm/

Linku i materialit informues në gjuhë serbe dhe turke: https://www.facebook.com/share/p/1DFupV9Cjz/

22/05/2026
22/05/2026

🇽🇰 Njoftim për Bashkatdhetarët në Gjermani

Nga sot, 22 maj 2026, ka hyrë në fuqi Ligji i Ri për Shtetësinë e Republikës së Kosovës, i cili sjell procedura më të lehtësuara dhe më efikase për regjistrimin, natyralizimin dhe ri-fitimin e shtetësisë për bashkatdhetarët tanë që jetojnë jashtë vendit, përfshirë edhe në Gjermani.

Ligji i ri parasheh lehtësime të rëndësishme për:

▪️ Regjistrimin e shtetësisë për fëmijët e lindur jashtë vendit;
▪️ Ri-fitimin e shtetësisë së Republikës së Kosovës;
▪️ Natyralizimin e pjesëtarëve të diasporës dhe pasardhësve të tyre.

━━━━━━━━━━━━━━━━━━

🇽🇰 REGJISTRIMI I SHTETËSISË
Për fëmijët e lindur në Gjermani:

✔️ Të paktën njëri prind të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
✔️ Certifikata internacionale e lindjes së fëmijës;
✔️ Dokumentet identifikuese të prindërve;
✔️ Pëlqimi me shkrim i të dy prindërve në rastet e parapara me ligj;
✔️ Për fëmijët nga mosha 14–18 vjeç kërkohet edhe pëlqimi i fëmijës.

━━━━━━━━━━━━━━━━━━

🇽🇰 RI-FITIMI I SHTETËSISË
Për personat që e kanë humbur shtetësinë e Republikës së Kosovës me lirim nga shtetësia:

✔️ Formulari i aplikimit;
✔️ Dëshmi për shtetësinë e mëhershme të Republikës së Kosovës;
✔️ Dokument identifikimi valid;
✔️ Certifikata e lindjes;
✔️ Deklaratë nën betim me shkrim për pranimin e rendit kushtetues dhe juridik të Republikës së Kosovës;
✔️ Dëshmi se aplikuesi nuk është i dënuar për vepër penale me vendim të formës së prerë jashtë Republikës së Kosovës.

ℹ️ Sipas ligjit, nuk konsiderohen pengesë për ri-fitim apo natyralizim:

▪️ Dënimet vetëm me gjobë ose deri në një (1) vit burgim;
▪️ Dënimet për vepra që nuk konsiderohen vepra penale në Republikën e Kosovës;
▪️ Dënimet e shqiptuara në procedura që nuk janë në përputhje me standardet evropiane të të drejtave të njeriut.

━━━━━━━━━━━━━━━━━━

🇽🇰 NATYRALIZIMI I PJESËTARËVE TË DIASPORËS
Për pjesëtarët e diasporës dhe pasardhësit e tyre:

✔️ Formulari i aplikimit (Kërkesa);
✔️ Dokument identifikimi valid;
✔️ Certifikata e lindjes;
✔️ Dëshmi se aplikuesi ka qëndrim të ligjshëm jashtë Republikës së Kosovës;
✔️ Dëshmi se aplikuesi ose prindi/pasardhësi i tij ka lindur në Republikën e Kosovës;
✔️ Dëshmi për lidhje të ngushta familjare apo ekonomike me Republikën e Kosovës;
✔️ Deklaratë me shkrim për pranimin e rendit kushtetues dhe juridik të Republikës së Kosovës;
✔️ Posedon mjete materiale të mjaftueshme për të siguruar jetesën e vet dhe të personave për mbajtjen e të cilëve është përgjegjës, pa shfrytëzuar skemat e asistencës sociale;
✔️ Dëshmi për përmbushjen e detyrimeve financiare ndaj shtetit të Republikës së Kosovës.

━━━━━━━━━━━━━━━━━━

🇽🇰 Republika e Kosovës lejon shtetësinë e dyfishtë. Qytetarët tanë mund të aplikojnë për regjistrim, natyralizim apo ri-fitim të shtetësisë së Republikës së Kosovës duke ruajtur edhe shtetësinë gjermane, në përputhje me legjislacionin përkatës të të dy shteteve.

📄 Ligjin për Shtetësinë e Republikës së Kosovës mund ta gjeni në:
[Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës](https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=119612&utm_source=chatgpt.com)

📍 Aplikimet mund të dorëzohen në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore të Republikës së Kosovës në Gjermani.

🇽🇰 Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Düsseldorf
📍 Bilker Str. 29, Düsseldorf
📞 +49 211 54222222
📧 [[email protected]](mailto:[email protected])

Adresse

Bilker Str. 29
Düsseldorf
40213

Öffnungszeiten

Mittwoch 09:00 - 12:00
13:00 - 17:00
Donnerstag 09:00 - 12:00
13:00 - 17:00
Freitag 09:00 - 12:00

Telefon

+4921154222222

Benachrichtigungen

Lassen Sie sich von uns eine E-Mail senden und seien Sie der erste der Neuigkeiten und Aktionen von Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Düsseldorf erfährt. Ihre E-Mail-Adresse wird nicht für andere Zwecke verwendet und Sie können sich jederzeit abmelden.

Teilen