Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Mynih

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Mynih 🇽🇰

🇽🇰 Kosova në 35-vjetorin e Trekëndësh*t të Vajmarit (Weimar)Me ftesë të Kryeministrit të Tyringenit, z. Mario Voigt, Kon...
30/08/2026

🇽🇰 Kosova në 35-vjetorin e Trekëndësh*t të Vajmarit (Weimar)

Me ftesë të Kryeministrit të Tyringenit, z. Mario Voigt, Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës mori pjesë në ceremoninë solemne me rastin e 35-vjetorit të Trekëndësh*t të Vajmarit (Weimarer Dreieck), të mbajtur në qytetin historik të Vajmarit në Tyringen.

Në kuadër të këtij organizimi, Konsulli i Përgjithshëm zhvilloi një takim me Kryeministrin e Turingisë, z. Mario Voigt, si dhe me Kryetarin e Vajmarit, z. Peter Kleine.

Gjatë këtij organizimi, ai pati gjithashtu mundësinë të zhvillojë takime dhe biseda me përfaqësues të politikës dhe institucioneve nga Gjermania, Franca dhe Polonia, ndër ta Ministrin e Shtetit për Evropën në Ministrinë Federale të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, z. Gunther Krichbaum, Senatorin Ronan Le Gleut, Kryetar i Grupit të Miqësisë Franko-Gjermane në Senatin Francez, si dhe Ambasadorin e Republikës së Polonisë, z. Jan Tombiński.

Bisedat u përqendruan në çështje me interes të përbashkët, bashkëpunimin evropian dhe rëndësinë e dialogut ndërmjet vendeve evropiane.

Kosova mbetet e përkushtuar ndaj forcimit të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit me partnerët e saj evropianë, si dhe ndaj kontributit për një Evropë më të bashkuar, më të qëndrueshme dhe më të fuqishme.

🇩🇪 Kosova beim 35-jährigen Jubiläum des Weimarer Dreiecks

Auf Einladung des Thüringer Ministerpräsidenten Mario Voigt nahm der Generalkonsul der Republik Kosova an der feierlichen Veranstaltung anlässlich des 35-jährigen Jubiläums des Weimarer Dreiecks in Weimar teil.

Im Rahmen der Veranstaltung traf der Generalkonsul Ministerpräsident Mario Voigt sowie den Oberbürgermeister der Stadt Weimar, Peter Kleine.

Darüber hinaus führte er Gespräche mit hochrangigen Vertreterinnen und Vertretern aus Deutschland, Frankreich und Polen, darunter mit dem Staatsminister für Europa im Auswärtigen Amt, Gunther Krichbaum, dem französischen Senator und Vorsitzenden der Deutsch-Französischen Freundschaftsgruppe im französischen Senat, Ronan Le Gleut, sowie dem Geschäftsträger ad interim der Republik Polen,Jan Tombiński.

Im Mittelpunkt der Gespräche standen die europäische Zusammenarbeit, gemeinsame Interessen und die Bedeutung des Dialogs zwischen den europäischen Staaten.
Kosova bekräftigt ihr Engagement für die Vertiefung der Beziehungen und die Zusammenarbeit mit ihren europäischen Partnern sowie für ein geeintes, starkes und zukunftsfähiges Europa.

🥇🇽🇰 Medalje e artë për Kosovën në Taranto 2026Boksierja e Kosovës Donjeta Sadiku ka triumfuar në finalen e kategorisë së...
27/08/2026

🥇🇽🇰 Medalje e artë për Kosovën në Taranto 2026

Boksierja e Kosovës Donjeta Sadiku ka triumfuar në finalen e kategorisë së saj në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, duke i sjellë Kosovës medaljen e artë.

Ky është një sukses i jashtëzakonshëm dhe një arritje plotësisht e merituar për Donjetën, e cila, së bashku me ekipin e saj, ka dëshmuar përkushtim, talent dhe vendosmëri gjatë gjithë këtij rrugëtimi.

Urime, kampione Donjeta! 🇽🇰🥇
Kosova feston me ty!

🇩🇪 🥇🇽🇰 Gold für den Kosova in Taranto 2026

Die 🇽🇰 Boxerin Donjeta Sadiku hat bei den Mittelmeerspielen „Taranto 2026“ das Finale ihrer Gewichtsklasse gewonnen und die Goldmedaille errungen.
Herzlichen Glückwunsch zu diesem großen Erfolg!

🇽🇰 Një ditë e veçantë në Bjeshkët e Dukagjinit 🇽🇰Me ftesë të ndërmarrësit të suksesshëm në Bavari, Lanë Gacaferri, patëm...
18/08/2026

🇽🇰 Një ditë e veçantë në Bjeshkët e Dukagjinit 🇽🇰

Me ftesë të ndërmarrësit të suksesshëm në Bavari, Lanë Gacaferri, patëm kënaqësinë të vizitojmë Bjeshkët e Junikut, rrëzë Gjeravicës, një nga zonat më të bukura të Alpeve Shqiptare.

Së bashku me shumë ndërmarrës të diasporës sonë nga Bavaria, si dhe me shumë miq e shokë, shijuam nga afër natyrën e bukur, ajrin e pastër, ushqimet tradicionale dhe, mbi të gjitha, mikpritjen dhe bujarinë e kësaj ane.

Kjo trevë ofron një potencial të jashtëzakonshëm për zhvillimin dhe promovimin e turizmit, veçanërisht të atij malor. Bukuritë e Bjeshkëve të Junikut, tradita dhe mikpritja janë vlera të çmuara që e pasurojnë ofertën turistike të Kosovës dhe e bëjnë atë një destinacion tërheqës për vizitorë nga vendi, diaspora dhe më gjerë.

Falënderim dhe mirënjohje për Lanin për ftesën, organizimin dhe mikpritjen e veçantë, si dhe për të gjithë pjesëmarrësit për këtë ditë të bukur, të kaluar në shoqëri të mirë dhe në një prej peizazheve më të bukura të Kosovës.

🇩🇪 Ein besonderer Tag in den Bergen von Junik 🇽🇰

Auf Einladung des erfolgreichen Unternehmers Lanë Gacaferri fand ein besonderer Besuch in den Bergen von Junik, am Fuße des Gjeravica-Gebirges, statt, in einer der schönsten Regionen der Albanischen Alpen.

Gemeinsam mit zahlreichen Unternehmern unserer Diaspora aus Bayern sowie vielen Freunden konnten wir die beeindruckende Natur, traditionelle Spezialitäten und vor allem die herzliche Gastfreundschaft der Region erleben.

Diese einzigartige Landschaft zeigt das große Potenzial Kosovas für den Natur- und Bergtourismus und bietet beste Voraussetzungen, die Region als attraktives Reiseziel weiter bekannt zu machen.

Ein herzlicher Dank an Lanë Gacaferri für die Einladung, die hervorragende Organisation und die herzliche Gastfreundschaft.

Solche Begegnungen tragen dazu bei, die touristischen Möglichkeiten des Kosova sichtbarer zu machen und die Verbindung zwischen der Diaspora und der Heimat weiter zu stärken. 🇽🇰

🇽🇰 Dita e dytë e Konferencës së IX të Ambasadorëve të Republikës së Kosovës u fokusua në diplomacinë ekonomike, me preza...
12/08/2026

🇽🇰 Dita e dytë e Konferencës së IX të Ambasadorëve të Republikës së Kosovës u fokusua në diplomacinë ekonomike, me prezantimin e synimeve dhe prioriteteve nga Ministrja Kusari-Lila, si dhe në takime e rrjetëzim me përfaqësues të bizneseve nga sektorë të ndryshëm, përfshirë energjinë, ICT dhe teknologjinë, industrinë e drurit dhe prodhimin, agro-përpunimin, industritë kreative dhe turizmin.

Në Konferencën e IX të Ambasadorëve të Republikës së Kosovës, e cila po zhvillohet në Prishtinë, me fokus në forcimin e ...
10/08/2026

Në Konferencën e IX të Ambasadorëve të Republikës së Kosovës, e cila po zhvillohet në Prishtinë, me fokus në forcimin e diplomacisë dhe përfaqësimit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

10/08/2026

Adresse

Albert-Schweitzer-Straße 62
Munich
81735

Öffnungszeiten

Montag 09:00 - 12:00
14:00 - 17:00
Dienstag 09:00 - 12:00
14:00 - 17:00
Mittwoch 09:00 - 12:00
14:00 - 17:00
Donnerstag 09:00 - 12:00
14:00 - 17:00
Freitag 09:00 - 12:00

Telefon

+4989159861720

Benachrichtigungen

Lassen Sie sich von uns eine E-Mail senden und seien Sie der erste der Neuigkeiten und Aktionen von Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Mynih erfährt. Ihre E-Mail-Adresse wird nicht für andere Zwecke verwendet und Sie können sich jederzeit abmelden.

Verknüpfungen

Teilen