27/08/2026
Një lajm i rëndësishëm për Republikën e Kosovës dhe komunitetin tonë në Baden-Württemberg!
Me Dekret të Ushtrueses së Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, znj. Albulena Haxhiu, është ngritur niveli i përfaqësimit të misionit tonë nga Konsullatë e Republikës së Kosovës në Shtutgart në Konsullatë e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Shtutgart.
Ky është një moment i rëndësishëm institucional dhe përbën një vlerësim për punën, përkushtimin dhe rezultatet e arritura gjatë viteve të fundit. Përmes angazhimit profesional, bashkëpunimit të ngushtë dhe përfaqësimit dinjitoz të Republikës së Kosovës, kemi arritur të forcojmë pozitën dhe rolin e misionit tonë konsullor në Baden-Württemberg dhe më gjerë.
Statusi i ri na motivon dhe njëkohësisht na obligon të vazhdojmë me edhe më shumë profesionalizëm, përgjegjësi dhe përkushtim në shërbim të qytetarëve tanë dhe të interesave shtetërore.
Faleminderit për besimin dhe mbështetjen!