TV Prizreni

TV Prizreni Faqja zyrtare e TV Prizrenit

12/06/2026
EC Ma Ndryshe: Raporti i Auditorit për Prizrenin evidenton nevojën për disiplinë financiare dhe institucionaleEC Ma Ndry...
12/06/2026

EC Ma Ndryshe: Raporti i Auditorit për Prizrenin evidenton nevojën për disiplinë financiare dhe institucionale

EC Ma Ndryshe ka shprehur shqetësimin serioz lidhur me gjetjet e raportit të Zyrës Kombëtare të Auditimit për Komunën e Prizrenit për vitin 2025, i cili evidenton dobësi të vazhdueshme në menaxhimin e financave publike, prokurimin publik dhe funksionimin e kontrollit të brendshëm institucional.

https://tvprizreni.net/ec-ma-ndryshe-raporti-i-auditorit...

Shoqata "Bereqeti" shpërndan 6 ton mish kurbani për familjet në nevojë dhe institucione të ndryshmeShoqata Humanitare "B...
12/06/2026

Shoqata "Bereqeti" shpërndan 6 ton mish kurbani për familjet në nevojë dhe institucione të ndryshme

Shoqata Humanitare "Bereqeti" - dega në Prizren, sot ka bërë shpërndarjen e mish*t të Kurbanit, të cilin besimtarët myslimanë e kanë dhuruar në Bashkësinë Islame të Kosovës.

Me këtë rast, bëhet e ditur se janë shpërndarë 6 ton mish, ku përfitues janë familje në nevojë dhe institucione të ndryshme, si:

- Qendra Burimore "Nënë Tereza",
- Qendra Burimore "Lef Nosi",
- Shoqata "HandiKos",
- Shoqata Rajonale e të Shurdhërve,
- Shoqata Ndërkomunale e të Verbërve dhe të tjera.

“Dhuro gjak – shpëto jetë” është motoja e Javës së Dhurimit Vullnetar të GjakutMë 14 qershor në mbarë botën shënohet Dit...
12/06/2026

“Dhuro gjak – shpëto jetë” është motoja e Javës së Dhurimit Vullnetar të Gjakut

Më 14 qershor në mbarë botën shënohet Dita ndërkombëtare e Dhurimit Vullnetar të Gjakut.

Dr. Shasivar Sallahu, shef i Qendrës së Transfuzionit të Gjakut në Prizren, me këtë rast u shpreh se çdo pikë gjaku e dhuruar nga ju është shpresë jete për një person që ndodhet në rrezik dhe varet nga gjaku i dhuruar.

"Gjaku nuk mund të prodhohet në mënyrë artificiale; ai sigurohet vetëm falë humanizmit dhe solidaritetit të njerëzve të mirë që dhurojnë gjak" - theksoi ai.

Ai bëri të ditur se aksioni i dhurimit vullnetar të gjakut ka filluar më 11 qershor dhe do të zgjasë deri më 18 qershor.

Siç bëhet e ditur, gjakun mund ta dhuroni në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut, në hapësirat e Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, gjatë ditëve të punës nga ora 07:00 deri në ora 15:00, ndërsa gjatë fundjavës nga ora 09:00 deri në ora 14:00.

"Një dhurim i vetëm i gjakut tuaj mund të shpëtojë disa jetë. Bashkohuni me ne dhe bëhuni pjesë e këtij misioni human!" - theksoi tutje Sallahu.

Fëmijë dhe të rinj prizrenas përmes pikturave me motive kombëtare shënuan Ditën e Çlirimit të PrizrenitNjë aktivitet i v...
12/06/2026

Fëmijë dhe të rinj prizrenas përmes pikturave me motive kombëtare shënuan Ditën e Çlirimit të Prizrenit

Një aktivitet i veçantë artistik u organizua të enjten në kuadër të shënimit të Ditës së Çlirimit të Prizrenit, ku fëmijë dhe të rinj prizrenas shprehën talentin dhe kreativitetin e tyre përmes pikturave me motive kombëtare, të realizuara në ambientin e Kejit të Shadërvanit.

Punimet e krijuara u ekspozuan më pas në galerinë e Shtëpisë së Kulturës “Xhemajli Berisha”, duke sjellë para publikut mesazhe patriotike, ngjyra dhe emocione që pasqyrojnë dashurinë për atdheun dhe krenarinë për historinë e vendit.

Auditori gjen paqartësi në tenderin për blerjen e dy autoambulancave në PrizrenKomuna e Prizrenit kishte zhvilluar një p...
12/06/2026

Auditori gjen paqartësi në tenderin për blerjen e dy autoambulancave në Prizren

Komuna e Prizrenit kishte zhvilluar një procedurë prokurimi për blerjen e dy autoambulancave me kërkesa të paqarta dhe kundërthënëse në dokumentet e tenderit, duke krijuar rrezik për cenimin e konkurrencës dhe transparencës në proces, ka vlerësuar Zyra Kombëtare e Auditimit në raportin për këtë komunë.

https://tvprizreni.net/auditori-gjen-paqartesi-ne...

"Hija e Babit" - vepër nga autorja e re Edona Rrustemaj-Paralangaj dedikuar mallit për babain e saj të ndjerë dhe fëmijë...
12/06/2026

"Hija e Babit" - vepër nga autorja e re Edona Rrustemaj-Paralangaj dedikuar mallit për babain e saj të ndjerë dhe fëmijërisë me shumë sfida

22-vjeçarja nga fshati Çubrel i Skënderajt, Edona Rrustemaj – Paralangaj së fundmi ka botuar librin e saj të parë poetik “Hija e Babit”, një vepër e shkruar sipas saj, me zemër, e frymëzuar nga historia e saj personale dhe mungesa e babait që nga fëmijëria.

Ajo ka theksuar se ky libër nuk është thjesht një përmbledhje fjalësh, është historia e jetës së saj, e shkruar me lot të heshtur, me dhimbje që janë bartur me vite dhe me forcë që është ndërtuar ngadalë.

“Është zëri im, i rritur mes mungesës dhe dashurisë, mes humbjes dhe shpresës. Çdo faqe mban një copë të shpirtit tim, një copë të së kaluarës. Babai im ishte shtylla jonë. Ikja e tij nga kjo botë e la familjen tonë të zbrazët, por jo të thyer. Ai nuk është më pranë me trup, por është gjithmonë me mua në çdo vendim që marr, në çdo hap që hedh. Mungesa e tij më mësoi shumë herët se jeta nuk të pyet kur të sfidon, por të provon sa e fortë je” – thotë ajo.

Autorja u shpreh tutje se ky libër është edhe një mënyrë për ta mbajtur gjallë emrin e babait të saj, kujtimin e tij dhe dashurinë që nuk u shua kurrë.

“Mami ime është heroina ime e heshtur. Ajo na rriti në kushte të vështira, pa u ankuar kurrë, pa e ulur kokën para jetës. Me duart e saj ka punuar pa lodhje, ka qendisur me dorë, ka dhënë shumë mund që ne të kishim bukë, ngrohtësi dhe dinjitet. Çdo fijë që ka qepur ka qenë një lutje për ne, çdo natë pa gjumë ka qenë një sakrificë që sot e kuptoj me zemër. Ajo nuk na dha vetëm jetë, por na mësoi si të qëndrojmë të fortë edhe kur gjithçka duket e pamundur” – u shpreh Rrustemaj – Paralangaj.

Ajo shtoi se vëllezërit e saj ishin shumë të vegjël kur babai u nda nga jeta, dhe se jeta i detyroi të rriten më shpejt se mosha e tyre.
Sipas autores, ata me kohën, u bënë mbështetje për njëri-tjetrin, u rritën mes sfidave, por gjithmonë me dashuri.

“Motrat e mia më të mëdha ishin krahët e mi, forca ime në heshtje, shembulli që më tregoi se edhe femra, edhe fëmija, mund të mbajë barrë të rëndë e prapë të qëndrojë në këmbë” – shtoi ajo.

Autorja e re theksoi se në këtë përvjetor të vdekjes së babait të saj, nuk i solli lule më shumë se vitet e tjera, por solli një libër, solla fjalët që nuk arriti t’i thojë për vite me radhë.

“Hija e Babit është dhurata ime për ty. Ndoshta bota po e njeh sot, por unë besoj se ti e ke njohur shumë më herët, sepse çdo shkrim ka filluar me emrin tënd dhe ka përfunduar te malli për ty” – u shpreh në fund Rrustemaj – Paralangaj.

https://tvprizreni.net/hija-e-babit-veper-nga-autorja-e...

12/06/2026

Pritja e veteranëve të UÇK-së nga Kryetari i Prizrenit Shaqir Totaj në nder të Ditës së Çlirimit të Prizrenit

KB Bashkimi prezanton përforcimin e ri, nënshkruan me Valmir KakrukinKlubi i prizrenas i Basketbollit Bashkimi ka zyrtar...
11/06/2026

KB Bashkimi prezanton përforcimin e ri, nënshkruan me Valmir Kakrukin

Klubi i prizrenas i Basketbollit Bashkimi ka zyrtarizuar prurjen e basketbollistit Valmir Kakruki, i cili do të jetë pjesë e skuadrës prizrenase për dy sezonet e ardhshme.

Klubi ka bërë të ditur se Kakruki ka nënshkruar kontratë dyvjeçare dhe do të veshë fanellën portokalli e zi në edicionin 2026/27 dhe atë pasues.

“Mirë se vjen, Valmir Kakruki!”, thuhet në njoftimin e klubit, duke i uruar mirëseardhje përforcimit më të ri të ekipit.🧡🖤

Address

Prizren
65195

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when TV Prizreni posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to TV Prizreni:

Share