Lëvizja Atdheu Finlandë

Lëvizja Atdheu Finlandë The Albanian homeland movement

09/05/2025
08/05/2025

🇦🇱 Vetëm 3 ditë na ndajnë nga dita e madhe!

Është momenti për të zgjedhur dinjitetin, familjen, Shqipërinë!
Është momenti që fjala jonë të bëhet vendim.
Është koha që njerëzit e zakonshëm të bëjnë gjënë më të jashtëzakonshme:

Të ndryshojnë rrjedhën e historisë!

📍Edhe 3 ditë, Shqipëria zgjedh — dhe me numrin 3 zgjedh LEVIZJEN ATDHEU.

Një votë për ne, është një votë për një Shqipëri që nuk sh*tet, nuk përkulet, nuk dorëzohet!

💪 Jemi krenarë për çdo qytet dhe përfaqësuesin tonë që qëndron si një mal përballë çdo padrejtësie:

🇦🇱Kreshnik Osmani – Edmond Dano/ Tiranë

🇦🇱Alban Vidhi, Mirsab Tafaj – Durrës
🇦🇱Blerina Beganji – Berat
🇦🇱Luan Bendo, Marjola Jakupi – Fier
🇦🇱Ilir Borova, Misto Tiko – Korçë
🇦🇱Eldi Bajrami – Elbasan
🇦🇱Nimet Darsi – Kukës
🇦🇱Albert Mena – Dibër
🇦🇱Netil Boraj, Marsel Sotiri – Vlorë
🇦🇱Ilir Perdoda – Lezhë
🇦🇱Igli Hoxha, Fatjeta Barbullushi – Shkodër
🇦🇱Eduart Jani – Gjirokastër & Përmet

🙏 Ata nuk janë politikanë, janë zëri i një populli që ka duruar shumë, por nuk ka harruar kush është!

🗳 Edhe 3 ditë kane mbetur… Voto NR. 3 – Lëvizja Atdheu
🇦🇱 Zgjidh zemrën, zgjidh mendjen, zgjidh ATDHEUN!

Lëvizja Atdheu

07/05/2025

🛑 Katër ditë për të thyer heshtjen ne Tiranen ku kandidoj dhe ne te gjithe Shqiperine!



Miq te dashur!

Më kanë bllokuar në të gjitha mediat. Më kanë censuruar në rrjetet sociale. Më kanë përjashtuar nga sondazhet, studiot, panelet, paratë dhe mbështetjet.

Por unë nuk jam këtu falë tyre.

Unë jam këtu falë jush!

Unë nuk kam makineri propagande, por kam zemrën e këtij populli që më shtrëngon dorën çdo ditë në terren.

Unë nuk kam oligarkë, por kam shpresën e njerëzve të lodhur nga mashtrimi.
Unë nuk kam ekran, por kam faqet tuaja qe shperndajne mesazhet tona.
Unë nuk kam financa, por kam zërin tuaj që përhapet si zjarri gojë më gojë e vesh me vesh.

📣 Dhe tani, na ndajnë vetëm katër ditë nga perballja me e rendesishme e 100 viteve qe vijne!

Katër ditë për të vendosur nëse Shqipëria do të vazhdojë të mbahet peng nga një sistem politik mafioz bipolar që vret shpresën e shqiptareve, apo do të zgjohet dhe të bëjë histori!

Sot nuk dua që ti të jesh thjesht spektator.

🔴 Dua që të jesh zëri im atje ku unë nuk mund të shkoj.
🔴 Dua që të jesh forca ime atje ku ata më kanë mbyllur derën.
🔴 Dua që të jesh drita ime atje ku ata kanë fikur çdo reflektor!

📌 Në katër ditët e fundit, çdo telefonatë që bën, çdo mesazh që shpërndan, çdo fjalë që thua — është votë për lirinë.

Le ta dëgjojnë edhe ata që kujtojnë se na kanë shuar:

Fjala nuk censurohet. Zëri i njerezve te lire nuk mbytet. Shpresa nuk ndalet. Mafia pushtet -media, sa me shume me kane censuaruar aq me shume i eshte kthyer ne disfavorin e tyre. Tashme te gjitha selite diplomatike nderkombetare interesohen duke me telefonuar e takuar, dhe pyesin per arsyen qe fshihet pas "vrasjes" dhe censures se plote Lëvizja Atdheu. Regjimi mafioz bipolar politik deshi asgjesimin tone, por na bene me te forte. Deshen erresimin por sa me shume na censuruan aq me shume ngriten dyshimet, tek ndjekesit e imet vendas dhe nderkombetare: P***e bllokohet kaq egersisht Kreshnik Osmani? P***e i tremben kaq shume?!

Ne jemi këtu. Dhe më 11 maj, do t’i tregojmë Shqipërisë se koha e frikës ka mbaruar duke votuar numrin 3 ne fleten e votimi!

Dhe mos e harroni kurre! E vetmja menyre per te djegur voten, nuk ehste te votoni Kreshnikun ne Tirane dhe LA ne te gjithe Shqiperine. Vota juaj do te digjet nese shkon per ata qe nuk do te jene me.

🇦🇱 Levizja ATDHEU – se Shqipëria nuk është në sh*tje!



05/05/2025

Osoite

ToriKatu 111
Kuopio
70100

Hälytykset

Tiedä ensimmäisenä ja anna meille oikeus lähettää sinulle sähköpostitse uutisia ja promootioita Lëvizja Atdheu Finlandë :ltä. Sähköpostiosoitettasi ei käytetä muihin tarkoituksiin, ja voit perua milloin tahansa.

Oikopolut

Jaa