09/02/2026
Coming soon !
L’Albanie🇦🇱 et sa culture seront à l’honneur à Chambéry en 2026 ! Grâce au partenariat et l’amitiés noués depuis 2022 entre les villes de Chambéry en France🇫🇷 et de Korça en Albanie🇦🇱, une programmation exceptionnelle marquera cette année, autour de la culture, des arts, de la musique et de la littérature albanaises. Avec un événement central et majeur : l’exposition « Icônes d’Albanie » , de mai à novembre au musée des Beaux-arts de Chambéry où seront présentées 45 œuvres majeures d’art sacré du patrimoine national albanais du XIVe au XXe siècle provenant du musée d’Art médiéval de Korça.
Le lien entre Korça et la France🇫🇷 est historique et particulièrement fort. Surnommée « le Petit Paris » pour son passé francophone, Korça est connue pour sa tradition et son dynamisme culturels, son architecture et son rôle historique dans l’éveil national albanais. Le Lycée Français de Korça a été, entre les deux guerres mondiales le berceau des élites intellectuelles et culturelles albanaises, et son souvenir sera ravivé par l’ouverture prochainement d’un nouveau lycée franco-albanais à Korça, voulu par l’Albanie et la France et porté sur les sciences et l’avenir 🇦🇱♥️🇫🇷
https://www.chambery.fr/349-korca-en-albanie.htm
Shqipëria🇦🇱 dhe kultura e saj do të jenë kryefjalë të jetës kulturore në Shamberi për vitin 2026! Falë partneritetit dhe miqësisë së krijuar qysh prej vitit 2022 midis qyteteve të Shamberisë në Francë🇫🇷 dhe Korçës në Shqipëri🇦🇱, një program special do t’i kushtohet këtë vit kulturës, arteve, muzikës dhe letrave shqipe. Një ndër ngjarjet kyç të kësaj stine kulturore shqiptare do të jetë ekspozita "Ikona të Shqipërisë", që do të zhvillohet nga maji deri në nëntor në Muzeun e Arteve të Bukura të Shamberisë, ku do të shfaqen 45 vepra arti të rëndësishme nga trashëgimia kombëtare e Shqipërisë së shekujve XIV deri në XX, pjesë e fondit të Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar të Korçës.
Lidhja midis Korçës dhe Francës🇫🇷 është historike dhe veçanërisht e fortë. E quajtur "Parisi i Vogël" për të kaluarën e saj frankofone, Korça është e njohur për traditën dhe dinamizmin e saj kulturor, arkitekturën dhe rolin e saj historik në zgjimin kombëtar shqiptar. Midis dy luftërave botërore, Liceu Francez në Korçë ishte djep i elitave intelektuale dhe kulturore shqiptare, dhe kujtimi i tij do të ringjallet me hapjen së afërmi të liceut të ri franko-shqiptar të Korçës, projekt i përbashkët mes Shqipërisë dhe Francës me sytë nga shkencat dhe e ardhmja 🇦🇱♥️🇫🇷
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme - Republika e Shqipërisë Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit