06/06/2026
Sonte, në ora 19:00, përfundoi me sukses procesi i votimit në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar.
Me këtë rast, dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë për të gjithë bashkatdhetarët në Mbretërinë e Bashkuar që ushtruan të drejtën e tyre demokratike për të votuar.
Një falënderim i veçantë shkon edhe për stafin e Ambasadës, zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përfaqësuesit e partive politike dhe vëzhguesit, të cilët me përkushtimin dhe angazhimin e tyre kontribuuan që ky proces të zhvillohej në mënyrë të rregullt, transparente dhe të përmbyllej me sukses.
Urime Kosovë!