23/06/2022
Përshëndetje të nderuar bashkëatdhetarë! 😊
Në komunikimin tonë javor "Ju pyesni, konsulli përgjigjet", dëshirojmë të flasim lidhur me procedurën e sigurimit online të akteve të gjendjes civile në portalin e-Albania dhe procedurat për njohjen e tyre në Shtetin Grek.
📌 Me vendim të Qeverisë Shqiptare, prej datës 1 Maj 2022 të gjitha shërbimet publike në administratën shtetërore ofrohen online, nëpërmjet portalit e-Albania.
🔹 Ky portal qeveritar është i arritshëm 24/24hX7 dhe 100% në gjuhën Shqipe.
🔸 Ai shërben si një portë, nëpërmjet së cilës çdo person i interesuar mund të marrë nëpërmjet internetit, shërbime elektronike të ofruara nga institucionet publike në Shqipëri. Është shumëfunksional dhe administrohet e zhvillohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit.
🔹 Një prej këtyre shërbimeve, por edhe ai për të cilin ka më shumë interes nga shtetasit shqiptarë, që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit, është sigurimi nëpërmjet këtij portali i akteve të gjendjes civile.
ℹ️ Bazuar në Vendimin Nr. 495, datë 13.09.2017 “Për miratimin e rregullave të përfitimit të shërbimeve publike elektronike” si dhe Vendimin për disa shtesa në Vendimin Nr. 332, datë 17.03.2010, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e formës, elementëve përbërës, mënyrës së mbajtjes e afatit të përdorimit të dokumenteve bazë, që mbahen dhe lëshohen nga shërbimi i gjendjes civile”, të ndryshuar, ky dokument me vulë elektronike i gjeneruar përmes portalit e-Albania ka të njëjtën vlerë ligjore si dokumenti fizik me vulë të njomë.
🔸 Shërbimi elektronik "Aktit/Çertifikatë personale/martese/lindje/vdekje/familjare (Shqip/në gjuhë të huaj)" ju mundëson të shikoni dhe verifikoni të dhënat personale dhe të gjeneroni certifikatën personale me vulë elektronike në shqip ose në gjuhë të huaj.
Sigurisht, për fëmijët nën 16 vjeç, gjenerimi i certifikatës personale me vulë elektronike bëhet vetëm nëpërmjet llogarisë së njërit prej prindërve.
🔹 Për të gjitha llojet e çertifikatave që vërtetojnë një fakt juridik përpara vitit 2010, periudha e gjenerimit të dokumentit është deri në një muaj.
🔸 Gjenerimi online dhe vulosja me vulë elektronike e këtyre akteve të gjendjes civile, përjashton tashmë vulosjen e tyre në Prefekturat dhe Nënprefekturat e vendit, por në asnjë mënyrë vulën Apostile, e cila vendoset vetëm pranë Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të RSH-së në Tiranë.
🔹 Apostilimi i dokumentave pranë këtij institucioni të lartë është i nevojshëm për të gjitha llojet e dokumenave të lëshuara nga administrata publike si dhe personat juridikë privatë në vend, të cilat kanë si destinacion përdorimi zyrat kompetente pranë një shteti të huaj.
🔺Kujdes. Përkthimi i aktit të sigurar online dhe të apostiluar në MEPJ shqiptare, bëhet vetëm pranë një zyre përkthimi të liçensuar greke, pranë rezidencës tuaj apo juridiksionit të zyrës/autoritetit grek ku do të përdoret.
❗️ Për çdo pyetje lidhur me këtë procedurë, por jo vetëm, jeni të lutur të na kontaktoni.
Faleminderit!