Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Greqi

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Greqi Embassy of the Republic of Albania to Greece
Πρεσβεία της Δημοκρατίας της Αλβανίας στην Ελλάδα 🇦🇱🇬🇷

Zyra Konsullore e Ambasadës shqiptare ne Athinë u ofron çdo ndihmë të mundshme qytetarëve shqipëtarë, që banojnë në Greqi dhe, ndër të tjera, ushtron detyra të natyrës administrative, (p.sh. kujdeset për lëshimin e dokumenteve biometrike shqiptare të udhëtimit, lëshon vërtetime, leje kalimi), kryen detyra të shërbimeve të gjendjes civile dhe noteriale (p.sh martesa, prokura të posaçme), sipas di

spozitave në fuqi, në bazë të konventave nderkombëtare dhe dispozitave në fuqi të ligjit procedurial shqiptar.

14/06/2026
🇦🇱🇱🇧 Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Athinë, znj. Luela Hajdaraga, priti në një takim Ambasadorin e Republikës...
12/06/2026

🇦🇱🇱🇧 Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Athinë, znj. Luela Hajdaraga, priti në një takim Ambasadorin e Republikës së Libanit në Greqi, z. Kenj El Hajal.
Gjatë takimit u vlerësuan marrëdhëniet miqësore mes Shqipërisë dhe Libanit dhe u shpreh gatishmëria për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme - Republika e Shqipërisë

12/06/2026
12/06/2026
Në kuadër të vizitës së Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, z. Niko Peleshi, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Gre...
11/06/2026

Në kuadër të vizitës së Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, z. Niko Peleshi, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Greqi organizoi një mbrëmje të veçantë, që mblodhi së bashku ambasadorë dhe përfaqësues të trupit diplomatik, parlamentarë, sipërmarrës, si dhe personalitete të jetës politike, akademike, kulturore dhe shoqërore greke e shqiptare.

Një takim që krijoi hapësirë për dialog, shkëmbim mendimesh dhe forcimin e lidhjeve që bashkojnë komunitetet dhe institucionet e dy vendeve tona, duke vlerësuar njëkohësisht kontributin e çmuar të komunitetit shqiptar në Greqi si një urë e rëndësishme bashkëpunimi, mirëkuptimi dhe afrimi mes popujve tanë.

🇦🇱🇬🇷 Marrëdhëniet mes kombeve ndërtohen nga njerëzit që zgjedhin dialogun.

📸 Photo credits: Genti Malo - GM Photography

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme - Republika e Shqipërisë

🇦🇱🇬🇷 Gjatë vizitës dyditore në Athinë, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Niko Peleshi, i shoqëruar nga një delegacio...
11/06/2026

🇦🇱🇬🇷 Gjatë vizitës dyditore në Athinë, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Niko Peleshi, i shoqëruar nga një delegacion parlamentar, zhvilloi një sërë takimesh në Parlamentin e Greqisë, në funksion të forcimit të mëtejshëm të dialogut politik dhe bashkëpunimit ndërparlamentar.

Në takimin me Kryetarin e Parlamentit të Greqisë, z. Nikitas Kaklamanis, u vlerësua klima pozitive dhe konstruktive e marrëdhënieve dypalëshe, si dhe roli i komunitetit shqiptar në Greqi dhe i minoritetit grek në Shqipëri si ura të rëndësishme që forcojnë lidhjet mes dy vendeve.

🤝 Mbështetja e Greqisë për rrugëtimin europian të Shqipërisë u konfirmua si një prioritet i përbashkët dhe një shtyllë e rëndësishme e marrëdhënieve dypalëshe.

Delegacioni shqiptar zhvilloi takime me drejtues dhe anëtarë të Komisionit për Çështjet Europiane, Komisionit për Mbrojtjen Kombëtare dhe Çështjet e Jashtme, si dhe me Grupin Parlamentar të Miqësisë Greqi-Shqipëri, ku u diskutua mbi forcimin e bashkëpunimit ndërparlamentar, thellimin e dialogut politik dhe avancimin e agjendës së integrimit europian të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor.

✔️ Vizita riafirmoi vullnetin e përbashkët për të çuar përpara partneritetin strategjik mes Shqipërisë dhe Greqisë, të bazuar në fqinjësinë e mirë, respektin reciprok, aleancën në NATO dhe perspektivën europiane.

📸 Photo credits: Genti Malo - GM Photography

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme - Republika e Shqipërisë

Address

7, A. Vekiareli Str. ,, Filothei
Athens
15237

Opening Hours

Monday 09:00 - 15:00
Tuesday 09:00 - 15:00
Wednesday 09:00 - 15:00
Thursday 09:00 - 15:00
Friday 09:00 - 14:00

Telephone

+302106876200

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Greqi posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Greqi:

Share