Konsullata e Përgjithshme e RSh-së në Janinë

Konsullata e Përgjithshme e RSh-së në Janinë Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Janinë Προξενείο και Πρεσβεία

05/09/2026

-- 𝐍𝐣𝐨𝐟𝐭𝐢𝐦 ---

Të nderuar bashkëatdhetarë,

Ju njoftojmë se, me rastin e 𝐃𝐢𝐭𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐒𝐡𝐞𝐧𝐣𝐭𝐞̈𝐫𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐍𝐞̈𝐧𝐞̈ 𝐓𝐞𝐫𝐞𝐳𝐞̈𝐬, ditën e hënë, 𝟎𝟕 𝐬𝐡𝐭𝐚𝐭𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟔, Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Janinë do të qëndrojë e mbyllur.

Shërbimi konsullor do të rifillojë rregullisht të martën, më 𝟎𝟖 𝐬𝐡𝐭𝐚𝐭𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟔.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin.

03/09/2026
03/09/2026
03/09/2026

Sulmet e fundit në Kiev dhe droni rus në Gjermani, Ministri Hoxha: Agresioni nuk do ta dobësojë vendosmërinë, sigurinë dhe unitetin e Evropës.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, postim në X:

Rusia ka demonstruar edhe një herë se agresioni i saj kundër Ukrainës nuk ndalet. Sulmet masive në Kiev dhe qytete të tjera ukrainase, përfshirë sulmin e drejtpërdrejtë në Universitetin Kombëtar të Teknologjive Ushqimore, janë pjesë e një fushate brutale që vazhdon të vendosë civilët në rrezik.

Evropa, dhe Shqipëria si pjesë e saj, me të drejtë kanë qëndruar që nga dita e parë në krah të Ukrainës, dhe ne duhet të vazhdojmë ta bëjmë këtë.

Ukraina mbetet vija e parë e kësaj lufte. Por është gjithnjë e më e qartë se shtrirja dhe ambiciet e Rusisë shtrihen shumë përtej Ukrainës. Incidenti i konfirmuar i dronit rus në Leipzig është një tjetër kujtesë e fortë se Moska po teston kufijtë e sigurisë evropiane dhe po zgjeron ndërhyrjen dhe aktivitetet e saj destabilizuese në të gjithë kontinentin.

Kërcënimi, agresioni dhe ndërhyrja hibride nuk do ta dobësojnë vendosmërinë e Evropës. Ato duhet të kenë efektin e kundërt: një Evropë më të fortë, më të bashkuar dhe më të vendosur.

Ukraina po mbron tokën e saj. Evropa po mbron sigurinë e saj. Ne duhet të qëndrojmë së bashku në të dy frontet.

01/09/2026

9:00–10:00 Enlargement or Irrelevance? Europe's Next Geopolitical...

Address

A. Zini 12
Ioánnina
45444

Opening Hours

Monday 09:30 - 14:00
Tuesday 09:30 - 14:00
Wednesday 09:00 - 14:00
Thursday 09:30 - 14:00
Friday 09:30 - 14:00

Telephone

+30 697 153 3398

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Konsullata e Përgjithshme e RSh-së në Janinë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Konsullata e Përgjithshme e RSh-së në Janinë:

Shortcuts

Share