Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kroaci

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kroaci Veleposlanstvo Republike Albanije u Hrvatskoj 🇦🇱🇭🇷

08/09/2026
🇦🇱🇭🇷 Komuniteti shqiptar në Qarkun Koprivnica-Križevci kremtoi Ditën e Shën Nënë Terezës në famullinë e Shën Nënë Terezë...
07/09/2026

🇦🇱🇭🇷 Komuniteti shqiptar në Qarkun Koprivnica-Križevci kremtoi Ditën e Shën Nënë Terezës në famullinë e Shën Nënë Terezës në Starigrad, Koprivnica.

Mesha u mbajt në shqip dhe kroatisht dhe u drejtua nga Dom Mhill Gojani dhe famullitari Marjan Lorenci.

Në kremtim morën pjesë përfaqësues të Qarkut Koprivnica-Križevci, komunitetit shqiptar, si dhe përfaqësues të Ambasadës së Kosovës dhe Ambasadës së Shqipërisë.

🎶 Në kuadër të aktivitetit u prezantua edhe Ansambli “Shkëndija”, duke sjellë atmosferë festive dhe duke pasuruar këtë ditë me traditën dhe kulturën shqiptare.

Pas Meshës u organizua një pritje, ku u shpreh mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme ndaj komunitetit shqiptar dhe u theksua rëndësia e vijimit të bashkëpunimit.

❤️ Shën Nënë Tereza – simbol i paqes, dashurisë dhe humanizmit.

🇦🇱 10-vjetori i shenjtërimit të Shën Terezës së Kalkutës – një ngjarje e veçantë mes shqiptarëve në Rijeka 🇭🇷Me rastin e...
06/09/2026

🇦🇱 10-vjetori i shenjtërimit të Shën Terezës së Kalkutës – një ngjarje e veçantë mes shqiptarëve në Rijeka 🇭🇷

Me rastin e 10-vjetorit të shenjtërimit të Shën Terezës së Kalkutës, Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Kroaci, Donika Hoxha, mori pjesë në veprimtarinë e bukur të organizuar nga komuniteti shqiptar në Rijeka, në nderim të figurës së saj të jashtëzakonshme.

Një ngjarje e mbushur me emocion, kulturë, traditë dhe krenari shqiptare, ku veçanërisht u spikat koncerti i mrekullueshëm i Orkestrës së të Rinjve të Kosovës, i cili i dha aktivitetit një dimension të veçantë artistik dhe emocionues. 🎶🇽🇰

Në këtë përvjetor të rëndësishëm, u nderua Shën Tereza, bija e madhe shqiptare, e cila me dashurinë, përkushtimin dhe humanizmin e saj u bë një simbol universal i paqes dhe i shërbimit ndaj njerëzimit.

Ambasadorja Hoxha vlerësoi përzemërsisht komunitetin shqiptar të Rijekës për ruajtjen dhe promovimin e gjuhës, kulturës dhe traditave shqiptare, si dhe për kontributin në forcimin e miqësisë mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë.

Një ngjarje ku muzika bashkoi zemrat, kultura bashkoi komunitetin dhe figura e Shën Terezës na kujtoi vlerat tona më të bukura. ❤️🇦🇱🇽🇰🇭🇷

04/09/2026
03/09/2026

Sulmet e fundit në Kiev dhe droni rus në Gjermani, Ministri Hoxha: Agresioni nuk do ta dobësojë vendosmërinë, sigurinë dhe unitetin e Evropës.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, postim në X:

Rusia ka demonstruar edhe një herë se agresioni i saj kundër Ukrainës nuk ndalet. Sulmet masive në Kiev dhe qytete të tjera ukrainase, përfshirë sulmin e drejtpërdrejtë në Universitetin Kombëtar të Teknologjive Ushqimore, janë pjesë e një fushate brutale që vazhdon të vendosë civilët në rrezik.

Evropa, dhe Shqipëria si pjesë e saj, me të drejtë kanë qëndruar që nga dita e parë në krah të Ukrainës, dhe ne duhet të vazhdojmë ta bëjmë këtë.

Ukraina mbetet vija e parë e kësaj lufte. Por është gjithnjë e më e qartë se shtrirja dhe ambiciet e Rusisë shtrihen shumë përtej Ukrainës. Incidenti i konfirmuar i dronit rus në Leipzig është një tjetër kujtesë e fortë se Moska po teston kufijtë e sigurisë evropiane dhe po zgjeron ndërhyrjen dhe aktivitetet e saj destabilizuese në të gjithë kontinentin.

Kërcënimi, agresioni dhe ndërhyrja hibride nuk do ta dobësojnë vendosmërinë e Evropës. Ato duhet të kenë efektin e kundërt: një Evropë më të fortë, më të bashkuar dhe më të vendosur.

Ukraina po mbron tokën e saj. Evropa po mbron sigurinë e saj. Ne duhet të qëndrojmë së bashku në të dy frontet.

Address

Strojarska Cesta 20, VMD Toranj, Kat 10
Zagreb
10000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kroaci posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share