Embassy of the Republic of Kosovo in Hungary

Embassy of the Republic of Kosovo in Hungary Ambasada e Republikës së Kosovës në Hungari / Koszovói Nagykövetség Magyarországon

Ambasada e Republikës së Kosovës në Hungari përfaqëson Republikën e Kosovës në Hungari në kuptimin e Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike (1961) ose të Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Konsullore (1963), dhe të cilit mision i janë dhënë të gjitha privilegjet dhe imunitetet që, sipas ligjit, i gëzojnë misionet diplomatike sipas Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike.

🏛️ Ambasadori i Republikës së Kosovës në Hungari, Sh.T. z. Delfin Pllana, mirëpriti në ambientet e Ambasadës së Republik...
24/07/2026

🏛️ Ambasadori i Republikës së Kosovës në Hungari, Sh.T. z. Delfin Pllana, mirëpriti në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Budapest Ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë në Hungari, Sh.S. znj. Julia Katharina Gross, në një takim lamtumirës me rastin e përfundimit të mandatit të saj diplomatik.

Gjatë takimit, ambasadori Pllana e falënderoi ambasadoren Gross për bashkëpunimin e shkëlqyer gjatë mandatit të saj dhe për kontributin e çmuar në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës Federale të Gjermanisë.
Ai vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për Kosovën, veçanërisht në proceset e integrimit euroatlantik, zhvillimit demokratik dhe konsolidimit ndërkombëtar të vendit.

Nga ana e saj, ambasadorja Gross shprehu kënaqësinë për bashkëpunimin me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Budapest, duke falënderuar ambasadorin Pllana për bashkëpunimin e ngushtë dhe konstruktiv, si dhe duke vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera dhe partneritetin e ngushtë ndërmjet dy vendeve 🇽🇰🇩🇪.

Në përmbyllje të takimit, ambasadori Pllana i uroi ambasadores Gross çdo sukses në angazhimet e saj të ardhshme profesionale, duke shprehur bindjen se miqësia dhe partneriteti i shkëlqyer ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës Federale të Gjermanisë do të vazhdojnë në frymën e bashkëpunimit edhe në të ardhmen.

🇽🇰🇭🇺

🏛️ Ambasadori i Republikës së Kosovës në Hungari, Delfin Pllana, priti në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës...
23/07/2026

🏛️ Ambasadori i Republikës së Kosovës në Hungari, Delfin Pllana, priti në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Budapest drejtuesit e Budapest International Film Festival (BIFF), Kristóf Horváth dhe Kata Incze, për të diskutuar mundësitë e bashkëpunimit në fushën e diplomacisë kulturore dhe promovimit të kinematografisë kosovare.

Në qendër të bisedimeve ishte pjesëmarrja e filmave nga Kosova në edicionin e sivjetshëm të BIFF, i cili do të mbahet në fund të muajit tetor në Budapest. Në takim u diskutuan mundësitë për të sjellë në festival prodhime kinematografike nga Kosova, duke i prezantuar ato para publikut hungarez dhe ndërkombëtar.

Ambasadori Pllana e vlerësoi BIFF si një platformë të rëndësishme ndërkombëtare që promovon kinemanë bashkëkohore, diversitetin kulturor dhe zërat e rinj artistikë nga e gjithë bota. Ai theksoi se pjesëmarrja e filmave kosovarë në këtë festival do të përbënte një mundësi të shkëlqyer për promovimin e kinematografisë së Kosovës dhe për forcimin e bashkëpunimit kulturor ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë.

Drejtori i BIFF, z. Kristóf Horváth, konfirmoi gatishmërinë e festivalit për të pranuar aplikime të filmave nga Republika e Kosovës, si dhe për të bashkëpunuar me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Hungari në iniciativa që synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e kinematografisë 🎬.



🇽🇰🇭🇺

🏛️ Ambasadori i Republikës së Kosovës në Hungari, z. Delfin Pllana, zhvilloi një takim me Kryetaren e Komisionit për Çës...
22/07/2026

🏛️ Ambasadori i Republikës së Kosovës në Hungari, z. Delfin Pllana, zhvilloi një takim me Kryetaren e Komisionit për Çështjet e Bashkimit Europian në Asamblenë Kombëtare të Hungarisë, znj. Ildikó Sopov.

Në një atmosferë miqësore dhe konstruktive, Ambasadori Pllana e përgëzoi znj. Sopov për marrjen e detyrës së re, duke i uruar suksese në ushtrimin e mandatit dhe në realizimin e objektivave të Komisionit dhe të Asamblesë Kombëtare të Hungarisë. Ai vlerësoi rolin e rëndësishëm të shumicës së re parlamentare në avancimin e proceseve me interes strategjik për Hungarinë dhe rajonin.

Ambasadori Pllana shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Asambleja Kombëtare e Hungarisë i ka dhënë Parlamentit të Republikës së Kosovës ndër vite, përmes projekteve të binjakëzimit, shkëmbimit të përvojave dhe pjesëmarrjes reciproke në forume e vizita zyrtare. Ai theksoi rëndësinë e thellimit të mëtejshëm të këtij partneriteti të suksesshëm.

Gjatë takimit u diskutua edhe për procesin e integrimit europian të Republikës së Kosovës, ku Ambasadori Pllana nënvizoi rëndësinë e vazhdimit të mbështetjes së Hungarisë për aspiratat euroatlantike të Kosovës, përfshirë anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare, si procese që kontribuojnë në paqen, stabilitetin dhe zhvillimin e vendit.

Nga ana e saj, Kryetarja Sopov rikonfirmoi gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë me Parlamentin e Republikës së Kosovës dhe mbështetjen për avancimin e proceseve integruese të Kosovës.

Ambasadori Pllana vlerësoi gjithashtu kontributin e diasporës kosovare në Hungari, duke e cilësuar atë si urën më të mirë lidhëse ndërmjet dy vendeve. Në këtë kontekst, ai veçoi edhe studentët kosovarë që ndjekin studimet në Hungari përmes programit të bursave Stipendium Hungaricum, si ambasadorë të shkëlqyer të Republikës së Kosovës dhe të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.

Credits📸 :
🇽🇰🇭🇺

22/07/2026
🏛️ Ambasadori i Republikës së Kosovës në Hungari, z. Delfin Pllana, u prit në takim nga Sekretari i Shtetit për Çështje ...
21/07/2026

🏛️ Ambasadori i Republikës së Kosovës në Hungari, z. Delfin Pllana, u prit në takim nga Sekretari i Shtetit për Çështje Multilaterale në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Hungarisë, z. Krisztián Mészáros, të cilin e përgëzoi për emërimin në detyrën e re, duke i uruar sukses në ushtrimin e mandatit dhe realizimin e objektivave të tij.

Tutje, Ambasadori Pllana vlerësoi lart marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Hungarisë, duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Hungaria i ka ofruar Kosovës ndër vite, përfshi kontributin për stabilitet dhe siguri si pjesë e forcave të KFOR-it. Në këtë kontekst, ai theksoi rëndësinë e vazhdimit të kësaj mbështetjeje, veçanërisht në procesin e integrimit europian të Kosovës dhe në avancimin e anëtarësimit të saj në organizata dhe mekanizma ndërkombëtarë.

Nga ana e tij, Sekretari Mészáros riafirmoi përkushtimin e qeverisë hungareze për të mbështetur vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshi Republikën e Kosovës, në rrugën e tyre drejt integrimit në Bashkimin Europian. Ai theksoi se kjo qasje mbështetet në respektimin e vlerave dhe parimeve europiane, si dhe në një proces të bazuar në meritë.

Sekretari Mészáros shprehu gjithashtu gatishmërinë e tij për të kontribuar në afrimin e mëtejshëm të Republikës së Kosovës me Bashkimin Europian dhe në forcimin e bashkëpunimit dypalësh ndërmjet dy vendeve.


🇽🇰🇭🇺

🇽🇰🇭🇺🇪🇺
18/07/2026

🇽🇰🇭🇺🇪🇺

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Sh. T. Glauk Konjufca, i ka dërguar një letë...
18/07/2026

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Sh. T. Glauk Konjufca, i ka dërguar një letër Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, pas deklaratave të ministres serbe, e cila ka bërë thirrje për spastrim etnik në Kosovë.

Qeveria e Republikës së Kosovës kërkon dhe pret nga BE-ja që t’i dënojë qartë dhe publikisht deklaratat e ministres Paunović, t’ua bëjë të qartë autoriteteve serbe se një retorikë e tillë është e papranueshme dhe në kundërshtim me vlerat evropiane, si dhe ta trajtojë këtë çështje seriozisht në kuadër të dialogut politik dhe procesit të anëtarësimit të Serbisë në BE.

A miniszterelnök első helyettese, valamint külügyi és diaszpóraügyi miniszter, Őexc. Glauk Konjufca, levelet intézett Kaja Kallashoz, az Európai Unió kül- és biztonságpolitikai főképviselőjéhez, azt követően, hogy Paunović szerb miniszter a közelmúltban nyilvánosan etnikai tisztogatásra szólított fel Koszovóban.

A Koszovói Köztársaság Kormánya felszólítja az Európai Uniót, hogy egyértelműen és nyilvánosan ítélje el Paunović miniszter kijelentéseit, és elvárja, hogy világosan közölje a szerb hatóságokkal: az ilyen retorika elfogadhatatlan, és összeegyeztethetetlen az európai értékekkel. Emellett a kormány arra kéri az Európai Uniót, hogy a politikai párbeszéd, valamint Szerbia európai uniós csatlakozási folyamatának keretében a kijelentések súlyának megfelelő komolysággal kezelje ezt az ügyet.

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, i ka dërguar një letër Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, pas deklaratave të ministres serbe, e cila ka bërë thirrje për spastrim etnik në Kosovë.

Qeveria e Republikës së Kosovës kërkon dhe pret nga BE-ja që t’i dënojë qartë dhe publikisht deklaratat e ministres Paunović, t’ua bëjë të qartë autoriteteve serbe se një retorikë e tillë është e papranueshme dhe në kundërshtim me vlerat evropiane, si dhe ta trajtojë këtë çështje seriozisht në kuadër të dialogut politik dhe procesit të anëtarësimit të Serbisë në BE.

🇽🇰🤝🇮🇪
17/07/2026

🇽🇰🤝🇮🇪

🏛️ Ambasadori i Republikës së Kosovës në Budapest, Delfin Pllana, mori pjesë në ceremoninë zyrtare të hapjes së Presiden...
17/07/2026

🏛️ Ambasadori i Republikës së Kosovës në Budapest, Delfin Pllana, mori pjesë në ceremoninë zyrtare të hapjes së Presidencës Irlandeze të Këshillit të Bashkimit Evropian, e cila u mbajt në Akademinë Hungareze të Shkencave.
Me këtë rast, Ambasadori Pllana e uroi Ambasadorin e Irlandës në Budapest, Ragnar Almqvist, i cili mbulon edhe Republikën e Kosovës, për marrjen e Presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian. Gjatë takimit, ai kërkoi mbështetjen e Irlandës për vazhdimin e lobimit në funksion të avancimit të agjendës evropiane të Republikës së Kosovës.
Bashkëbiseduesit diskutuan gjithashtu për vizitën e Ambasadori Almqvist në Republikën e Kosovës me rastin e fillimit të Presidencës Irlandeze të Këshillit të Bashkimit Europian.

🇽🇰🇭🇺

Cím

Hunyadi János út 20
Budapest
1011

Nyitvatartási idő

Hétfő 10:00 - 17:00
Kedd 09:00 - 17:00
Szerda 09:00 - 17:00
Csütörtök 09:00 - 17:00
Péntek 09:00 - 17:00

Telefonszám

+3616887872

Értesítések

Ha szeretnél elsőként tudomást szerezni Embassy of the Republic of Kosovo in Hungary új bejegyzéseiről és akcióiról, kérjük, engedélyezd, hogy e-mailen keresztül értesítsünk. E-mail címed máshol nem kerül felhasználásra, valamint bármikor leiratkozhatsz levelezési listánkról.

Parancsikonok

Megosztás