Ambasada e Republikës së Kosovës në Jerusalem

Ambasada e Republikës së Kosovës në Jerusalem Welcome to the official page of the Embassy of Kosovo in Jerusalem, Israel.

🇽🇰❤️
02/08/2026

🇽🇰❤️

From Katy Perry with love ❤️

Me kënaqësi urojmë Labinot Salihun për përfundimin me sukses të programit “ Innovative Approaches to Early Childhood Edu...
17/07/2026

Me kënaqësi urojmë Labinot Salihun për përfundimin me sukses të programit “ Innovative Approaches to Early Childhood Education and Development” të organizuar nga MASHAV Carmel Training Center, në bashkëpunim me Universitetin e Haifës.

Jemi krenarë që profesionistët nga Kosova vazhdojnë të përfitojnë nga programe të tilla, të cilat u mundësojnë të fitojnë njohuri të reja, të shkëmbejnë përvoja me kolegë nga vende të ndryshme dhe të njihen me praktikat më të avancuara ndërkombëtare në fushën e edukimit të hershëm.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Izrael mbetet e përkushtuar për të mbështetur pjesëmarrjen e profesionistëve kosovarë në programe të shkëmbimit dhe zhvillimit profesional, duke forcuar bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Izraelit në fushën e arsimit.

Urime Labinotit për këtë arritje dhe suksese të mëtejshme!

🇽🇰🤝🇮🇱
07/07/2026

🇽🇰🤝🇮🇱

Gjatë ditëve të fundit, Shefja e Misionit të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Izrael, znj. Ines Demiri, mori pjesë ...
29/06/2026

Gjatë ditëve të fundit, Shefja e Misionit të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Izrael, znj. Ines Demiri, mori pjesë në një sërë aktivitetesh kushtuar prezantimit të historisë së Kosovës, të arriturave të saj, lidhjes së veçantë ndërmjet shqiptarëve dhe hebrenjve, si dhe marrëdhënieve në zhvillim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Izraelit. 🇽🇰🇮🇱

Aktivitetet përfshinë:

• Një prezantim në Sinagogën Harel, ku u prezantuan historia e Kosovës dhe miqësia historike ndërmjet popullit shqiptar dhe atij hebre.

• Një takim me një grup të rinjsh hebrenj dhe arabë, të cilët së shpejti do ta vizitojnë Kosovën, me qëllim të njohjes së tyre me vendin tonë para udhëtimit.

• Një prezantim për komunitetin Beit Moshe, i fokusuar në zhvillimin e Kosovës, vlerat që ndajmë dhe partneritetin e fortë ndërmjet Kosovës dhe Izraelit.

• Një takim me përfaqësues të Israeli Association of Travel Agencies & Consultants, së bashku me Prof. Yehuda Hamovitz, ku u prezantua Kosova si një destinacion me potencial të madh turistik dhe u diskutuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në fushën e turizmit, si dhe promovimin e Kosovës në tregun izraelit.

Falënderime të sinqerta për mikpritjen e ngrohtë, diskutimet frytdhënëse dhe interesimin e treguar nga të gjithë pjesëmarrësit. Forcimi i lidhjeve ndërmjet njerëzve mbetet një nga mënyrat më të mira për ta thelluar miqësinë dhe bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve tona.

🎓 - Duke marrë parasysh interesimin dhe pyetjet e vazhdueshme të studentëve nga Kosova lidhur me mundësitë e studimit në...
28/06/2026

🎓 - Duke marrë parasysh interesimin dhe pyetjet e vazhdueshme të studentëve nga Kosova lidhur me mundësitë e studimit në Shtetin e Izraelit, Ambasada e Republikës së Kosovës në Izrael sjell një broshurë informative të përgatitur nga profesori i njohur izraelit Dr. Yehuda Hamovitz, e cila ofron informacionet fillestare mbi programet e studimit dhe universitetet kryesore në Izrael.

Universitetet kryesore në Izrael ofrojnë programe të shumta Bachelor, Master dhe Doktoraturë (PhD) në gjuhën angleze, duke u mundësuar studentëve ndërkombëtarë të studiojnë në institucione të njohura për ekselencën akademike, kërkimin shkencor dhe inovacionin.

Në këtë përmbledhje do të gjeni informacione për programet e studimit në universitetet:

📍 Tel Aviv University
📍 Hebrew University of Jerusalem
📍 University of Haifa
📍 Ben-Gurion University of the Negev
📍 Technion – Israel Institute of Technology
📍 Bar-Ilan University
📍 Weizmann Institute of Science
📍 Reichman University
📍 Ariel University

📄 Për më shumë informacione mbi programet e studimit, kriteret dhe universitetet, klikoni në linkun e PDF-së të bashkëngjitur në këtë postim.

KIFF - Study opportunities in Israeli Universities for foreign students 2026.pdf

Ambasada e Republikës së Kosovës në Izrael mbetet e përkushtuar në forcimin e bashkëpunimit akademik ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Izraelit.

The Head of Mission of the Embassy of the Republic of Kosovo in Israel, Mrs. Ines Demiri, attended the Ambassadors’ Conf...
25/06/2026

The Head of Mission of the Embassy of the Republic of Kosovo in Israel, Mrs. Ines Demiri, attended the Ambassadors’ Conference organised by the Ministry of Regional Cooperation of the State of Israel, led by Minister David Amsalem and Director General Gilad Shadmon.

The conference served as a valuable platform to discuss regional cooperation priorities, strengthen partnerships, and exchange views on ongoing and future initiatives. It also reaffirmed the Ministry’s close cooperation with the institutions of the Republic of Kosovo and its continued support for joint projects that contribute to strengthening bilateral relations and advancing areas of mutual interest. 🇽🇰🇮🇱

Një vizitë e veçantë në veri të Izraelit ishte një rast i veçantë për t’u takuar me Sheikun Mowafaq Tarif, udhëheqësin s...
22/06/2026

Një vizitë e veçantë në veri të Izraelit ishte një rast i veçantë për t’u takuar me Sheikun Mowafaq Tarif, udhëheqësin shpirtëror të komunitetit druz në Izrael, si dhe me anëtarë të komunitetit druz.

Vizita u organizua nga deputeti i Knessetit, z. Afif Abed, i cili njëkohësisht shërben edhe si Kryetar i Grupit të Miqësisë Izrael–Kosovë. Takimi ofroi njohuri të vlefshme mbi historinë, kulturën dhe traditat e komunitetit druz, si dhe mbi rolin e tyre të rëndësishëm në shoqërinë izraelite.

Përtej forcimit të mirëkuptimit të ndërsjellë, vizita shërbeu gjithashtu për të shqyrtuar mundësitë e bashkëpunimit të ardhshëm dhe për të afruar më tej lidhjet ndërmjet popullit të Kosovës dhe atij të Izraelit. 🇽🇰🇮🇱

————

יקור מיוחד בצפון ישראל היווה הזדמנות מיוחדת להיפגש עם השייח’ מואפק טריף, המנהיג הרוחני של העדה הדרוזית בישראל, וכן עם חברי הקהילה הדרוזית.

הביקור אורגן על ידי חבר הכנסת מר עפיף עאבד, המשמש גם כיו”ר קבוצת הידידות ישראל–קוסובו. המפגש העניק תובנות חשובות על ההיסטוריה, התרבות והמסורות של העדה הדרוזית, וכן על תפקידה החשוב בחברה הישראלית.

מעבר לחיזוק ההבנה ההדדית, הביקור שימש גם לבחינת אפשרויות לשיתוף פעולה עתידי ולהעמקת הקשרים בין העם הקוסוברי לעם הישראל

At the Meridiano Festival 2026 – Connecting Cultures in Ashdod, the Chief of Mission of the Embassy of the Republic of K...
15/06/2026

At the Meridiano Festival 2026 – Connecting Cultures in Ashdod, the Chief of Mission of the Embassy of the Republic of Kosovo in Israel had the honor of attending this special event alongside members of the diplomatic community, at the invitation of the Mayor of Ashdod, Dr. Yechiel Lasri.

The festival was a meaningful celebration of cultural diversity, friendship, and international cooperation.

🇽🇰🇮🇱

🇽🇰 Sot shënojmë 27-vjetorin e Çlirimit të Kosovës, një ditë krenarie, kujtimi dhe mirënjohjeje për rrugën e lirisë së ve...
12/06/2026

🇽🇰 Sot shënojmë 27-vjetorin e Çlirimit të Kosovës, një ditë krenarie, kujtimi dhe mirënjohjeje për rrugën e lirisë së vendit tonë.

Lavdi dëshmorëve! Me respekt të thellë nderojmë sakrificën e tyre dhe të gjithë atyre që kontribuuan për lirinë, paqen dhe shtetndërtimin e Kosovës.

🇽🇰 Qoftë i përhershëm kujtimi dhe vepra e tyre!

Mirënjohje e veçantë edhe për aleatët tanë ndërkombëtarë që qëndruan pranë popullit të Kosovës në momentet më vendimtare.

Address

Keren Hayesod 11
Jerusalem

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Ambasada e Republikës së Kosovës në Jerusalem posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share