Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Milano

Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Milano 🇽🇰 Mirë se vini në faqen zyrtare të Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Milano. Te dashur bashkatdhetare.

Jemi në shërbimin tuaj për ofrimin e shërbimeve konsullore dhe për forcimin e lidhjeve me bashkatdhetarët tanë në Itali. Mire se vini ne Konsullaten e Pergjithshme te Kosoves ne Milano e cila gjindet ne dispozicionin tuaj per sherbime konsullore.

📣Të nderuar bashkatdhetarë,Nëse patenta juaj e shoferit është konfiskuar nga Policia e Republikës së Italisë, ju ftojmë ...
11/08/2026

📣Të nderuar bashkatdhetarë,

Nëse patenta juaj e shoferit është konfiskuar nga Policia e Republikës së Italisë, ju ftojmë të kontaktoni Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës, për të verifikuar nëse patenta juaj ndodhet në Konsullatë dhe kur mund të vini për ta tërhequr atë.

📩Për verifikim, mund të na kontaktoni përmes adresës zyrtare elektronike të Konsullatës ose përmes faqes zyrtare të Konsullatës në Facebook.

Jemi në shërbimin tuaj.

📍Prishtinë, Konferenca e Ambasadorëve 🇽🇰
10/08/2026

📍Prishtinë,
Konferenca e Ambasadorëve 🇽🇰

10/08/2026
03/08/2026

Lidhur me pritjet e gjata me të cilat po përballen qytetarët tanë dhe bashkatdhetarët nga diaspora në pikat kufitare të Kroacisë, sot zhvillova një bisedë telefonike me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Republikës së Kroacisë, z. Gordan Grlić Radman.

Shpreha shqetësimin tim për vështirësitë që këto pritje po u shkaktojnë qytetarëve tanë në kulmin e sezonit veror. Ministri Grlić Radman më njoftoi se do ta trajtojë këtë çështje me autoritetet kompetente kroate, në mënyrë që të shqyrtohen mundësitë për lehtësimin e qarkullimit dhe zvogëlimin e kohës së pritjes.

Fluksi i lartë i udhëtarëve po përkon edhe me masa të shtuara të sigurisë dhe kontrolle më të rrepta në kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian, pas krizës kufitare të ditëve të fundit në Spanjë. Këto masa kanë ndikuar në zgjatjen e procedurave të kontrollit në pikat kufitare.

E falënderoj Ministrin Grlić Radman për mirëkuptimin, gatishmërinë dhe qasjen konstruktive ndaj kësaj çështjeje, si dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe miqësor ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kroacisë.

Institucionet e Republikës së Kosovës do të vazhdojnë të jenë në komunikim të ngushtë me autoritetet kroate, duke e ndjekur nga afër situatën dhe duke ndërmarrë hapat e nevojshëm për lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve tanë.

🎶 Sunny Hill Festival nis sonte në Prishtinë 🇽🇰✨Sonte Prishtina ndizet nga muzika, emocionet dhe energjia e Sunny Hill F...
31/07/2026

🎶 Sunny Hill Festival nis sonte në Prishtinë 🇽🇰✨

Sonte Prishtina ndizet nga muzika, emocionet dhe energjia e Sunny Hill Festival, një festë që prej vitesh sjell në Kosovë njerëz nga e gjithë bota dhe e vendos vendin tonë në qendër të vëmendjes ndërkombëtare

Festivali i njohur globalisht falë yllit tonë botëror Dua Lipa, edhe këtë verë bashkon diasporën me Kosovën dhe botën

Për ju, bashkatdhetarë tanë nga Italia, që po i kaloni pushimet në Kosovë, këto tri net janë një mundësi e bukur për të qenë pjesë e kësaj feste, për të shijuar muzikën, për të takuar njerëz nga vende të ndryshme dhe për të krijuar kujtime të veçanta me familjen dhe miqtë.

Shijojeni Kosovën, atmosferën e saj dhe këto momente të bukura verore.
Ju urojmë pushime të mbara dhe shumë emocione të paharrueshme në vendlindje. 🇽🇰🇮🇹

https://www.sunnyhillfestival.com/

📢 Njoftim për bashkatdhetarët tanë! 🇽🇰Të dashur bashkatdhetarë,Kemi kënaqësinë t'ju njoftojmë se Konsullata e Përgjithsh...
27/07/2026

📢 Njoftim për bashkatdhetarët tanë! 🇽🇰

Të dashur bashkatdhetarë,
Kemi kënaqësinë t'ju njoftojmë se Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Milano, ka funksionalizuar me sukses sistemin e ri për aplikimin e pasaportave dhe letërnjoftimeve. 🎉

✅ Sistemi i ri mundëson:

⚡ Aplikime më të shpejta
🕒 Kohë më të shkurtër të pritjes
📅 Më shumë termine në dispozicion për qytetarët
🤝 Shërbim më efikas dhe më cilësor

Falë këtij modernizimi, procedurat janë thjeshtuar ndjeshëm, duke ju kursyer kohë juve dhe duke na mundësuar të ofrojmë shërbime edhe më të shpejta.

😊 Stafi ynë ju pret me kënaqësi dhe mbetet i përkushtuar për t'ju shërbyer!

📩 Për caktimin e terminit, ju lutemi na kontaktoni në:
[email protected]

Ju falënderojmë për besimin dhe bashkëpunimin!

🎶✨ Muzika ka fuqinë të bashkojë njerëzit, kulturat dhe miqësitë 🇽🇰🤝🇮🇹Një shembull i bukur i kësaj ishte performanca e sh...
23/07/2026

🎶✨ Muzika ka fuqinë të bashkojë njerëzit, kulturat dhe miqësitë 🇽🇰🤝🇮🇹

Një shembull i bukur i kësaj ishte performanca e shkëlqyer e grupit italian Cosimo and the Hot Coals, në zemër të Prishtinës, në kuadër të aktiviteteve të Rame Lahaj Foundation 🎻🎼

Një mbrëmje që solli energji, emocione dhe një atmosferë të paharrueshme, duke afruar edhe më shumë publikun e Kosovës me kulturën italiane ❤️🇽🇰🇮🇹

Cosimo and the Hot Coals Rame Lahaj Foundation Ambasciata d'Italia a Pristina - Embassy of Italy in Pristina

🇽🇰 🇮🇹

🇽🇰 Sot kujtojmë një moment me rëndësi historike për Republikën e Kosovës📅 Më 22 korrik 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Dre...
22/07/2026

🇽🇰 Sot kujtojmë një moment me rëndësi historike për Republikën e Kosovës

📅 Më 22 korrik 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë konfirmoi, përmes opinionit të saj këshillimor, se Deklarata e Pavarësisë së Republikës së Kosovës e 17 shkurtit 2008 nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

⚖️ Ky opinion përfaqëson një gur themeli në afirmimin ndërkombëtar të shtetësisë së Kosovës dhe mbetet një dëshmi e rëndësishme e legjitimitetit të pavarësisë së saj.

🇽🇰

🇽🇰 🇮🇹
15/07/2026

🇽🇰 🇮🇹

Indirizzo

Via San Martino 10
Milan
20122

Notifiche

Lasciando la tua email puoi essere il primo a sapere quando Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Milano pubblica notizie e promozioni. Il tuo indirizzo email non verrà utilizzato per nessun altro scopo e potrai annullare l'iscrizione in qualsiasi momento.

Contatta L'organizzazione

Invia un messaggio a Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Milano:

Scelte rapide

Condividi