Lëvizja Vetëvendosje - Itali

Lëvizja Vetëvendosje  - Itali Vetevendosje

Mërgata voton nga sot!(Ju lutem lexoni me vëmendje hapat se si duhet votuar)1. *Shkarkoni dhe printoni fletëvotimin. (Fo...
10/01/2025

Mërgata voton nga sot!
(Ju lutem lexoni me vëmendje hapat se si duhet votuar)

1.
*Shkarkoni dhe printoni fletëvotimin. (Foto 1)
*Në anën e majtë të fletëvotimit janë të renditura subjektet politike.
*Zgjidhni vetëm një subjekt politik.
*Në anën e djathtë, mund të votoni deri në dhjetë kandidatë.
*Pasi të plotësoni fletëvotimin:
*Paloseni fletëvotimin, vendoseni brenda zarfit dhe mbylleni zarfin.
*Mos shkruani asgjë mbi zarf!

2.
* Printoni dëftesën e regjistrimit që e keni pranuar përmes email-it gjatë periudhës së regjistrimit. (Foto2)
*Brenda zarfit të dytë, vendosni:
-Zarfin e mbyllur me fletëvotimin e plotësuar.
- Dëftesën e regjistrimit.
*Mbi zarfin e dytë:
- Shënoni adresën e kutisë postare të KQZ-së (bashkangjitur në këtë email gjeni adresat e kutive postare të KQZ-së).
* Vendosni një pullë postare.
* Dërgojeni zarfin në postën më të afërt të shtetit ku jetoni.

Foto 1. Fletvotimi
Foto 2. Dëftesa e Regjistrimit

Levizja VV e beri ate qe ATA nuk e ben per 20 vite !!! Urime te gjitheve.
11/07/2024

Levizja VV e beri ate qe ATA nuk e ben per 20 vite !!! Urime te gjitheve.

Sot në Romë u nënshkrua marrëveshja për njohjen e ndërsjelltë të patentë shoferëve të Republikës së Kosovës në Itali. Ky hap shënon një arritje të madhe dhe të shumëpritur për mërgatën tonë në Itali.

Pas njohjes së patentë shoferëve edhe me Gjermaninë, ky sukses prek drejtpërdrejt jetën e mërgimtarëve tanë, duke lehtësuar lirinë e lëvizjes dhe përmirësuar mundësitë e punësimit dhe të bërit biznes.

Kjo marrëveshje ndërshtetërore do të hyjë në fuqi pas 60 ditësh dhe është një dëshmi e përkushtimit të palëkundur të Qeverisë së Kosovës për të mbështetur mërgatën tonë gjithandej botës, e cila është pjesë e çmuar dhe e pandarë e zhvillimit dhe përparimit të Kosovës.

Me energji dhe përkushtim jemi të vendosur të vazhdojmë punën tonë për t'u siguruar që çdo qytetar i Kosovës, brenda dhe jashtë vendit, të ndihet i mbështetur dhe i fuqizuar nga shteti ynë.

Urojmë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që jetojnë në Itali për këtë lajm të mirë. Ambasada dhe konsullatat tona në Itali do të jenë në dispozicion për të udhëzuar rreth procedurave të nevojshme.

15/06/2024
14/02/2021

Asnjehere nuk kemi dyshuar se do te vi kjo dite
Mbi 51%

Ooo ka po shkon moj zane ...
15/01/2021

Ooo ka po shkon moj zane ...

Une e nkreva obligimin e votos tim bane edhe ju sa ma shpet! Diaspor e dashur!
13/01/2021

Une e nkreva obligimin e votos tim bane edhe ju sa ma shpet!
Diaspor e dashur!

Keto jane hapat qe duhet ti ndiqni per votim nga jashte ;
13/01/2021

Keto jane hapat qe duhet ti ndiqni per votim nga jashte ;

13/01/2021

Publikohet formulari për regjistrim si votues jashtë vendit

NGA NESËR, APLIKONI MASIVISHT PËR T'U REGJISTRUAR SI VOTUES JASHTË KOSOVËS

Formularët e aplikimit mund t'i gjeni në faqen e KQZ-së përmes këtyre vegëzave:

Formulari i parë:
https://www.kqz-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Formulari-i-aplikimit-per-votim-jashte-Kosoves-%E2%80%93-Formulari-I-.pdf

Formulari i dytë:
https://www.kqz-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Formulari-i-aplikimit-per-votim-jashte-Kosoves-%E2%80%93-Formulari-II.pdf

Formularin e PARË shkarkojeni, plotësojeni dhe nënshkruani te gjithë ju që KENI SHTETËSI të Kosovës dhe keni dokumente të vlefshme si:
1. Pasaportë
2. Leternjoftim
3. Patent Shofer.
Skanoni apo fotografoni në të dyja anët dhe dërgoni aplikimin në e-mail adresat e KQZ-së.

[email protected]
[email protected]

Kujdes! Nëse dokumentet tuaja nuk janë të vlefshme për shkak se ju ka skaduar afati, BASHKANGJITENI në aplikim një dokument të vlefshëm të shtetit ku jetoni të fotografuar apo skenuar në të dyja anët.

Formularin e DYTË shkarkojeni, plotësojeni dhe nënshkruani të gjithë ju që nuk keni shtetësi të Kosovës por që keni të drejtë për shtetësi.
Bashkangjiteni në aplikim dokumente të vlefshme të identitetin tuaj të vendit ku jetoni si:
1. Pasaportë
2. Leternjoftim
3. Paten Shofer

Gjithashu,
aplikuesi i cili nuk është shtetas i Republikës së Kosovës për ta dëshmuar njërën nga kriteret e zotësisë juridike, të cilat janë të mjaftueshme për tu përfshirë si votues në listën e votuesve jashtë Kosovës, atëherë ju duhet ta dërgojë njërën nga kopjen e dokumenteve të më poshtme:

NËSE KENI LINDUR NË KOSOVË: Ju mund ta dërgoni njërën nga këto dokumente:

Kopjen e dokumentit identifikues, kopjen e pasaportës ose kopjen e patent shoferit të lëshuar nga administrata e UNMIK-ut, ose,Kopjen e certifikatës së lindjes e lëshuar nga administrata e UNMIK-ut,Kopjen e certifikatës së martesës e lëshuar nga administrata e UNMIK-ut, ku dëshmohet se keni lindur në Kosovë,Kopjen e certifikatës së lindjes e lëshuar nga Republika e Kosovës,Kopjen e certifikatës së martesës e lëshuar nga Republika e Kosovës, ku dëshmohet se keni lindur në Kosovë,Kopjen e një dokumenti të lëshuar nga administrata e ish Jugosllavisë, si letërnjoftim, pasaportë, patent shofer, certifikatë e lindjes, etj., ku këto dokumente duhet të përmbajnë si datë të lëshimit të dokumentit, më së largu me 10 qershor 1999, dhe në të cilat dokumente vendi i lindjes është në Kosovë.

NËSE KENI NJËRIN PRIND TË LINDUR NË KOSOVË: Ju mund ta dërgoni njërën nga këto dokumente:

Kopjen e dokumentit identifikues, ose certifikatën e lindjes, e lëshuar nga Republika e Kosovës, ose administrata e UNMIK-ut, ose administrata e ish – Jugosllavisë të prindit tuaj, ku përmes njërës nga këto dokumente dëshmohet si prindi juaj ka lindur në Kosovë, dhe në këtë rast ju duhet ta dërgoni edhe një kopje të dokumentit, si certifikatë e lindjes së shtetit ku jetoni, ku në këtë dokument emri i prindit tuaj përputhet me dokumentet e kërkuara të cilat janë lëshuar nga Republika e Kosovës, administrata e UNMIK-ut, ose administrata e ish – Jugosllavisë

Pasi t'i kompletoni dokumentet e nevojshme për aplikim dërgoni në e-mail adresat e KQZ-së.

[email protected]
[email protected]

Mos harroni aplikimet pranohen deri me 21 janar në ora 18:00.

Fjal me vend!!!!
10/01/2021

Fjal me vend!!!!

Të dashur bashkatdhetarë,tashmë janë caktuar afatet për regjistrim dhe për votim nga mërgata.  Në grafikën e mëposhtme j...
09/01/2021

Të dashur bashkatdhetarë,

tashmë janë caktuar afatet për regjistrim dhe për votim nga mërgata.

Në grafikën e mëposhtme janë theksuar datat për dy këto procese. Ndërkohë së shpejti do të publikojmë edhe videon me udhëzimet për hapat dhe procedurat që duhen ndjekur nga secili qytetar që voton nga mërgata.

Indirizzo

Pesaro
61020

Sito Web

Notifiche

Lasciando la tua email puoi essere il primo a sapere quando Lëvizja Vetëvendosje - Itali pubblica notizie e promozioni. Il tuo indirizzo email non verrà utilizzato per nessun altro scopo e potrai annullare l'iscrizione in qualsiasi momento.

Contatta L'organizzazione

Invia un messaggio a Lëvizja Vetëvendosje - Itali:

Condividi