Dega Pssh Itali

Indicazioni Sito Web

Dega Pssh Itali Mendjet e ndritura diskutojnë për ide! Mendjet mesatare diskutojnë për ngjarjet e dites!

19/10/2026

Protestat janë një E DREJTË, ndërsa Dhuna është KRIM dhe kjo vijë e kuqe do të ndahet prerazi në këtë fazë kritike të zhvillimit tonë demokratik.

Qytetarët duhet të bëjnë durim, e të mos bien pre e presionit të manipulatorëve mediatikë dhe pasqyrave telefonike.

Protestuesit duhet të distancohen nga dhunuesit, përndryshe do të paguajnë financiarisht njësoj si ata.

Dhunuesit duhet dhe do të marrin faturën ligjore e financiare të verbërisë së tyre.

Unë dhe shumica qeverisëse jemi gati për dialog me këdo tjetër përveç dhunuesve dhe partive politike që nuk distancohen nga dhuna. Në çdo vend. Në çdo orë. Pa kushte🇦🇱🦅🇪🇺

19/10/2026

Socialistët e vërtetë të Italisë dhe të Greqisë janë krenarë për atë që luftuan dhe ndërtuan nga hiçi gjatë dy dekadave të fundit për të ardhmen e diasporës shqiptare — sepse diaspora jonë nuk është thjesht një trashëgimi e së kaluarës, por ura më e fuqishme e Shqipërisë drejt familjes europiane.

​Ka ende shumë për të bërë, por tashmë është e sigurt që brezat e ardhshëm e gjejnë rrugën të hapur mbi brazdat e nderit e të punës së palodhshme në vijim.

​Dëgjesa — si brenda hierarkisë politike e administrative, ashtu edhe në kontakt të drejtpërdrejtë me qytetarët — duhet të jetë një parim i pandryshueshëm, për të ecur me hapin e kohës dhe për të reflektuar nevojat reale të çdo shqiptari, si brenda Shqipërisë ashtu edhe në emigracion.

​Ne jemi të bindur që e kemi përmbushur detyrën me përkushtim maksimal që nga dita e parë e deri sot, duke lartësuar zërin e diasporës sonë si në arenën politike, ashtu edhe në atë administrative.

​Sot më shumë se kurrë, gjithkush duhet të mbajë edhe përgjegjësinë e vet për një reflektim të përbashkët e konstruktiv: për të mirën e përbashkët të Shqipërisë mbi të gjitha, për ta bërë diasporën pjesë përbërëse të politikëbërjes shqiptare, si dhe për forcimin e Partisë Socialiste si një pasuri kombëtare e progresit dhe mirëqenies.

​Brezat e rinj të diasporës që sot shkëlqejnë në universitetet, sipërmarrjet dhe institucionet e Italisë e Greqisë po dëshmojnë sot më shumë se kurrë se investimi dhe sakrifica jonë ia ka vlejtur!

​I lutemi Zotit që arsyeja, pjekuria politike dhe përgjegjësia patriotike të triumfojnë sot me shumë se kurrë mbi përçarjen, shkatërrimin dhe dhunën e ditëve të fundit. 🇦🇱 🌹 🇮🇹 🇬🇷 🇪🇺 🌹 🇦🇱.

15/10/2026
15/10/2026
15/10/2026

6 punonjës të Policisë së Shtetit të plagosur dhe 51 të lenduar📸

10/10/2026
Socialistët e ndershëm janë zemra e ndjeshmërisë së vërtetë sociale e shoqërisë dhe vetë Partisë Socialiste!​Janë ata që...
08/10/2026

Socialistët e ndershëm janë zemra e ndjeshmërisë së vërtetë sociale e shoqërisë dhe vetë Partisë Socialiste!

​Janë ata që ngrenë zërin për më të dobëtit, ditë e natë, pa zhurmë e pa lëvdata.

​Mbrojnë me fytyrë e ballë lart punën e ndershme të idealistëve të vërtetë, duke mbajtur gjallë shpresën për një shoqëri më të barabartë, pavarësisht disa shushunjave që u ngjiten nga pas.

​Janë njerëz me parime të palëkundura, ku fjala ka peshë dhe ku ndershmëria është e vetmja pasuri e virtyt që i identifikon!

I nderuar Zoti Kryeministër,I dashur Edi,Në këtë ditë të veçantë të përvjetorit tuaj të lindjes, ju përcjellim urimet to...
04/07/2026

I nderuar Zoti Kryeministër,
I dashur Edi,

Në këtë ditë të veçantë të përvjetorit tuaj të lindjes, ju përcjellim urimet tona më të përzemërta për shëndet, mbarësi dhe suksese të mëtejshme në përmbushjen e misionit tuaj shtetëror.

Familja jonë politike progresiste dhe i gjithë komuniteti socialist në Itali, shohin tek Ju jo vetëm udhëheqësin e vendosur të Shqipërisë moderne e evropiane, por edhe një mik të çmuar e të palëkundur të vendit tonë fqinj ku ne punojmë e jetojmë.

Ky përvjetor, ndonëse përkon me sfida dhe valë protestash, shërben si një moment reflektimi që na bashkon edhe më fort rreth parimeve tona të përbashkëta të një Shqipërie moderne dhe bashkohore.

Sfida të tilla vetëm sa e rrisin vendosmërinë tonë për të ecur përpara. Na prini me të njëjtin guxim drejt integrimit të plotë evropian; ne kemi qenë, jemi dhe do të mbetemi mbështetësit tuaj besnikë deri në fund të këtij rrugëtimi historik.

Edhe 100 vite të tjera të gjata, të lumtura e plot energji e suksese!

Me respektin më të lartë dhe konsideratën më të thellë,
Komiteti i Koordinimit PSSH Itali
🇦🇱 🌹 🇮🇹 🇪🇺 🌹 🇦🇱

Dega Ps Arezzo Itali Pssh Dega Noicattaro PartiaSocialiste DegaGenova Dega Ps Cremona Ps Itali Dega Cuneo Degapsshtrento Trento Dega Ps Treviso Itali Dega Pssh Forli Ps Dega Fano Dega Ps Udine Itali Dega Ps Trento Dega PS Bari Partia Socialiste Dega Piacenza Dega PS Torino Itali Dega Ps Verona Dega Pssh Molise Itali Dega Ps Piacenza Itali Dega Ps Prato Itali Dega Ps Perugia Itali Dega Ps Pisa Itali Dega Ps Mantova Itali Dega Ps Siena Itali Dega Ps Morciano Itali Dega Ps Udine Itali Dega Ps Lucca Itali Dega Ps Azzano Dega PS V. CamonicaSebino Pssh Qarku Emilia Romagna Koordinimi PS

Përshëndetje nga Socialistët e Diasporës së Italisë me rastin e 35-Vjetorit të PSSH.Të dashur shokë, miq dhe bashkëatdhe...
12/06/2026

Përshëndetje nga Socialistët e Diasporës së Italisë me rastin e 35-Vjetorit të PSSH.

Të dashur shokë, miq dhe bashkëatdhetarë,

Në këtë 35-vjetor të Partisë Socialiste të Shqipërisë, ne, socialistët e diasporës në Itali, përcjellim urimet tona më të ngrohta dhe vlerësimin më të lartë për këtë rrugëtim të jashtëzakonshëm transformimi, shtetndërtimi dhe progresivizimi i përbashkët përjetësisht tashmë.

Ky përvjetor nuk është thjesht një festë e një force politike shqiptare që jehona tashmë shkon edhe përtej kufijve të Shqipërisë, por është pasqyra e historisë moderne të Shqipërisë, ku Partia Socialiste e Shqipërisë ka qenë dhe mbetet arkitektja kryesore e integrimit europian, e modernizimit dhe e mbrojtjes së dinjitetit të çdo shqiptari, brenda dhe jashtë kufijve.

Për ne që jetojmë dhe veprojmë në Itali me idealin dhe simbolet e PS-së, këto 35 vite mbartin një peshë të veçantë simbolike:

Kemi ecur paralelisht nga Eksodi te Integrimi. Ndërsa Shqipëria rilindte, ne u rritëm në emigracion, duke u shndërruar nga punëtorë të thjeshtë në një forcë të rëndësishme intelektuale, profesionale dhe qytetare, gjithmonë me sy, mendje e zemër nga vendlindja.

Kemi punuar pandalur duke ndërtuar vit pas viti Urat Lidhëse Institucionale për Diasporën. Ura bashkëpunimi midis dy vendeve tona, duke jetësuar vlerat e majta të solidaritetit, të mbrojtjes së të drejtave të punës dhe dinjitetit njerëzor, të bashkëpunim të ngushtë me partnerët tanë italianë.

Ky 35-vjetor na gjen me një Pjekuri Politike absolute, mbi të gjitha dhe me Votën e Diasporës, na gjen më të bashkuar dhe më të fuqishëm se kurrë. Sot, falë vizionit të Partisë Partia Socialiste e Shqipërisë, diaspora nuk është më thjesht spektatore, por pjesëmarrëse aktive në vendimmarrje përmes të drejtës historike të votës nga jashtë dhe angazhimit të drejtpërdrejtë të ekspertëve tanë në projektet e zhvillimit lokal.

Sot, teksa festojmë arritjet e deritanishme, ne rikonfirmojmë angazhimin tonë për të çuar edhe më përpara misionin tonë të përbashkët: për një Shqipëri europiane, të zhvilluar dhe të drejtë për të gjithë.

Gëzuar 35-vjetorin Partisë Socialiste të Shqipërisë!
Përpara, me kokën lart dhe me besim tek e ardhmja!

Kryekordinatori i PSSH Itali
Dott. Edmond Kumaraku

MIRËMËNGJES 😊

dhe me urimin për çdo anëtar e anëtare të familjes sonë të madhe politike, në këtë 35-vjetor të Partisë Socialiste, si edhe me bindjen e patundur në misionin tonë historik për të ngjitur Shqipërinë 2030 në majën e Europës së Bashkuar, ju dëshiroj të gjithëve një ditë të mbarë🇦🇱🌹🇪🇺

35 Vjet Partia Socialiste: Një rrugëtim vlerash, mbrojtjeje dhe modernizimi 🌹Ky dokument i janarit të vitit 1999 është n...
26/05/2026

35 Vjet Partia Socialiste: Një rrugëtim vlerash, mbrojtjeje dhe modernizimi 🌹

Ky dokument i janarit të vitit 1999 është një dëshmi e gjallë e fillimeve tona në Rimini të Italisë.
Ai përfaqëson momentin kur strukturat e Partisë Socialiste të rrethit Durrës hodhën urat e para zyrtare të bashkëpunimit të gjithë diasporës së Partia Socialiste e Shqipërisë me banim në Itali.

Në një periudhë delikate për vendin. Ajo u mobilizua duke formuar kështu strukturën e parë kombëtare politike jashtë Shqipërisë. 📜

Në këtë 35-vjetor të forcës sonë politike, ne shohim pas me krenari për t'i lënë vendin një të ardhmeje edhe më të ndritur.

Nën lidershipin e Edi Ramës, ky organizim tradicional është modernizuar rrënjësisht duke u reflektuar në disa shtylla kryesore që ndryshuan mënyrën se si struktura në Rimini dhe Itali komunikon me qendrën:

Nëse në vitin 1999 gjithçka bazohej në autorizime zyrtare të shkruara me makinë shkrimi dhe vula fizike (si ky dokument historik), sot komunikimi dhe koordinimi bëhet në kohë reale përmes platformave digjitale, regjistrave elektronikë dhe rrjeteve sociale, duke eliminuar barrierat gjeografike, duke u afruar gjithnjë e më shumë me vendlindjen.

Qasja ndër vite ndryshoi rrënjësisht. Emigracioni nuk shihet më thjesht si mbështetje në momente krizash apo si trup i votues, por si një burim i çmuar eksperteësh, profesionistësh dhe sipërmarrësish që mund të japin kontribut direkt në projektet e mëdha kombëtare dhe lokale, si programet e zhvillimit afatgjatë.

Modernizimi solli gjithashtu një gjuhë të re politike dhe një hapësirë më të madhe për të rinjtë dhe gratë në diasporë, duke integruar energjinë e tyre me përvojën e emigracionit historik.

Ky kalim nga një "organizim tradicional" në një rrjet modern profesional është pikërisht arsyeja pse ajo strukturë që nisi në Rimini në vitin 1999, sot mbetet aktuale, e fortë dhe e aftë për të projektuar vizionin e Shqipërisë Evropiane.

Sot, strukturat tona nuk janë thjesht pika takimi, por një rrjet i fuqishëm digjital dhe profesional që bashkon emigracionin historik me vizionin e madh të "Shqipërisë Evropiane", që po kthen dita ditës vet diasporën në një motor vlerash dhe zhvillimi për të ardhmen tonë të përbashkët. 🇦🇱🇪🇺🇮🇪

Indirizzo

Rimini
47921

Notifiche

Lascia la tua email e sarai tra i primi a sapere quando Dega Pssh Itali pubblica novità e promozioni. Il tuo indirizzo email non verrà utilizzato per nessun altro scopo e potrai annullare l'iscrizione in qualsiasi momento.

Scelte rapide

Condividi