Ambasada e Kosovës në Mal të Zi

Ambasada e Kosovës në Mal të Zi Ambasada e Kosovës në Mal të Zi promovon vlerat kombëtare dhe kulturore të Kosovës.

Bashkëpunon me institucionet e Malit të Zi, me komunitetin shqiptar dhe poashtu ofron shërbime konsullore për shtetasit e Kosovës që jetojnë në Mal të Zi.

10/06/2026
09/06/2026
06/06/2026

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës falënderon të gjithë bashkatdhetarët tanë për pjesëmarrjen në procesin e votimit pranë përfaqësive diplomatike dhe konsullore të Republikës së Kosovës.

Votimi u zhvillua në mënyrë të rregullt dhe në përputhje me procedurat ligjore, duke reflektuar përkushtimin e qytetarëve tanë ndaj proceseve demokratike të vendit.

Mirënjohje për misionet tona diplomatike dhe konsullore për angazhimin e tyre profesional, për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për bashkëpunimin e ngushtë si dhe për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës kudo që jetojnë, të cilët edhe kësaj radhe dëshmuan lidhjen e fortë me atdheun dhe rolin e tyre aktiv në jetën demokratike të vendit.

05/06/2026

U.d. Presidentja Haxhiu takohet me Kryeministrin e Çekisë, Andrej Babiš

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, në margjinat e Samitit BE, Ballkani Perëndimor në Tivat, u takua me Kryeministrin e Çekisë, Andrej Babiš.

Gjatë takimit, u.d. Presidentja Haxhiu e falënderoi Çekinë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës në shtetndërtim, në proceset euroatlantike dhe në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

Ajo vlerësoi marrëdhëniet e mira ndërmjet Kosovës dhe Çekisë, duke theksuar se avancimi i përfaqësimit diplomatik me ambasadorë të plotë pasqyron nivelin e bashkëpunimit dhe besimin e ndërsjellë ndërmjet dy vendeve.

Në takim u diskutua për rrugën evropiane të Kosovës dhe për rëndësinë e një procesi të besueshëm të zgjerimit. U.d. Presidentja Haxhiu shprehu mirënjohje për mbështetjen e Çekisë ndaj perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe kërkoi mbështetjen e saj edhe për hapat e ardhshëm të Kosovës, përfshirë dërgimin e Pyetësorit të Komisionit Evropian dhe ecjen drejt statusit të vendit kandidat.

U.d. Presidentja Haxhiu theksoi se Kosova e sheh Çekinë si partnere të rëndësishme edhe në fushën ekonomike, me mundësi të reja bashkëpunimi në energji, teknologji të gjelbra, inovacion, digjitalizim, shëndetësi, infrastrukturë dhe industri të avancuar.

Ajo po ashtu shprehu mirënjohjen e Kosovës për kontributin e Çekisë në KFOR dhe për angazhimin e saj të vazhdueshëm në ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë dhe në rajon.

U.d. Presidentja Haxhiu riafirmoi përkushtimin e Kosovës për thellimin e marrëdhënieve me Çekinë dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

04/06/2026

Me rastin e organizimit të Samitit BE – Ballkani Perëndimor, i cili do të mbahet në Tivat më 4 dhe 5 qershor 2026, Drejtoria e Policisë e Malit të Zi ka njoftuar për masa të posaçme sigurie, kufizime në përdorimin e dronëve, ndryshime të përkohshme në regjimin e trafikut rrugor dhe detar, si dhe mbyllje të përkohshme të disa akseve rrugore në territorin e Podgoricës, Cetinës, Tivatit, Kotorrit, Budvës dhe komunave përreth.Kufizimet dhe mbylljet e trafikut do të jenë në fuqi nga 4 deri më 6 qershor 2026, sipas orareve të mëposhtme:

E enjte, 4 qershor 2026
• Nga Pikëkalimi Kufitar Bozhaj deri te Pikëkalimi Kufitar Aeroporti i Podgoricës – nga ora 18:00 deri në 20:00;
• Nga Pikëkalimi Kufitar Aeroporti i Podgoricës, përmes rrugës anësore dhe urës “Luça”, deri në Cetinë – nga ora 11:30 deri në 20:00;
• Nga Pikëkalimi Kufitar Aeroporti i Podgoricës deri te Kuvendi i Malit të Zi në Podgoricë – nga ora 13:30 deri në 16:30;
• Aksi rrugor Kotor – Tivat – Budva – nga ora 12:30 deri në 21:00;
• Aksi rrugor Njegushi – Trojica – nga ora 16:30 deri në 22:00.

E premte, 5 qershor 2026
• Nga Pikëkalimi Kufitar Aeroporti i Podgoricës, përmes urës “Luça”, deri në Cetinë – nga ora 08:30 deri në 19:00;
• Aksi rrugor Budva – Kotor – Tivat – nga ora 10:00 deri në 20:00;
• Aksi rrugor nga Bulevardi Jaz deri në Tivat – nga ora 08:00 deri në 20:00.
E shtunë, 6 qershor 2026
• Nga Pikëkalimi Kufitar Aeroporti i Podgoricës, përmes urës “Luça”, deri në Cetinë – nga ora 14:00 deri në 17:00;
• Aksi rrugor Budva – Kotor – Tivat – nga ora 13:00 deri në 16:00.

Informacione për trafikun në Komunën e Tivatit
• Do të jetë në fuqi ndalimi i plotë i trafikut për të gjitha kategoritë e automjeteve në rrugët Istarska dhe Arsenalska më 4 dhe 5 qershor 2026;
• Në rrugët e tjera në qendrën e qytetit, trafiku do të zhvillohet normalisht në nivel lokal, por pa mundësi daljeje me automjet në magistrale dhe pa mundësi hyrjeje nga magistralja në zonën urbane të Tivatit;
• Automjeteve me përparësi kalimi (Ndihma e Shpejtë, Shërbimi i Zjarrfikësve, Policia Komunale, Shërbimet Funerale etj.) do t’u lejohet hyrja dhe dalja nga zona urbane e Tivatit vetëm pas konsultimit paraprak me Drejtorinë e Policisë – Shërbimin Kujdestar të Departamentit të Sigurisë në Tivat, në numrin 122, dhe me përcjellje policore sipas marrëveshjes.

Shënim
• Trafiku nga Tivati përmes tragetit Kamenari – Lepetane deri te Pikëkalimi Kufitar Sitnica do të ndërpritet herë pas here më 4 dhe 6 qershor 2026, në përputhje me nevojat operative;

• Për shkak të rrethanave të paparashikuara në trafik, mund të ketë devijime të vogla nga oraret e planifikuara të mbylljes së rrugëve, në kuptimin që disa rrugë mund të mbyllen më herët ose periudha e mbylljes mund të zgjatet.

TRAFIKU DETAR
Nga data 3 qershor 2026, ora 00:00, deri më 5 qershor 2026, ora 21:00, është pezulluar hyrja dhe dalja e mjeteve lundruese nga marina Porto Montenegro.
Trafiku detar do të jetë i kufizuar edhe në zonën më të gjerë të akvatoriumit përreth zonës së mbrojtur.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Mal të Zi u rekomandon qytetarëve që të ndjekin njoftimet e autoriteteve malazeze dhe të planifikojnë lëvizjet e tyre në përputhje me kufizimet e përkohshme të trafikut.

Address

Seik Zaid 2, Capital Plaza
Podgorica
81000

Opening Hours

Tuesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Ambasada e Kosovës në Mal të Zi posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share