Forca E Re Demokratike

Forca E Re Demokratike Forca e Re Demokratike është themeluar më 22 tetor 2005 nga intelektualë shqiptarë në Mal të Zi.

📌 Forca e Re Demokratike uron besimtarët  me rastin e  festës së PashkëveMe rastin e festës së shenjtë të Pashkëve,  For...
05/04/2026

📌 Forca e Re Demokratike uron besimtarët me rastin e festës së Pashkëve

Me rastin e festës së shenjtë të Pashkëve, Forca e Re Demokratike u përcjell urimet më të sinqerta të gjithë besimtarëve që festojn këtë ditë të shenjtë.

Pashkët simbolizojn ringjalljen dhe shpresën duke përcjell mesazhe të fuqishme për paqe, dashuri, falje dhe solidaritet , vlera që mbeten themel i një shoqërie të bashkuar.

Në këtë frymë, Forca e Re Demokratike thekson rëndësinë e kultivimit të mirëkuptimit dhe respektit reciprok për avancimin e përgjithshëm të komunitetit ton.

Në një kohë ndryshimesh të vazhdueshme , mesazhi i Pashkëve na fton të forcojm besimin në të ardhmen dhe të kontribojmë secili në mënyrën e vet për një shoqëri më të drejtë dhe më të barabartë për te gjithë.

Urojmë që kjo festë e shenjtë të sjell paqe, shëndet , harmoni familjare dhe begati në çdo vatër shqiptare .

Gëzuar Pashkët !
FORCA E RE DEMOKRATIKE

👉Mesazh urimi për Muajin e Shenjtë të RamazanitTë nderuar besimtarë të konfesionit islam,Me rastin e fillimit të muajit ...
18/02/2026

👉Mesazh urimi për Muajin e Shenjtë të Ramazanit

Të nderuar besimtarë të konfesionit islam,

Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, Forca E Re Demokratike ju përcjellë urimet më të përzemërta për agjërim të lehtë e të pranuar, shëndet dhe begati në familjet tuaja.

Ramazani është një muaj vetëdijesimi, ku përmes disiplinës dhe sakrificës forcohet karakteri, ndërsa përmes solidaritetit forcohen lidhjet mes njerëzve. Në këtë muaj, vlerat e mirëkuptimit dhe humanizmit marrin një kuptim më të thellë, duke na kujtuar rëndësinë e kujdesit për njëri-tjetrin dhe përgjegjësinë që kemi ndaj shoqërisë që i takojmë.

Muaji i bekuar i Ramazanit na frymëzon të veprojmë me drejtësi, të punojmë me ndershmëri, të kultivojmë ndjenjën e solidaritetit dhe kujdesin ndaj nevojtarëve si themele mbi të cilat ndërtohet një shoqëri e drejtë. Në këtë kontekst, muaji i Ramazanit përbën jo vetëm një moment të rëndësishëm shpirtëror, por edhe një referencë etike për përkushtimin ndaj së mirës së përbashkët.

Forca e Re Demokratike uron që ky muaj i shenjtë të sjellë qetësi shpirtërore, harmoni në familjet tuaja dhe mbarësi në çdo përpjekje tuajën.
Qoftë Ramazani një burim shprese dhe një Muaj i begatë!

Forca E Re Demokratike

🎉 Gëzuar 17 Shkurti - Pavarësia e Republikës së Kosovës🎉 Me rastin e përvjetorit të tetëmbëdhjetë të shpalljes së Pavarë...
17/02/2026

🎉 Gëzuar 17 Shkurti - Pavarësia e Republikës së Kosovës🎉

Me rastin e përvjetorit të tetëmbëdhjetë të shpalljes së Pavarësisë, shprehim konsideratat më të larta institucionale dhe urimet më të përzemërta për këtë datë me peshë të veçantë historike.

Kjo datë përfaqëson një akt themelues të sovranitetit politik dhe juridik të Kosovës, duke materializuar në formë institucionale vullnetin historik për vetëvendosje dhe afirmim ndërkombëtar.

Gjatë këtyre viteve, Kosova ka konsoliduar arkitekturën e saj kushtetuese, subjektivitetin ndërkombëtar përmes një diplomacie aktive me orientimi të qartë euroatlantik dhe përparim të qartë në sundimin e ligjit. Ky progres ndër vite i Republikës e Kosovës dëshmon se është faktor stabilitetin dhe sigurinë kolektive të Ballkanit Perëndimor të integruan në BE.
E ndërtuar mbi një sakrificë sublime për liri dhe dinjitet, Kosova artikulon vizion zhvillimor me konsolidimin e institucioneve demokratike, fuqizimin e kohezionit social dhe qeverisje demokratike.

Duke vlerësuar përgjegjësinë kushtetuese të organeve më të larta shtetërore dhe legjitimitetin e ripërtërirë përmes proceseve zgjedhore, shprehim urimin që shteti i Kosovës të avancojë me vendosmëri konsolidimin e institucioneve shtetërore dhe të përparimit ekonomik.

FORCA E RE DEMOKRATIKE

🎉 MESAZH URIMI PËR VITIN E RI 2026 🎉Të nderuar bashkëkombës,Me rastin e fillimit të vitit të ri 2026, Forca e Re Demokra...
31/12/2025

🎉 MESAZH URIMI PËR VITIN E RI 2026 🎉

Të nderuar bashkëkombës,

Me rastin e fillimit të vitit të ri 2026, Forca e Re Demokratike ju drejton urimet më të sinqerta për një vit të mbushur me shëndet, begati dhe realizime të qëndrueshme.
Ky është një moment reflektimi mbi rrugën që kemi kaluar dhe mbi mundësitë që na ofron viti i ardhshëm.

Viti 2026 paraqet një mundësi të rëndësishme për shqiptarët e Malit të Zi, pasi përkon me avancimin e vendit drejt integrimit në Bashkimin Evropian, proces që do të kontribuojë në forcimin e të drejtave dhe përfaqësimit të shqiptarëve në institucione, dhe në përmirësimin e kushteve socio-ekonomike.

Prioritetet tona për këtë vit janë zhvillimi i qëndrueshëm, forcimi i demokracisë lokale dhe krijimi i mundësive reale për çdo qytetar dhe komunitet. Angazhimi ynë fokusohet në zhvillimin ekonomik të trevave shqiptare ne Malin e Zi, duke përmirësuar infrastrukturën dhe krijimin e mundësive të reja.

Me angazhim të përbashkët, besojmë se do të arrijmë aspiratat tona për një të ardhme më të begatë dhe më të drejtë, ku çdo individ ka mundësinë të kontribuojë dhe të arrijë nga progresi i shoqërisë.

Le të jetë ky vit një hap përpara në realizimin aspiratave tona të përbashkëta.
Gëzuar Vitin e Ri 2026!

FORCA E RE DEMOKRATIKE

👉Mesazh urimi për festën e KrishtlindjeveTë nderuar besimtarë të konfesionit katolik,Me rastin e festës së Krishtlindjev...
25/12/2025

👉Mesazh urimi për festën e Krishtlindjeve

Të nderuar besimtarë të konfesionit katolik,

Me rastin e festës së Krishtlindjeve, Forca e Re Demokratike ju përcjell urimet më të sinqerta për këtë festë të shenjtë.

Krishtlindjet përfaqësojnë vlerat e paqes, solidaritetit dhe respektit, duke qenë një themel i rëndësishëm për forcimin e mirëkuptimit dhe harmonisë shoqërore.

Duke ju uruar shëndet, qetësi shpirtërore dhe mirëqenie familjare, shprehim besimin për një të ardhme më të mirë për të gjithë.

Krishtlindje të paqta dhe të mbara për ju dhe familjet tuaja!

Forca E Re Demokratike

23/12/2025

👉 Fjalimi i kryetarit Genci Nimanbegu për mbrojtjen e Kripores, ndalimin e ndërtimit në të

23/12/2025

👉 Nga diskutimi i kryetarit të Forcës së Re Demokratike dhe njëherit kryetarit të Komunës së Ulqinit Genci Nimanbegu në lidhje me themelimin e ndërmarrjes së re Kriporja e Ulqinit

23/12/2025

👉 Insert nga fjalimi i këshilltarit Asllan Llunji në mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Ulqinit

🇦🇱 Gëzuar 28 Nëntori - Dita e Flamurit dhe Pavarësisë Kombëtare🇦🇱Të nderuar bashkëkombës,Me rastin e 28 Nëntorit – Ditës...
28/11/2025

🇦🇱 Gëzuar 28 Nëntori - Dita e Flamurit dhe Pavarësisë Kombëtare🇦🇱

Të nderuar bashkëkombës,

Me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit dhe të Pavarësisë Kombëtare, Forca E Re Demokratike shpreh urimet më të përzemërta për të gjithë shqiptarët anë e mbanë botes.

28 Nëntori është data që përmbledh gjithë krenarinë, historinë dhe sakrificat e një kombi që kurrë nuk u përkul para vështirësive, ku me nderim kujtojmë ngritjen triumfuese të Flamurit nga Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Krujë më 1443 dhe shpalljen e Pavarësisë nga Ismail Qemali në Vlorë më 1912.

Kjo ditë simbolizon vullnetin e palëkundur të shqiptarëve për liri, mëvetësi dhe dinjitet kombëtar.
Ajo na rikujton sakrificat e brezave të tërë, mençurinë e prijësve tanë dhe përkushtimin e pandalshëm për të ruajtur gjuhën, kulturën dhe dinjitetin shqiptar.

Për ne Shqiptarët autoktonë në Mal të Zi, 28 Nëntori mbetet një datë frymëzuese që na nxit të vazhdojmë angazhimin për realizimin e plotë të të drejtave tona kolektive dhe individuale.
Ajo na udhëzon drejt bashkërendimit dhe bashkëveprimit, drejt përfaqësimit të denjë dhe krijimit të kushteve të barabarta në përputhje me standardet dhe mekanizmat institucional vendorë dhe ndërkombëtarë.

Në këtë ditë solemne, ne nderojmë të kaluarën, por po aq vleresojmë edhe të ardhmen - një të ardhme që ndërtohet mbi punë të ndershme, unitet dhe përkushtim ndaj komunitetit.

Forca E Re Demokratike

Address

Ulcinj
85360

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00
Saturday 09:00 - 17:00

Telephone

+38230401760

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Forca E Re Demokratike posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Forca E Re Demokratike:

Share