09/05/2025
𝗡𝗗𝗘𝗦𝗛𝗝𝗔 𝗘 𝗥𝗔𝗗𝗛𝗘𝗦 - 𝗗𝗘𝗥𝗕𝗜 𝗜 𝗩𝗜𝗧𝗜𝗧 🤩
🟡⚫️ 𝗞𝗙 𝗔𝗿𝘀𝗶𝗺𝗶 🆚 𝗠𝗮𝗸𝗲𝗱𝗼𝗻𝗶𝗷𝗮 𝗚𝗷. 𝗣𝗲𝘁𝗿𝗼𝘃 🔴🟡
🏆 𝗟𝗗𝗙𝗠 𝟮𝟵/𝟯𝟬
🗓 𝗘 𝗦𝗵𝘁𝘂𝗻𝗲
🕐 𝟭𝟳.𝟬𝟬
🏟️ 𝗦𝘁𝗮𝗱𝗶𝘂𝗺𝗶 𝗾𝘆𝘁𝗲𝘁𝗶𝘁 - 𝗚𝗼𝘀𝘁𝗶𝘃𝗮𝗿
Në kuadër të javës së 29-të të LDFMV presim në shtëpi ekipin e Makedonija Gjorçe Petrov nga Shkupi, ndeshje kjo më e rëndësishmja e këtij viti, në derbin direkt që mund të vendos për titullin kampion dhe inkuadrimin direkt në Ligën e Parë!
Duke marrë parasysh se është ndeshja e fundit në shtëpi, dhe ndeshja më e rëndësishme në historinë e klubit tonë, pritet betejë dhe luftë e vërtetë në fushë, ndeshje interesante, intenzive dhe e bukur ku djemt tanë me përkrahjen e madhe të tifozëve janë të gatshëm të japin maksimumin, pa mos u kursyer aspak, deri në djersën e fundit, që me çdo kusht të bëjnë realitet një ëndërr të madhe e gjysmë shekullore, e cila është më afër se kurrë!
Lojtari i 12-të Armata Verdh e Zi pritet që edhe në këtë ndeshje të shkelqejë dhe të ushtojë stadiumin e Gostivarit, siç ndodhi ndeshjen e kaluar, e ku pritet dhe duhet përkrahje masive nga i gjithë Çegrani, Gostivari, Forina dhe të gjithë qytetet e fshatrat përreth për verdh e zinjtë!
Me përkrahjen tuaj dhe me angazhimin tonë do të luftojmë që të ngelin këto 3 pikë të arta në Gostivar, dhe Arsimi të shkruajë historinë, histori që në vete mbart breza e breza me rradhë që sakrifikuan, luftuan dhe u angazhuan që të mbajnë gjallë këtë klub e këto ngjyra!
I urojmë djemve tanë suksese e shumë fat në arritjen e qëllimit 💪🏼
BASHKË jemi më të fortë, jemi të pathyeshëm!
▪️𝐅𝐎𝐑𝐂𝐀 𝐀𝐑𝐒𝐈𝐌𝐈 🟡
▪️𝐅𝐎𝐑𝐂𝐀 𝐀𝐑𝐌𝐀𝐓𝐀 𝐕𝐄𝐑𝐃𝐇 𝐄 𝐙𝐈 ⚫️
#𝗠𝗲𝘇𝗲𝗺𝗲𝗿𝗽𝗲𝗿𝗔𝗿𝘀𝗶𝗺𝗶𝗻 #𝗦𝗲𝗺𝘂𝗻𝗱𝗷𝗲𝗘𝗣𝗮𝘀𝗵𝗲𝗿𝘂𝗲𝘀𝗵𝗺𝗲 #𝗞𝗿𝗲𝗻𝗮𝗿𝗶𝗮𝗲𝗖𝗲𝗴𝗿𝗮𝗻𝗶𝘁 #𝗔𝗿𝗺𝗮𝘁𝗮𝗩𝗲𝗿𝗱𝗵𝗲𝗭𝗶 #𝘀𝗶𝗻𝗰𝗲𝟭𝟵𝟳𝟯 #𝗔𝗿𝘀𝗶𝗺𝗶𝟭𝟵𝟳𝟯 #𝗗𝗮𝘀𝗵𝘂𝗿𝗶𝗘𝗣𝗮𝘃𝗱𝗲𝗸𝘀𝗵𝗺𝗲 #𝗖𝗲𝗴𝗿𝗮𝗻
𝗞𝗙 𝗔𝗥𝗦𝗜𝗠𝗜 𝟭𝟵𝟳𝟯 🟨⬛️