Komuna Dibër - Municipality of Debar - Општина Дебар

Komuna Dibër - Municipality of Debar - Општина Дебар Komunë / Municipality / Општина

🚛 Komuna e Dibrës përfiton dy makina të reja për pastrimin dhe mirëmbajtjen e qytetit!Komuna e Dibrës është një nga 10 k...
03/09/2026

🚛 Komuna e Dibrës përfiton dy makina të reja për pastrimin dhe mirëmbajtjen e qytetit!

Komuna e Dibrës është një nga 10 komunat që përfitojnë mjete të reja komunale për përmirësimin e higjienës dhe mirëmbajtjes së hapësirave publike.

Në kuadër të projektit janë siguruar gjithsej 49 mjete komunale, me vlerë 4.2 milionë euro, me mbështetjen e Bankës Botërore.

Dy makinat e reja do të ndihmojnë në rritjen e efikasitetit të shërbimeve dhe në mirëmbajtjen e pastërtisë në qytetin tonë.

Vazhdojmë të punojmë për një qytet më të pastër, më të rregullt dhe me shërbime më të mira. Zgjidhim çdo ditë problemet e krijuara ndër vite dhe punojmë për një Dibër më funksionale!......
🚛 Општина Дебар доби две нови машини за чистење и одржување на градот!

Општина Дебар е една од 10-те општини кои добиваат нови комунални возила за подобрување на хигиената и одржувањето на јавните површини.

Во рамки на проектот се обезбедени вкупно 49 комунални возила во вредност од 4,2 милиони евра, со поддршка од Светската банка.

Двете нови машини ќе придонесат за поефикасни комунални услуги и почист град.

Продолжуваме да работиме за почист, поуреден Дебар и подобри услуги за сите граѓани. Секојдневно ги решаваме проблемите создадени низ годините и градиме пофункционален Дебар!

Me sukses u realizua faza e tretë e deratizimit dhe dezinsektimit në qytetin e Dibrës. Gjatë kësaj faze u trajtuan 150 p...
03/09/2026

Me sukses u realizua faza e tretë e deratizimit dhe dezinsektimit në qytetin e Dibrës. Gjatë kësaj faze u trajtuan 150 puseta të rrjetit të kanalizimit, ndërsa u krye edhe dezinsektimi kundër mushkonjave në të gjithë territorin e komunës.

Këto aktivitete u realizuan me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik, parandalimit të përhapjes së sëmundjeve dhe krijimit të kushteve më të sigurta dhe më të shëndetshme për qytetarët.
.......

Успешно ја реализиравме третата фаза од дератизацијата и дезинсекцијата во градот Дебар. Во рамки на оваа фаза беа третирани 150 шахти од канализациската мрежа, а истовремено беше извршена и дезинсекција против комарци на целата територија на општината.

Активностите беа спроведени со цел заштита на јавното здравје, спречување на ширењето на заразни заболувања и создавање побезбедни и поздрави услови за граѓаните.

📚 1 Shtator, Dita e Parë e ShkollësSot nis një kapitull i ri në rrugëtimin arsimor të nxënësve. Shkollat hapin dyert për...
01/09/2026

📚 1 Shtator, Dita e Parë e Shkollës

Sot nis një kapitull i ri në rrugëtimin arsimor të nxënësve. Shkollat hapin dyert për një vit të ri, të mbushur me dije, përkushtim, sfida dhe mundësi të reja.

Një fillim i veçantë për nxënësit që për herë të parë ulen në bankat shkollore, por edhe një moment i rëndësishëm për çdo nxënës, mësues dhe prind.

Me besim te dija, arsimi dhe e ardhmja e brezave të rinj, le ta nisim këtë vit shkollor me motivim dhe energji të re.

🎒 Suksese të gjithë nxënësve në vitin e ri shkollor!.......
📚 1 Септември, Прв училишен ден
Денес започнува ново поглавје во образовниот пат на учениците.Училиштата ги отвораат своите врати за нова учебна година исполнета со знаење, посветеност, предизвици и нови можности.

Посебен почеток за учениците кои за првпат седнуваат во училишните клупи, но и важен момент за секој ученик, наставник и родител.
Со верба во знаењето, образованието и иднината на младите генерации, да ја започнеме оваа учебна година со мотивација и нова енергија.

🎒 Успешна нова учебна година на сите ученици!

https://dibra.gov.mk/2026/08/28/njoftim-21/https://dibra.gov.mk/newmk/2026/08/28/%d0%b8%d0%b7%d0%b2%d0%b5%d1%81%d1%82%d1...
31/08/2026

https://dibra.gov.mk/2026/08/28/njoftim-21/

https://dibra.gov.mk/newmk/2026/08/28/%d0%b8%d0%b7%d0%b2%d0%b5%d1%81%d1%82%d1%83%d0%b2%d0%b0%d1%9a%d0%b5-%d0%b4%d0%be-%d0%bf%d1%87%d0%b5%d0%bb%d0%b0%d1%80%d0%b8%d1%82%d0%b5-2/

ИЗВЕСТУВАЊЕ ДО ПЧЕЛАРИТЕ Home News Почитувани, Согласно Законот за заштита на населението од заразни болести („Службен весник на РСМ“ бр. 66/2004, 139/2008 и 99/2009, 149/2014, 150/2015 и 3...

Në kuadër të aktiviteteve verore të Komunës së Dibrës, u mbajt Kolonia Artistike “RADIKA – DIBRA 2026”.Aktiviteti mblodh...
28/08/2026

Në kuadër të aktiviteteve verore të Komunës së Dibrës, u mbajt Kolonia Artistike “RADIKA – DIBRA 2026”.

Aktiviteti mblodhi artistë dhe krijues, të cilët përmes punimeve të tyre artistike sollën një atmosferë të veçantë kulturore në qytetin e Dibrës.

Në përmbyllje të kolonisë, në Qendrën për Kulturë – Dibër u prezantua ekspozita me punimet e realizuara nga pjesëmarrësit.

Komuna e Dibrës vazhdon të mbështesë dhe të promovojë artin, kulturën dhe krijimtarinë si pjesë e rëndësishme e jetës kulturore të qytetit............................
Во рамки на летните активности на Општина Дебар, се одржа Уметничката колонија „РАДИКА – ДЕБАР 2026“.

На активноста учествуваа уметници и творци, кои преку своите уметнички дела создадоа посебна културна атмосфера во градот Дебар.

Како завршница на колонијата, во Центарот за култура – Дебар беше претставена изложба со изработените дела на учесниците.

Општина Дебар продолжува да го поддржува и промовира уметничкото творештво, културата и креативноста како важен дел од културниот живот на градот.

🚧 Vijojnë punimet për ndërtimin e parkingut publik nr. 2 në Komunën e Dibrës..........🚧 Продолжуваат работите на изградб...
28/08/2026

🚧 Vijojnë punimet për ndërtimin e parkingut publik nr. 2 në Komunën e Dibrës.
.........

🚧 Продолжуваат работите на изградбата на јавниот паркинг број 2 во Општина Дебар.

Te nderuar Fermere!Ju lajmerojme se sistemi per parashtrimin e kërkesave për subvencione(Pagesa direkte në bujqësi) ësht...
18/08/2026

Te nderuar Fermere!

Ju lajmerojme se sistemi per parashtrimin e kërkesave për subvencione(Pagesa direkte në bujqësi) është në funksion duke filluar nga dita 17-08-2026 (e Hene).

Ju mund te parashtroni kerkesat tuaja per shfrytezimin e mjeteve nga programi per perkrahje finansiare ne bujqesi 2026 drejpërdrejt në menyre elektronike ne faqen zyrtare www.ipardpa.gov.mk ,kurse ato qe nuk kane mundesi teknike ne zyren e njesise rajonale te Ministrise te Bujqesise ne Diber.

Afati përfundimtar është deri më 30-09-2026......
Почитувани Фармери

Ве известуваме дека системот за поднесување на барања за субвенции( Директни плаќања во земјоделството) е во функсија почнувајќи од 17-08-2026 год.Вие можете да поднесете барања за користење на средства од програмата за финансиска подршка во земјоделството 2026 година директно во службената страница www.ipardpa.gov.mk ,додека лицата што немат технички можности да се обратат до МЗШВ ПЕ Дебар

Краен рок за поднесување е 30-09-2026 год.

Description

🎬 Kjo verë ndryshe, me aktivitete për të gjitha moshat! 🌙Në kuadër të Kalendarit Veror "Dibra 2026", qytetarët patën mun...
18/08/2026

🎬 Kjo verë ndryshe, me aktivitete për të gjitha moshat! 🌙

Në kuadër të Kalendarit Veror "Dibra 2026", qytetarët patën mundësinë të shijojnë një mbrëmje të veçantë me Kinemanë Verore, të organizuar nga Reset Hub me mbështetjen e Komunës së Dibrës.

U shfaq filmi "The Boy Who Harnessed the Wind", një histori e vërtetë frymëzuese për një djalë të ri nga Malawi, i cili me këmbëngulje, dije dhe kreativitet arrin të ndërtojë një turbinë ere për të ndihmuar komunitetin e tij të përballet me thatësirën dhe varfërinë. Një film që përcjell mesazhe të forta për rëndësinë e arsimit, inovacionit dhe besimit në ëndrra.

Komuna e Dibrës mbetet e përkushtuar që përmes Kalendarit Veror të sjellë aktivitete të larmishme kulturore, sportive dhe argëtuese për të gjitha moshat.......
🎬 Лето поинаку, со активности за сите генерации! 🌙

Во рамките на Летниот календар „Дебар 2026“, вечерва граѓаните имаа можност да уживаат во Летното кино, организирано од Reset Hub со поддршка на Општина Дебар.

Беше прикажан филмот „The Boy Who Harnessed the Wind“, инспиративна вистинска приказна за младо момче од Малави кое, со знаење, упорност и креативност, успева да изгради ветерна турбина и да му помогне на своето село да се справи со сушата и сиромаштијата. Филмот испраќа силна порака за важноста на образованието, иновациите и вербата во сопствените соништа.

Општина Дебар останува посветена преку Летниот календар да нуди разновидни културни, спортски и забавни активности за сите возрасти.

Në kuadër të aktiviteteve të Kalendarit Veror "Dibra 2026", u organizua Hiking në Stogovë, nga KBC Dibra me mbështetjen ...
17/08/2026

Në kuadër të aktiviteteve të Kalendarit Veror "Dibra 2026", u organizua Hiking në Stogovë, nga KBC Dibra me mbështetjen e Komunës së Dibrës.

Pjesëmarrësit patën mundësinë të shijojnë bukuritë e jashtëzakonshme natyrore, panoramën mahnitëse të qytetit të Dibrës dhe pamjen spektakolare të liqenit, duke përjetuar një ditë të mbushur me energji, shoqëri dhe dashuri për natyrën.

Aktivitete të tilla promovojnë jetën e shëndetshme, turizmin malor dhe vlerat e jashtëzakonshme natyrore që ofron Dibra......
Во рамките на активностите од Летниот календар „Дебар 2026“, беше организиран hiking на Стогово, во организација на КБЦ Дебар, со поддршка на Општина Дебар.

Учесниците имаа можност да уживаат во прекрасните природни убавини, величествениот панорамски поглед кон Дебар и живописното Дебарско Езеро, поминувајќи ден исполнет со дружење, позитивна енергија и љубов кон природата.

Ваквите активности промовираат здрав живот, планински туризам и природните убавини со кои се гордее Дебар.

🎬 Kinema Verore në Dibër!Sonte ju ftojmë të shijojmë së bashku filmin “The Boy Who Harnessed the Wind” në ambient të hap...
17/08/2026

🎬 Kinema Verore në Dibër!

Sonte ju ftojmë të shijojmë së bashku filmin “The Boy Who Harnessed the Wind” në ambient të hapur.

📅 17 gusht 2026
🕘 Ora 21:00
📍 Para Qendrës për Kulturë – Dibër

Ju mirëpresim! 🌟

Address

8-mi Septemvri, Pn
Debar
1250

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Telephone

+38946831196

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Komuna Dibër - Municipality of Debar - Општина Дебар posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Komuna Dibër - Municipality of Debar - Општина Дебар:

Shortcuts

Share