FRASH - Dibër

FRASH - Dibër FORUMI RINOR I ALEANCËS PËR SHQIPTARËT / VLEN - Dibër

26/08/2026
26/08/2026
21/08/2026

VLEN: BDI-ja e ka humbur betejën me shqiptarët, zgjedhjet do ta vulosin fundin

Mashtruesit e BDI-së, përpara se ta hapin gojën për zgjedhje, duhet të shpjegojnë pse askush në partinë e tyre nuk mori përgjegjësi politike pas humbjes në zgjedhjet lokale. Ali Ahmeti vazhdoi të shiste mjegull me trukun e vjetër të tërheqjes, Bujar Osmani humbi Çairin dhe mbeti nënkryetar dhe lojtar kryesor për fronin e BDI-së, Bajram Rexhepi humbi Tetovën dhe mbeti në kryesinë e partisë, ndërsa Faton Ahmeti u shpërblye për humbjen e tij në zgjedhje me dy poste të reja në parti, nënkryetar dhe shef i kabinetit të Ali Ahmetit.

Në BDI, me sa duket nuk ka përgjegjësi për humbjen, por humbësit shpërblehen.

E njëjta histori përsëritet në Haraçinë, Bogovinë, Tearcë, Strugë, Zhelinë, Saraj, Dibër dhe Dollnen. Humbën zgjedhjet, por askush nuk lëvizi, askush nuk dha llogari dhe askush nuk e lëshoi karrigen.

Bisedat për legjitimitet dhe kërkesat për zgjedhje të parakohshme janë vetëm për në shtëpi, për t’i mbajtur të njëjtët politikanë në kondicion dhe për t'u sh*tur shpresë se së shpejti do të kthehen në pushtet për të vjedhur përsëri. Por këto përralla nuk kalojnë më as në Reçicë të Vogël.

BDI-ja e di shumë mirë se më pak se një vit më parë, shqiptarët me votë i larguan nga të gjitha komunat me shumicë shqiptare dhe se çdo përballje e re me qytetarët do të thotë një tjetër shuplakë për ta. Në zgjedhjet e ardhshme, qytetarët do ta përfundojnë punën dhe kjo udhëheqje e pareformuar e cila funksionon si një politbyro, do ta dërgojnë direkt në pension politik.

17/08/2026
10/08/2026
Punët tona dallohen në vepra, ndërsa punët tuaja në dështime të papërfunduara.
02/08/2026

Punët tona dallohen në vepra, ndërsa punët tuaja në dështime të papërfunduara.

🗣❌ Premtimet tuaja kishin afat. Dështimi juaj zgjati tre vjet më shumë.

Më 7 nëntor 2022, zëvendësministri i BDI-së deklaronte me bindje se banesat sociale në Dibër do të përfundonin në vitin 2023. Sot, realiteti flet ndryshe: familjet i morën çelësat vetëm në vitin 2026, falë angazhimit të qeverisë VLEN–VMRO.

Kjo nuk është thjesht një vonesë. Është dëshmi e mënyrës se si BDI i trajtonte projektet publike: i zvarriste me vite, duke i përdorur si mjete propagande dhe si peng për qytetarët në prag të çdo cikli zgjedhor.

Projektet kanë datë fillimi dhe datë përfundimi. Ato nuk ndërtohen për të prodhuar konferenca shtypi e premtime të pafundme, por për t'u shërbyer qytetarëve në kohë.

Familjet në nevojë nuk kishin nevojë për justifikime, por për çelësat e banesave. Fatkeqësisht, për BDI-në prioritet ishte zvarritja e projekteve, ndërsa afatet respektoheshin vetëm kur bëhej fjalë për tendera personal.
Për dallim nga qeverisja juaj, VLEN i shpërndau banesat sociale me drejtësi, transparencë dhe sipas kritereve ligjore.

✅️Sot, përfitues janë familjet që vërtet i përkasin kategorive sociale: jetimët, personat me aftësi të kufizuara, të sëmurët kronikë, familjet në nevojë dhe qytetarët që e meritojnë këtë mbështetje.

🔙Në kohën tuaj, banesat sociale përfundonin në duart e tregtarëve, njerëzve të afërt me pushtetin dhe funksionarëve, ndërsa familjet që kishin më së shumti nevojë mbeteshin në pritje me dhjetra vite.

🔑Sot, ndarja e 47 banesave sociale është një dëshmi se me një qeverisje që punon, projektet përfundojnë dhe premtimet mbahen. Shpresojmë që ky rast t'ju shërbejë si reflektim se institucionet duhet t'u shërbejnë qytetarëve, jo interesave partiake.

Address

Debar

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when FRASH - Dibër posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share