Dobërdoll

Dobërdoll Dobërdoll, Gostivar
Lugina e Mirë. Ky lokalitet përmendet në historiografi në vitin 1308 nga autori bullgar L.

Webfaqa zyrtare e fshatit Dobërdoll ( Dobri Dol)
“FSHAT ME HISTORI NGA MESJETA E LARGËT”

Fshati Dobrdoll sipas gojëdhënave emrin e ka marrë siç thonë se dikur në të kaluarën e largët kanë ndarë një vijë uji nga lumi Mosdaç dhe se në vendin e quajtur te gështenjat p***a qenë fshati në lugun karakteristik që ka pasur tokë të mirë kultivuese për shumë rendimente të prodhimeve të bujqësisë e të ngjas

hme, ku uji me kalimin e kohës ka krijuar Lugun e Mirë. Serafimov në veprën “TETOVSKO”-Pllovdiv 1900, ku në faqen 66, ndër të tjera përshkruhet si lokalitet ngase ka qenë nën juridiksionin e Kishës së Shën Niketës së Rashçes, po ashtu në shekullin e XV gjegjësisht në historiografinë e dëshmive të Isa Beut në Pollogu të Tetovës dhe Gostivarit në vitin 1455, fshati i sotëm Dobrdoll përmendet se ka pasur 52 shtëpi, /Dr. Hazim Shabanoviç “Krajista Isa-Beg is’hakovica zbirni katastarski popis iz 1455” na jep të dhënat e lartpërmendura për vakufet e Tetovës që janë bërë prej 9 deri 18 maj 1455/. Ndërsa në regjistrimet e perandorisë osmane haset me këto të dhëna në vitin 1452/53 kanë jetuar 52 familje, 8 të pamartuar, 1467/68 kanë jetuar 68 familje, 3 të pamartuar dhe 2 vejusha, në vitin 1481/82 kanë jetuar 65 familje, 4 vejusha, në vitin 1544/45 kanë jetuar 36 familje dhe 6 të pamartuar, në vitin 1568/69 kanë jetuar 30 familje dhe 16 të pamartuar si dhe për herë të parë hasen edhe 2 familje të fesë islame. /Të dhëna osmane, shih në librin e autorëve Aleksandar Stojanovski & Dragi Gjorgiev “NASELBI I NASELENIE VO MAKEDONIJA-XV I XVI VEK”-SKOPJE 2001/

30/08/2026

Djeladini Amir nga doberdolli I cili tregon suksese te ne Box ne republiken çeke

Njoftim i rëndësishëm për mërgimtarët që kthehen, për të ju shmangur pritjeve në kufi, ku përmes rregjistrimit në Ueb fa...
21/08/2026

Njoftim i rëndësishëm për mërgimtarët që kthehen, për të ju shmangur pritjeve në kufi, ku përmes rregjistrimit në Ueb faqen e MPB, mund të kontrollojnë nëse me automjetin e tyre kanë bërë shkelje. Se si të kontrollojnë shpjegohet në vijim.

Së pari hapet Uebfaqja:

https://safecountry.mvr.gov.mk/

Në pjesën nalt në anën e majtë (ku gjindet globi) kliko dhe zgjidh gjuhën, pastaj kliko: Rregjistro profil të ri.
Për të hyrë në sistem, drejtuesi i mjetit duhet të fotografojë ose të skanojë dokumentin e udhëtimit (pasaportën) dhe të vendosë numrin e targës së mjetit, ose të mjeteve, që përdor në territorin e vendit.
Në këtë mënyrë, drejtuesit e mjeteve me targa të huaja, të cilët janë evidentuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, do të mund të informohen me kohë për detyrimet e tyre dhe t’i shlyejnë ato në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë, pa pasur nevojë për procedura shtesë apo vonesa në vendkalimet kufitare.

Kontroll mund të bëjnë edhe ata mërgimtarë të cilët janë kthyer para datës 19 gusht 2026, me qëllim të mos përballen me probleme gjatë kthimit herëve tjera.

19/08/2026

Përshëndetje dhe falënderim

Me shumë dashuri dhe respekt, unë Axha Cal dhe familja ime i përshëndesim të gjithë miqtë, shokët, farefisin dhe bashkëfshatarët tanë që gjetën kohë të jenë pjesë e gëzimit tonë dhe të festojnë së bashku me ne martesën e djalit tim, Nuhmanit.

Nga zemra ju falënderoj dhe ju përshëndes të gjithëve me shumë dashuri, respekt dhe mirënjohje për pjesëmarrjen tuaj. Prania juaj e bëri këtë ditë edhe më të bukur dhe më të paharrueshme për familjen tonë. ❤️

Një falënderim i veçantë shkon edhe për këngëtarët tanë, të cilët, si gjithmonë, na e kanë zbukuruar dhe ndezur atmosferën edhe këtë herë: Halil Bilalli dhe Besim Mamuti. Me këngët dhe muzikën e tyre, na e shtuan edhe më shumë gëzimin e kësaj feste. 🎶❤️

Ju falënderojmë të gjithëve nga zemra dhe ju urojmë shëndet, lumturi, mbarësi dhe vetëm gëzime në familjet tuaja!

Me shumë respekt dhe dashuri, nga familja jonë për të gjithë ju! ❤️🌹

Si thuani ju ?
16/08/2026

Si thuani ju ?

Kur ka vullnet, puna sjell rezultat!Kur punët e mira bëhen me vullnet, përkushtim dhe dashamirësi, rezultatet nuk mungoj...
11/08/2026

Kur ka vullnet, puna sjell rezultat!
Kur punët e mira bëhen me vullnet, përkushtim dhe dashamirësi, rezultatet nuk mungojnë. E kur rezultatet shihen, krijohet besimi – e aty, padyshim, nuk mungon as mbështetja dhe as donacionet. (Së fundmi donacionet e përmendur në faqen e shkollës por edhe shumë tjerë para tyre).
Këtë më së miri po e dëshmon drejtori i shkollës, Denis Haliti Doçi , i cili që nga dita e parë i përveshi krahët dhe u bë shembull për të gjithë. Ishte i pari që mori fshesën, lopatën, brushën për lyerje dhe shumë mjete të tjera, duke punuar vetë për përmirësimin e kushteve në shkollë.
Është bërë shumë punë, por ka ende shumë për t'u bërë.
Prandaj, falënderojmë nga zemra të gjithë ata që kanë kontribuar dhe kanë dhënë donacione, duke i inkurajuar që të vazhdojnë të mbështesin këtë nismë të dobishme për fëmijët tanë.
Ne, si faqe, kemi edhe një sugjerim:
Të merret në konsideratë rregullimi dhe funksionalizimi i fushës së futbollit dhe asaj të basketbollit, duke vendosur dy kosha të rinj, si dhe, nëse kushtet e mundësojnë, të krijohen hapësira për volejboll dhe tenis, duke shfrytëzuar fushat ekzistuese.
Sepse shkolla nuk është vetëm vendi ku fëmijët mësojnë.
Është vendi ku ata rriten, zhvillohen, luajnë dhe ndërtojnë të ardhmen e tyre.
Dhe kur secili jep pak nga vetja, bashkë mund të bëjmë shumë më tepër. ❤️👏

Faleminderim I veçantë për Donatorin Nuri Hasipi, po ashtu edhe për udhëheqësinë e Shkolla Fillore "Sali Lisi" në krye m...
10/08/2026

Faleminderim I veçantë për Donatorin Nuri Hasipi, po ashtu edhe për udhëheqësinë e Shkolla Fillore "Sali Lisi" në krye me drejtorin.

🥉 Vendi i 3-të – Një fitore me vlerën më shumë se një medalje! ⚽🏆Me krenari përfaqësuam Xhamitë e Dobërdollit, Xhamia e ...
04/08/2026

🥉 Vendi i 3-të – Një fitore me vlerën më shumë se një medalje! ⚽🏆

Me krenari përfaqësuam Xhamitë e Dobërdollit, Xhamia e Vjetër - Dobërdoll , Xhamia Hamza - Dobërdoll në turnirin e futbollit të vogël të organizuar nga Xhamia e fshatit Kallnik, ku arritëm të fitojmë vendin e 3-të.

Ky nuk është vetëm një sukses sportiv, por edhe një dëshmi se kur të rinjtë bashkohen rreth vlerave, respektit dhe bashkëpunimit, mund të arrijnë rezultate të bukura.

Shpresojmë që ky turnir të jetë një frymëzim për të gjithë të rinjtë e vendit tonë: të merren me sport, të ndërtojnë shoqëri të shëndosha, të qëndrojnë larg dukurive negative dhe të jenë gjithmonë pranë komunitetit dhe xhamisë së tyre.

Falënderojmë organizatorët për mikpritjen dhe organizimin e shkëlqyer, si dhe të gjitha ekipet pjesëmarrëse për ndeshjet korrekte dhe atmosferën miqësore.

Sporti na bashkon, besimi na udhëheq dhe rinia është e ardhmja e vendit tonë.

Urime ekipit tonë dhe Allahu e bekoftë rininë tonë! 🤲⚽🥉

"Çdo gjë e tepruar është haram", qoftë edhe mënyra e të festuarit.U mundova të gjej fjalët e duhura për ta përshkruar kë...
02/08/2026

"Çdo gjë e tepruar është haram", qoftë edhe mënyra e të festuarit.

U mundova të gjej fjalët e duhura për ta përshkruar këtë ngjarje, por në fund vendosa se ndonjëherë heshtja është më e vlefshme se çdo koment. Megjithatë, ndjeva detyrim moral të ndaj një apel të sinqertë.

Ky shkrim nuk është për të gjykuar apo për të drejtuar gishtin ndaj askujt. Është vetëm një thirrje për më shumë maturi dhe përgjegjësi. Gëzimi nuk humbet asgjë kur shoqërohet me kujdes; përkundrazi, vetëm kështu ruan bukurinë dhe kuptimin e tij.

Le të kujtojmë se çdo veprim i yni nuk flet vetëm për ne, por shpesh perceptohet sikur flet edhe për familjen, fqinjët dhe vendin nga vijmë. Prandaj, ta ruajmë veten, ta ruajmë njëri-tjetrin dhe ta ruajmë emrin e mirë të Dobërdollit.

Lus Zotin që të na udhëzojë gjithmonë drejt maturisë, respektit dhe urtësisë, sepse festat kalojnë, ndërsa emri dhe nderi i një komuniteti mbeten.

Address

Dobri Dol
Gostivar
1236

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Dobërdoll posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Dobërdoll:

Shortcuts

Share