VLEN Gostivar

VLEN Gostivar VLEN Gostivar

18/07/2026

Të nderuar qytetarë të Gostivarit,

Situata me ujin e pijshëm në Komunën e Gostivarit vazhdon të mbetet e pazgjidhur. Rezultatet e analizave të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari janë të qarta: uji nga rrjeti i ujësjellësit ka ndalesë të përkohshme për konsum, si për pije ashtu edhe për përdorim në gastronomi.

Për këtë arsye, me kërkesën tonë dhe me mbështetjen e këshilltarëve të VLEN-it në Qytetin e Shkupit, kemi siguruar një cisternë me ujë të pijshëm për banorët e Gostivarit.

Cisterna do të jetë te parkingu i Pallatit Kulturës në afërsis të Xhamisë së Mahallës së Re.

Ne do të vazhdojmë të jemi pranë qytetarëve tanë dhe të ofrojmë ndihmë konkrete, ndërkohë që po angazhohemi maksimalisht që kjo situatë të tejkalohet sa më shpejt.

Deri atëherë, u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të mos përdorin ujin e ujësjellësit për pije, të respektojnë rekomandimet e institucioneve kompetente dhe të kujdesen maksimalisht për shëndetin e tyre dhe të familjeve të tyre.

Njëkohësisht, ju informojmë se në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit situata është nën kontroll. Të gjitha repartet janë në funksion dhe personeli shëndetësor është në gatishmëri të plotë, 24 orë në ditë, për t’u ofruar ndihmë të gjithë qytetarëve.

Edhe në ditët në vijim do të vazhdojmë të sigurojmë cisterna me ujë të pijshëm nga komunat tjera, derisa furnizimi me ujë të sigurt të rikthehet në normalitet.

Shëndeti i qytetarëve mbetet prioriteti ynë.

17/07/2026

VLEN: Dokumenti që fundos propagandën e BDI-së për “botën serbe”

Për ditë me radhë, BDI ka ngritur akuza të pabaza ndaj nesh, duke tentuar të na etiketojë me narrativën e rreme të “botës serbe”. Por propaganda zbehet në momentin kur përballet me dokumentet zyrtare.

Komunikata zyrtare e Presidencës së Serbisë, pas takimit të presidentit Aleksandar Vuçiq me ministrin e atëhershëm të Punëve të Jashtme, humbësin e gjithanshëm, Bujar Osmanin, dëshmon qartë se në mesin e temave të diskutuara ishte edhe “avancimi i pozitës së serbëve në Maqedoninë e Veriut”.

Ky dokument tregon edhe një të vërtetë tjetër: gjatë viteve në pushtet, BDI asnjëherë nuk e pati prioritet çështjen shqiptare.

Kjo është dëshmia që rrëzon të gjithë teatrin politik të BDI-së. Ata që sot bërtasin më së shumti për “botën serbe”, janë pikërisht ata që dje uleshin në tavolina ku diskutoheshin tema që nuk kishin të bënin me prioritetet e shqiptarëve, ndërsa sot përpiqen t’ua faturojnë të tjerëve.

BDI nuk mund t’i mbulojë mëkatet me konferenca për shtyp e me shpifje. Dokumentet nuk gënjejnë.

VLEN nuk merret me propagandë. Ne flasim me fakte. E faktet sot e demaskojnë BDI-në.

13/07/2026

Momente që sjellin përgjegjësi të reja.

Pak çaste para votimit të ministrave të rinj në Kuvend. Vazhdojmë të bashkuar, me energji të reja dhe me bindjen se ndryshimi dëshmohet me kuadro profesional, jo me fjalë boshe.

Në prani të Sekretarit të Përgjithshëm të VLEN-it, Bekim Sali, u zhvillua një takim  me strukturat lokale.Në një atmosfe...
13/07/2026

Në prani të Sekretarit të Përgjithshëm të VLEN-it, Bekim Sali, u zhvillua një takim me strukturat lokale.
Në një atmosferë të hapur dhe konstruktive, u diskutua për punën e deritanishme në Gostivar, sfidat konkrete me të cilat përballet qyteti dhe hapat që duhet të ndërmerren për të forcuar më tej organizimin dhe praninë tonë në terren. U theksua se Gostivari ka nevojë për angazhim të vazhdueshëm dhe bashkëpunim të ngushtë me qytetarët, në mënyrë që besimi i tyre të kthehet në rezultate konkrete.
VLEN në Gostivar mbetet e përkushtuar për të qenë pranë çdo qytetari, duke punuar çdo ditë për një të ardhme më të mirë për qytetin dhe vendin.

Address

Gostivar
1230

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when VLEN Gostivar posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share