Hospital "Dr.Ferid Murad" Gostivar

Hospital  "Dr.Ferid Murad" Gostivar Hospital

🇦🇱 Drejtori i Spitalit, Sub. Spec. Dr. Emri Bajrami, nga data 27.08.2026 deri më 31.08.2026, merr pjesë në ESC Congress ...
30/08/2026

🇦🇱 Drejtori i Spitalit, Sub. Spec. Dr. Emri Bajrami, nga data 27.08.2026 deri më 31.08.2026, merr pjesë në ESC Congress 2026, i cili mbahet në Mynih, Gjermani.

Ky është një nga kongreset më të rëndësishme ndërkombëtare në fushën e kardiologjisë, me pjesëmarrje të kardiologëve dhe ekspertëve të njohur nga mbarë bota.

Pjesëmarrja në këtë kongres paraqet një mundësi të rëndësishme për shkëmbimin e përvojave dhe njohurive profesionale, si dhe për njohjen me zhvillimet dhe metodat më të reja në fushën e kardiologjisë.

Me respekt
Spitali i Gostivarit

🇲🇰 Директорот на Болницата, Sub. Spec. Dr. Emri Bajrami, во периодот од 27.08.2026 до 31.08.2026 година, учествува на ESC Congress 2026, кој се одржува во Минхен, Германија.

Конгресот е еден од најзначајните меѓународни настани во областа на кардиологијата, со учество на кардиолози, здравствени професионалци и експерти од целиот свет.

Учеството на овој конгрес претставува значајна можност за размена на искуства и знаења, како и за следење на најновите достигнувања и современи трендови во областа на кардиологијата.

Со почит
Болница Гостивар

🇦🇱NJË SHEMBULL QË MERITON RESPEKT DHE VLERËSIM ‼️ Pas rikonstruimit të objektit të Sektorit për Financa dhe Kontabilitet...
21/08/2026

🇦🇱NJË SHEMBULL QË MERITON RESPEKT DHE VLERËSIM ‼️

Pas rikonstruimit të objektit të Sektorit për Financa dhe Kontabilitet, i cili është realizuar falë buxhetit të Spitalit, si dhe pas kontributit të shumë donatorëve, kompanive të ndryshme dhe personave fizikë, këtë herë një kontribut të veçantë kanë dhënë edhe vetë punonjësit e këtij sektori.

Nga të ardhurat e tyre personale, punonjësit kanë siguruar dhe paguar karriget për vendet e tyre të punës në zyra, duke kontribuar drejtpërdrejt në përmirësimin e kushteve dhe ambientit të punës.

Ky veprim dëshmon përkushtimin, përgjegjësinë dhe kujdesin e punonjësve ndaj institucionit dhe vendit të tyre të punës. Vlen të theksohet se punonjësit e këtij sektori edhe në vazhdimësi kanë kontribuar në mënyra të ndryshme për përmirësimin e kushteve të punës, mirëmbajtjen e hapësirave dhe ruajtjen e pastërtisë, me synimin që ambienti ku punojnë çdo ditë të jetë sa më i rregullt, i pastër, komod dhe i përshtatshëm.

Drejtori i Spitalit, Sub.Spec.Emri Bajrami, falënderon dhe përshëndet këtë iniciativë të punonjësve të Sektorit për Financa dhe Kontabilitet, duke vlerësuar lart përkushtimin e tyre të vazhdueshëm për krijimin dhe mirëmbajtjen e një ambienti pune sa më të këndshëm dhe dinjitoz.

Një gjest i tillë meriton respekt, vlerësim dhe mirënjohje, pasi tregon se kujdesi për vendin e punës dhe institucionin shprehet jo vetëm me FJALË, por edhe me VEPRIME KONKRETE.

Me respekt
Drejtor - Sub.Spec.Emri Bajrami

🇲🇰ПРИМЕР ШТО ЗАСЛУЖУВА ПОЧИТ И ПРИЗНАНИЕ ‼️

По реконструкцијата на објектот на Секторот за финансии и сметководство, која е реализирана со средства од буџетот на Болницата, како и по придонесот на бројни донатори, различни компании и физички лица, овој пат свој придонес дадоа и самите вработени во овој сектор.

Од сопствени лични средства, вработените обезбедија и ги платија столовите за своите работни места во канцелариите, со што директно придонесоа за подобрување на условите и работната средина.

Овој чин ја покажува посветеноста, одговорноста и грижата на вработените кон институцијата и кон своето работно место. Вреди да се истакне дека вработените во овој сектор и во континуитет придонесуваат на различни начини за подобрување на условите за работа, одржување на просториите и одржување на чистотата, со цел просторот во кој секојдневно работат да биде што е можно поуреден, чист, удобен и пријатен.

Директорот на Болницата, Суб.Спец.Емри Бајрами, ја поздравува и високо ја вреднува оваа иницијатива на вработените во Секторот за финансии и сметководство, како и нивната континуирана посветеност за создавање и одржување на што попријатна и достоинствена работна средина.

Ваквиот гест заслужува почит, признание и благодарност, бидејќи покажува дека грижата за работното место и институцијата не се изразува само со ЗБОРОВИ, туку и со КОНКРЕТНИ ДЕЛА.

Со почит
Директор - Суб.Спец.Емри Бајрами

🇦🇱 8 (tetë) karroca donacion për pacientët me aftësi të kufizuara ‼️Që nga dita e parë e marrjes së mandatit si drejtor ...
18/08/2026

🇦🇱 8 (tetë) karroca donacion për pacientët me aftësi të kufizuara ‼️

Që nga dita e parë e marrjes së mandatit si drejtor i spitalit, prioritetet e mia kanë qenë investimet kapitale nga të hyrat vetanake të spitalit, si dhe organizimi dhe mbështetja e donacioneve nga kompani, biznese dhe individë vullnetmirë që shprehin dëshirën për të ndihmuar spitalin.

Kësaj radhe, donacioni i radhës vjen nga dy vëllezërit Bajram dhe Bejtulla Memedi, të cilët dhuruan 8 karroca për pacientët me aftësi të kufizuara dhe falemenderojme edhe Nasir Turs për transportin.

Më vjen mirë që, si rezultat i besimit që qytetarët dhe donatorët kanë në institucionin tonë, donacionet dita-ditës po shtohen. Krahas investimeve nga të hyrat vetanake, edhe përmes donacioneve të ndryshme po arrijmë të përmirësojmë dukshëm kushtet dhe shërbimet në disa pjesë të spitalit.

Këto kontribute janë një mbështetje e rëndësishme për pacientët tanë dhe një dëshmi se bashkëpunimi mes institucionit dhe komunitetit mund të sjellë ndryshime konkrete dhe të dobishme.

Vazhdojmë me përkushtim të punojmë për një spital më funksional, më të pajisur dhe me kushte sa më të mira për pacientët dhe stafin.

Me respekt
Drejtor - Sub.Spec. Emri Bajrami

🇲🇰 Донација од 8 (осум) инвалидски колички за пациенти со попреченост ‼️

Од првиот ден од преземањето на функцијата директор на болницата, мои приоритети се капиталните инвестиции од сопствените приходи на болницата, како и организирањето донации од компании, бизниси и хумани поединци кои сакаат да помогнат во подобрувањето на условите во нашата болница.

Овојпат, донацијата доаѓа од браќата Бајрам и Бејтула Мемеди, кои донираа 8 инвалидски колички за пациенти со попреченост и благодарение до Насир Турс за транспортот.

Ми претставува особено задоволство што довербата во нашата институција од ден на ден расте, а со тоа се зголемуваат и донациите. Со инвестициите од сопствените приходи и со поддршката од донаторите, постепено и значително ги подобруваме условите во различни делови од болницата.

Овие донации имаат големо значење за нашите пациенти и се пример дека со заеднички ангажман можеме да создадеме подобри услови и поквалитетна здравствена грижа.

Продолжуваме посветено да работиме на унапредување на болницата и создавање подобри услови за сите наши пациенти.

Со почит
Директор - Суб.Спец. Емри Бајрами

17/08/2026

Deklaratë e drejtorit të spitalit Sub.Spec.Emri Bajrami për TV 21.

🇦🇱Falënderim për donacionin-Vizion Gostivar ‼️Shprehim falënderimet tona të sinqerta për Vizion Gostivar për donacionin ...
17/08/2026

🇦🇱Falënderim për donacionin-Vizion Gostivar ‼️

Shprehim falënderimet tona të sinqerta për Vizion Gostivar për donacionin e dhuruar.

Në hapësirat përreth objektit për Financa dhe Kontabilitet u vendosën shporta për hedhjen e mbeturinave dhe për shuarjen e cigareve, duke kontribuar në përmirësimin e pastërtisë dhe rregullit në ambientet e spitalit tonë.

Ky donacion është një ndihmë e çmuar për krijimin e një mjedisi më të pastër, më të sigurt dhe më funksional për të gjithë.

Faleminderit Vizion Gostivar për mbështetjen dhe bashkëpunimin!

Me respekt
Drejtor - Sub.Spec.Emri Bajrami

🇲🇰 Благодарност за донацијата–Визион Гостивар ‼️

Изразуваме искрена благодарност до Визион Гостивар за донираната опрема.

Во просториите околу објектот за Финансии и сметководство беа поставени корпи за фрлање отпадоци и за гасење на цигари, со што се придонесува за подобрување на чистотата и редот во просториите на нашата болница.

Оваа донација претставува значајна помош за создавање на почиста, побезбедна и пофункционална средина за сите.

Благодариме на Визион Гостивар за поддршката и соработката.

Со почит
Директор - Суб.Спец.Емри Бајрами

🇦🇱 Në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Ferid Murad” Gostivar filluan punën dy (2) fizioterapeutë të diplomuar me kohë të pac...
31/07/2026

🇦🇱 Në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Ferid Murad” Gostivar filluan punën dy (2) fizioterapeutë të diplomuar me kohë të pacaktuar ‼️

Sot, në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Ferid Murad” Gostivar, filluan zyrtarisht punën dy fizioterapeutë të diplomuar, të pranuar në bazë të konkursit me me kohë të pacaktuar.

Me këtë rast, të sapopranuarit shprehën mirënjohjen dhe falënderimet e tyre për drejtorin e spitalit, Sub. Spec. Dr. Emri Bajrami, për angazhimin dhe përkushtimin e treguar që i gjithë procesi i konkursit të zhvillohej në mënyrë të rregullt, transparente dhe në përputhje me procedurat.

Nga ana e tij, drejtori Sub. Spec. Dr. Emri Bajrami ua dorëzoi vendimet e punësimit dhe u uroi mirëseardhje në kolektiv. Ai i inkurajoi që profesionin e tyre ta ushtrojnë me përgjegjësi, përkushtim dhe humanizëm, duke qenë gjithmonë në shërbim të pacientëve dhe duke kontribuar në rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore.

Ju uroj suksese në detyrën tuaj të re. Besoj se me punë të ndershme, profesionalizëm dhe përkushtim do të fitoni besimin e pacientëve dhe do të jeni një vlerë e shtuar për institucionin tonë. Pacienti duhet të jetë gjithmonë në qendër të kujdesit tonë, ndërsa puna në ekip dhe respekti ndaj etikës profesionale janë çelësi i suksesit, theksoi drejtori Dr.Emri Bajrami.

Me respekt
Spitali i Gostivarit
31.07.2026

🇲🇰 Во ЈЗУ Општа болница „Д-р Ферид Мурад“ – Гостивар започнаа со работа двајца дипломирани физиотерапевти на неопределено работно време ‼️

Денес, во ЈЗУ Општа болница „Д-р Ферид Мурад“ – Гостивар, официјално започнаа со работа двајца дипломирани физиотерапевти, примени по спроведен конкурс на неопределено работно време.

По тој повод, нововработените упатија искрена благодарност до директорот на болницата, Суб.Спец.Др. Емри Бајрами, за неговата заложба и ангажман конкурсната постапка да биде реализирана законски, транспарентно и професионално.

Директорот, Супспец. д-р Емри Бајрами, им ги врачи решенијата за вработување, им посака успешно започнување со работата и ги охрабри своите должности да ги извршуваат совесно, професионално и со хуман однос кон пациентите.

Ви посакувам многу успех во вашата работа. Бидете одговорни, посветени и секогаш во служба на пациентите. Вашата стручност, професионалност и човечност се од големо значење за квалитетот на здравствените услуги што ги обезбедуваме. Верувам дека со заеднички труд ќе придонесеме за уште подобра здравствена грижа за нашите пациенти, истакна директорот Др.Емри Бајрами.

Со почит
Општа болница Гостивар
31.07.2026

🇦🇱 Mirënjohje dhe Falënderim‼️Drejtori i Spitalit, Sub.Spec. Dr. Emri Bajrami, shpreh falënderimin dhe mirënjohjen e tij...
30/07/2026

🇦🇱 Mirënjohje dhe Falënderim‼️

Drejtori i Spitalit, Sub.Spec. Dr. Emri Bajrami, shpreh falënderimin dhe mirënjohjen e tij të sinqertë për Kryetarin e Sindikatës së Pavarur të Gostivarit, z. Xhevat Salija, për donacionin e ujit të pijshëm, të dedikuar për të gjithë të punësuarit e Spitalit të Gostivarit.

Ky gjest fisnik është një dëshmi e respektit, solidaritetit dhe kujdesit ndaj personelit shëndetësor, i cili çdo ditë punon me përkushtim për shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve.

Me respekt
Spitali i Gostivarit

🇲🇰 Благодарност и признание ‼️

Директорот на Болницата, Супспец. д-р Емри Бајрами, изразува искрена благодарност и признание до претседателот на Независниот синдикат на Гостивар, г. Џеват Салија, за донацијата на вода за пиење, наменета за сите вработени во Општата болница Гостивар.

Овој благороден гест претставува доказ за почитта, солидарноста и грижата кон здравствените работници, кои секојдневно со голема посветеност се грижат за здравјето и благосостојбата на граѓаните.

Со почит,
Општа болница Гостивар

🌿 Mbi 30 pisha dhe drunj dekorativë u mbollën në hapësirat e jashtme përreth Sektorit për Financa dhe Kontabilitet ‼️ Nj...
29/07/2026

🌿 Mbi 30 pisha dhe drunj dekorativë u mbollën në hapësirat e jashtme përreth Sektorit për Financa dhe Kontabilitet ‼️
Një shembull i përkushtimit dhe bashkëpunimit.

Falë mbështetjes së donatorëve me vullnet të mirë, angazhimit të personelit teknik dhe përkushtimit të të gjithë të punësuarve në Sektorin për Financa dhe Kontabilitet, hapësirat e jashtme përreth këtij sektori në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Ferid Murad” Gostivar vazhdojnë të mirëmbahen dhe të pasurohen, duke krijuar një ambient më të gjelbër, më të bukur dhe më të këndshëm për pacientët, vizitorët dhe stafin.

Drejtori i spitalit, Sub. Spec. Dr. Emri Bajrami, vizitoi këto hapësira dhe shprehu mirënjohjen e tij për donatorët me vullnet të mirë, si dhe një falënderim të veçantë për të gjithë të punësuarit në Sektorin për Financa dhe Kontabilitet, të cilët me iniciativën, përkushtimin dhe punën e tyre të vazhdueshme organizojnë aktivitete të ndryshme dhe kujdesen për mirëmbajtjen dhe zbukurimin e objektit dhe hapësirave ku punojnë.

Kësaj radhe u siguruan vazo dekorative dhe u mbollën mbi 30 pisha dhe drunj dekorativë, duke kontribuar në krijimin e një mjedisi më të shëndetshëm dhe më mikpritës për të gjithë.

Ky është një shembull i përgjegjësisë, bashkëpunimit dhe përkushtimit ndaj institucionit, i cili meriton vlerësim dhe shërben si frymëzim për të gjithë.

Me respekt,
Spitali i Përgjithshëm “Dr. Ferid Murad” Gostivar

🌿 Над 30 борови и украсни дрвја се засадија во надворешните простории околу Секторот за финансии и сметководство‼️
Уште еден пример за посветеност и соработка.

Благодарение на поддршката од донаторите со добра волја, ангажманот на техничкиот персонал и посветеноста на сите вработени во Секторот за финансии и сметководство, надворешниот простор околу овој сектор во ЈЗУ Општа болница „Д-р Ферид Мурад“ Гостивар продолжува да се одржува и уредува, создавајќи позелена, поубава и попријатна средина за пациентите, посетителите и вработените.

Директорот на болницата, Суб.Спец.Др. Емри Бајрами, ги посети овие простории и изрази благодарност до донаторите со добра волја, како и посебна благодарност до сите вработени во Секторот за финансии и сметководство, кои со својата иницијатива, посветеност и континуирана работа организираат различни активности и се грижат за одржувањето и уредувањето на објектот и просторот каде што работат.

Овој пат беа обезбедени декоративни саксии и беа засадени повеќе од 30 борови и украсни дрвја, со што дополнително се придонесува кон создавање поздрава и попријатна околина за сите.

Ова е пример за одговорност, соработка и посветеност кон институцијата, кој заслужува признание и може да послужи како поттик за сите.

Со почит,
ЈЗУ Општа болница „Д-р Ферид Мурад“ Гостивар

🇦🇱 Në emër të Drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Ferid Murad” – Gostivar, Sub.Spec.Dr. Emri Bajrami, si dhe në e...
26/07/2026

🇦🇱 Në emër të Drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Ferid Murad” – Gostivar, Sub.Spec.Dr. Emri Bajrami, si dhe në emër të gjithë stafit të spitalit, shprehim mirënjohjen dhe falënderimin tonë të sinqertë për donacionin e ujit të dhuruar për nevojat e spitalit tonë.

Mirënjohje të veçantë shprehim për:
-Dr. Erzen Elezi, Drejtor i Spitalit Klinik të Tetovës;
-Bujar Akiki dhe Zgjim Shaini, Këshilltarë në Komunën e Tetovës;
-Beniza Ganiu, Zëvendësdrejtor i Shërbimit për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Një falënderim të veçantë i dedikojmë Drejtorit të Spitalit Klinik të Tetovës, Dr.Erzen Elezi, i cili që nga dita e parë e epidemisë ka qenë pranë Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Ferid Murad” – Gostivar, duke na mbështetur dhe ndihmuar në çdo aspekt, me përkushtim, profesionalizëm dhe frymë të lartë bashkëpunimi. Mbështetja e tij e vazhdueshme ka qenë me vlerë të jashtëzakonshme për institucionin tonë dhe për përballimin e sfidave në shërbim të pacientëve.

Ky donacion, ashtu si edhe mbështetja e vazhdueshme që kemi marrë, është një dëshmi e solidaritetit, humanizmit dhe bashkëpunimit institucional. Kontributi juaj vlerësohet lart nga i gjithë kolektivi ynë dhe përbën një motivim për të vazhduar misionin tonë në shërbim të qytetarëve.

Ju falënderojmë për besimin, mbështetjen dhe gatishmërinë tuaj të vazhdueshme për të qenë pranë Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Ferid Murad” – Gostivar. Ju urojmë shëndet, suksese dhe mbarësi në detyrat tuaja.

Me respekt
Spitali i Gostivarit
26.07.2026

🇲🇰 Во име на директорот на Општата болница „Д-р Ферид Мурад“ – Гостивар, Суб.Спец.Др. Емри Бајрами, како и во име на целиот персонал на болницата, ја изразуваме нашата искрена благодарност за донацијата на вода, наменета за потребите на нашата болница.
Посебна благодарност упатуваме до:

-Др. Ерзен Елези, директор на Клиничката болница Тетово;
-Бујар Акики и Згјим Шаини, советници во Општина Тетово;
-Бениза Ганиу, заменик-директор на Службата за општи и заеднички работи на Владата на Република Северна Македонија.

Посебна благодарност упатуваме до директорот на Клиничката болница Тетово, Др. Ерзен Елези, кој уште од првиот ден на епидемијата е покрај Општата болница „Д-р Ферид Мурад“ – Гостивар, пружајќи несебична поддршка и помош во секој аспект. Неговата континуирана поддршка, професионалност и посветеност беа од исклучително значење за нашата установа и за успешно справување со предизвиците во интерес на пациентите.

Оваа донација, како и континуираната поддршка што ја добиваме, претставува доказ за солидарност, хуманост и институционална соработка. Вашиот придонес е високо ценет од целиот наш колектив и претставува дополнителен поттик за понатамошно посветено работење во служба на граѓаните.

Ви благодариме за довербата, поддршката и подготвеноста секогаш да бидете покрај Општата болница „Д-р Ферид Мурад“ – Гостивар. Ви посакуваме добро здравје, успех и понатамошни достигнувања во вашата работа.

Со почит
Општа болница Гостивар
26.07.2026

🇦🇱FalënderimSpitali i Përgjithshëm “Dr. Ferid Murad” – Gostivar shpreh mirënjohjen dhe falënderimin e sinqertë për Stopa...
25/07/2026

🇦🇱Falënderim

Spitali i Përgjithshëm “Dr. Ferid Murad” – Gostivar shpreh mirënjohjen dhe falënderimin e sinqertë për Stopanska Banka, si dhe për kompanitë “Tempo 99” – Shkup dhe “Zekri Komerc” Gostivar, për donacionin e dhuruar dhe bashkëpunimin e tyre në këto momente sfiduese.

Ky gjest human dhe solidar përfaqëson një mbështetje të rëndësishme për institucionin tonë dhe dëshmon përgjegjësinë e tyre shoqërore.

Faleminderit për mbështetjen, besimin dhe solidaritetin tuaj. Kontributi juaj është shumë i vlerësuar nga pacientët dhe stafi i spitalit tonë.

Me respekt,

Drejtor
Dr. Emri Bajrami
25.07.2026

🇲🇰Благодарница

ЈЗУ Општа болница „Д-р Ферид Мурад“ – Гостивар изразува искрена благодарност до Стопанска Банка, како и до компаниите „Темпо 99“ – Скопје и „Зекри Комерц“, за донацијата и соработката во овие предизвикувачки моменти.

Овој хуман и солидарен гест претставува значајна поддршка за нашата установа и е доказ за нивната општествена одговорност.

Ви благодариме за поддршката, довербата и солидарноста. Вашиот придонес е високо ценет од пациентите и вработените во нашата болница.

Со почит,

Директор
Д-р Емри Бајрами

Address

Major Cede Filipovski 29
Gostivar
1230

Telephone

042212800

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Hospital "Dr.Ferid Murad" Gostivar posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share