17/10/2025
Të nderuar bashkëqytetarë,
Të dashur aktivistë e përkrahës të Besëlidhjes Aleanca Kombëtare për Integrim
Si i bartës i listës së Aleancës Kombëtare për Integrim në Gostivar, ndihem krenar për çdo hap të kësaj rruge.
Fushata për zgjedhjet lokale ka përfunduar — javë të mbushura me energji, përkushtim dhe besim në një kauzë më të madhe se çdo individ: kauzën e unitetit dhe dinjitetit të shqiptarëve.
Falënderimi im më i thellë shkon për secilin që qëndroi pranë Aleancës Kombëtare për Integrim dhe koalicionit tonë gjatë gjithë kësaj periudhe.
Një falënderim i veçantë për shefat e shtabeve lokale zgjedhore në çdo lagje e çdo fshat — ju ish*t shtylla kurrizore e kësaj fushate.
Për aktivistët tanë të palodhur, që trokitën në çdo derë, shpërndanë mesazhin tonë dhe mbajtën gjallë frymën e fitores, them me krenari:
👉 Ju jeni heronjtë e vërtetë të kësaj beteje.
Mirënjohje të veçantë për Forumin e Gruas dhe Forumin Rinor, që ishin forca, zemra dhe disiplina që i dhanë shpirt kësaj fushate.
Këto zgjedhje nuk janë thjesht një garë votash.
Ato janë një referendum për të ardhmen tonë.
Këtë herë, uniteti triumfoi mbi përçarjen, shpresa mbi dëshpërimin dhe guximi mbi frikën.
Suksesi i madh i Aleancës Kombëtare për Integrim dhe i kandidatit tonë për kryetar komune, Valbon Limani, është fitore e të gjithë shqiptarëve që besojnë në drejtësi, barazi dhe përparim.
Nesër fillon heshtja zgjedhore — moment reflektimi për gjithçka që kemi arritur dhe gjithçka që na pret përpara.
Le ta kalojmë këtë ditë me krenari, qetësi dhe besim.
Ne kemi dhënë maksimumin tonë.
Tani është radha e qytetarëve që me vullnet të lirë të vulosin fitoren e madhe të Aleancës Kombëtare për Integrim, të Valbon Limanit, të listës sonë fituese dhe të të gjithë shqiptarëve.
Të dielën, historia shkruhet me zemër, me votë dhe me unitet.
Të qëndrojmë krenarë, të bashkuar për Gostivarin dhe të bindur se fitorja e AKI-së është fitorja e shpresës, e së ardhmes dhe e dinjitetit tonë kombëtar, ku çdo shqiptar ecën me kokën lart.
Faleminderit nga zemra për çdo hap, çdo orë e çdo kontribut që e bëri këtë rrugëtim të paharrueshëm.
Me Gostivarin n’❤️
Voto numrin 4.