Kumanova Sot

Kumanova Sot Kumanova qytet i lindjes së Heroit Legjendar, Ismet Jashari - Komandant “Kumanova”!

Kumanova është qytet me 9 shkolla fillore, 7 shkolla të mesme , 1 shkolla të lartë Euro Kolegj, Universitetin e Tetovës USHT - Fakulteti Administratë Biznesi dhe Disperzim Gjuhë Angleze dhe Informatikë, Univerziteti Shën Kirill dhe Metodi - Disperzim Ndërtimtari.

03/09/2026

Lita: Vullnet Starova sulmonte Kosovën nga Koçani

KUMANOVA KËRKON SIMBOLIN E SAJ PËR 2026! Komuna hap konkursin për suvenirin që do ta përfaqësojë qytetinKomuna e Kumanov...
03/09/2026

KUMANOVA KËRKON SIMBOLIN E SAJ PËR 2026! Komuna hap konkursin për suvenirin që do ta përfaqësojë qytetin

Komuna e Kumanovës ka shpallur konkurs për përzgjedhjen e “Suvenirit të Komunës së Kumanovës për vitin 2026”, duke ftuar persona fizikë dhe juridikë të paraqesin ide për një produkt autentik që do të simbolizojë qytetin.

Sipas njoftimit, suveniri i përzgjedhur duhet të pasqyrojë veçoritë karakteristike të Kumanovës, traditën, si dhe trashëgiminë e saj kulturore dhe historike.

Ideja është që përmes këtij konkursi të promovohen kreativiteti, punimet artizanale dhe produktet autentike, por njëkohësisht të krijohet një suvenir që mund të përdoret edhe si mjet për promovimin turistik të qytetit.

Konkursi synon të kontribuojë në rritjen e identitetit dhe promovimit të Kumanovës, duke krijuar një produkt që do të jetë lehtësisht i dallueshëm dhe i lidhur me qytetin.

Sipas kushteve të konkursit, suveniri duhet të përmbajë elemente karakteristike të Kumanovës dhe të paraqesë traditën, trashëgiminë kulturore-historike, pasuritë shpirtërore, materiale dhe natyrore të qytetit.

Një nga kërkesat kryesore është që ideja e propozuar të jetë e përshtatshme edhe për prodhim në seri, në mënyrë që suveniri të mund të prodhohet në sasi më të mëdha dhe të përdoret për promovimin e Kumanovës.

Në këtë mënyrë, Komuna synon që një produkt autentik i krijuar nga ideja dhe kreativiteti i qytetarëve apo subjekteve të interesuara të shndërrohet në një simbol promovues të qytetit gjatë vitit 2026.

03/09/2026

Kush e përbënte “drejtorinë e dhunshme” të shkollës “Liria”?

03/09/2026

VIDEOJA QË PO BËN XHIRON E RRJETIT! PËRPLASJE E FORTË MES JOZIT DHE EDIT

Publikohet videoja e debatit mes Joz Markut dhe Edit – pamjet po qarkullojnë me shpejtësi në rrjetet sociale!
Një video e publikuar në rrjetet sociale ka marrë përhapje të madhe, teksa pretendohet se në pamje shfaqet Joz Marku, së bashku me disa persona të tjerë, në një përplasje me Edin.

Situata duket e tensionuar, ndërsa në video dëgjohet Jozi duke i kërkuar llogari Edit.

Pamjet kanë nxitur reagime të shumta në rrjet, ndërsa mbetet për t’u sqaruar çfarë ka ndodhur para dhe pas momentit të filmuar.

03/09/2026

Cilët ishin arsimtarët e diferencuar në Shkollën Fillore “Liria”?

03/09/2026

Tahiri: Nuk ia “varnin”Rezolutës së natalitetit!

Edhe një “Kosovë” në Kroaci!Në qytetin turistik të Opatijes në Kroaci, gjendet një zonë që mban emrin "Naselje Kosovo", ...
03/09/2026

Edhe një “Kosovë” në Kroaci!

Në qytetin turistik të Opatijes në Kroaci, gjendet një zonë që mban emrin "Naselje Kosovo", që ne shqip do të thotë “Lagjja Kosovë".
Tabela që orienton drejt kesaj lagjeje eshte fotografuar nga gazetari Enver Robelli, i cili shkruan: "Edhe një Kosove tjetër në Opatij të Kroacisë..."

02/09/2026

Regjimi komunisit tentonte me rezolutë të ul numrin e shqiptarëve

02/09/2026

Lita: Arsimtarët shqiptarë dënoheshin vetëm pse nuk vendosnin prapashtesat “ski” dhe “ov”

02/09/2026

Kush ishin anëtarët shqiptarë të grupit që “masakruan” librat shqip?

Address

Kumanovo
Kumanovë
1300

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Kumanova Sot posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Kumanova Sot:

Shortcuts

Share