14/03/2024
Një Mesele rreth Agjërimit!
Kush vdes dhe i kanë ngelë kaza ditë pa agjëruara nga Ramazani, nëse ka lënë testament për to, atëherë kujdestari i tij, në mënyrë obligative, në emër të tij do të shpërndajë ushqim. Ushqimi i shpërndarë do të jetë nga një e treta e pasurisë së tij, për ndryshe aq sa mund të shpërndahet me një të tretën. Sasia e ushqimit që do të shpërndahet prej një të tretës së pasurisë së tij është për çdo ditë një të varfëri t’i jepet gjysmë Sa’i me grurë, ose një Sa’ me hurma ose një sa’ me elb. Kjo fidje jepet, sepse ai në fund të jetës së tij nuk pati mundësi të agjërojë ditët e ngelura pa agjëruar dhe trajtohet si një plak i moshuar. Sipas nesh testamenti është i detyruar, sepse nëse ka vdekur dhe nuk ka lënë testament për ndarjen e ushqimit, trashëgimtarët e tij nuk detyrohen me një gjë të tillë, e nëse ata e bëjnë në mënyrë vullnetare pa testament, lejohet. Mbi këtë parim vlerësohet edhe zekati. “Hidaje”.
El-lubab fi sherhil kitab - Abdulganij El Midani
Nga arab. J. Zimeri.